
Fëmijët nuk konsumojnë mjaftueshëm lëngje, ndërsa nënat kujdesin e treguar në ushqyerjen e fëmijës nuk e tregojnë në konsumimin e lëngjeve.
Duke ngrënë tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do të dobësoheni më lehtë.
Femrat gjatë periudhës së shtatzënisë fokusohen gjithnjë mbi fëmijën. Megjithëse të gjitha kandidatet për nëna duhet të investojnë pak për veten e tyre dhe ndjesinë e brendshme të nënës.
Prindërit e rinj mendojnë se duke marrë një rrethor, fëmija i tyre do të ecë më shpejt. Fëmija ndihet i lirë dhe i lumtur kur është në rrethor.
Kanceri, i njohur si sëmundja e shekullit, konstatohet se rrezikon seriozisht mënyrën e jetës dhe martesën e çifteve.
Krahasimi me fëmijët e tjerë hap plagë shumë të thella në botën shpirtërore të fëmijës, dhe mund t’i paraprijë shfaqjes së komplekseve të mëdha.
Me anë të një studimi të realizuar, për herë të parë shkencëtarët e Zelandës së Re pohuan se foshnjat e porsalindura mbrohen me ndihmën e puthjes së nënës. Në studim u zbulua se bakteri i mirë K12 i cili del nga goja e nënës shërben në forcimin e imunitetit të foshnjave përballë dhimbjes së fytit dhe infeksionit të veshit.
Shumë nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme filluan pushimet verore. Pas një sezoni të vështirë dhe të ngarkuar mësimor nxënësit do të mund të zbaviten e pushojnë për tre muaj me radhë.
Shpeshherë, prindërit përdorin metodat e frikësimit ndaj fëmijëve të vegjël për të arritur te qëllimet e tyre. Në rastet kur fëmija nuk fle, nuk ha, apo nuk i bindet prindërve, të rriturit menjëherë “strehohen” tek shprehjet e famshme të frikësimit për të sjellë në vend disiplinën.
Përrallat i ndihmojnë fëmijët të jenë më të suksesshëm qoftë edhe në kohët kur ndihen të mërzitur apo pesimistë. Ato nxjerrin në pah heroin që gjendet brenda tyre. Imagjinata nuk mundëson vetëm zbavitjen, pjesëzat fantastike pasurojnë botën e tyre imagjinare dhe i përgatisin për jetën.
Rritja e fëmijëve në një ambient të ngrohtë, plot dashuri dhe një edukim cilësor ndikon pozitivisht në zgjuarsinë e tij. Është shumë e dobishme që nëna të kalojë një shtatzëni të shëndetshme, të kujdeset për fëmijën, të lexojë libra bashkë me të. Përveç kësaj nuk duhen nënvlerësuar edhe aktivitetet sportive të cilat ndihmojnë në zhvillimin e trurit.
Fëmijët e grave të cilat kanë pirë duhan gjatë kohës së shtatzënisë janë të rrezikuar më shumë nga obeziteti në moshat 12-18 vjeç.
Të folurit e vonuar mund të përkufizohet si mosarritje e aftësive folëse të ngjashme me bashkëmoshatarët e tjerë nga ana e fëmijës. Nëse një fëmijë nuk arrin të flasë në përputhje me moshën që ka atëherë mund të ketë “probleme të folurit” ose “vonesë në zhvillimin gjuhësor”.
Studiuesit zviceranë zbuluan se një lloj substance e gjendur në qumështin e nënës ka aftësi të eliminojë qelizat kanceroze.
Dhuna, krimi dhe përdhunimi hapin në botën shpirtërore të fëmijës plagë të cilat vështirë mbyllen. Fëmija i cili përballet me pamje të tilla nga të afërmit fillon të përdorë dhunën në mënyrë të pavetëdijshme. Ndërsa specialistët theksojnë se nuk ekziston asnjë ndryshim mes përjetimit të dhunës dhe shikimit të saj nga të tjerët.