Boterori
          anketa
• Mendoni se negociatat e reja maxhorance-opozite do t´i japin fund krizes?
 PO
 JO
 Ndoshta
 Se di
Rezultate ] 
          futboll
fshf
Europe League
england
Itali
Spanje
Gjermani
chleague

 
"të përgatit për jetën"!
 
        Partnerë


Kristçurç – Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, thotë se tërmeti i së shtunës ka dëmtuar pothuajse dy të tretat e 160 mijë shtëpive që ndodhen në qytetin Kristçurç.
Jerusalem - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman theksoi sot se do të pengojë çdo zgjatje të ndërprerjes së pjesshme të kolonizimit në Cisjordaninë e pushtuar. Afati i ndërprerjes aktuale përfundon më 26 shtator.
Romë – Kryetari i Bashkisë së Pollicasnës në afërsi të Salernos u vra mbrëmjen e djeshme me armë zjarri. Angelo Vassallo, 57 vjeç, u sulmua me breshëri plumbash teksa ndodhej në makinën e tij.
Moskë - Izraeli, i cili përpiqet të pengojë Rusinë ti shesë armë vendeve të Lindjes së Mesme si Irani dhe Siria, nënshkroi një marrëveshje me Moskën për thellim të bashkëpunimit ushtarak.
Kajro - Një avion i kompanisë ajrore ´´Egypt Air´´, i nisur nga Aleksandria për në Dubai, kreu ulje emergjente në aeroportin e Kajros.
Londër – Pas përfundimit pa sukses të bisedimeve mes sindikatave të punëtorëve dhe kontrolluesit të metrove, Transport për Londrën (TFL), punonjësit e metrove hynë sot në mëngjes në grevë. Greva do të zgjasë 24 orë.
Paris – Punëtorët dhe nëpunësit civilë francezë nesër do të zhvillojnë një grevë të përgjithshme një ditore, në shenjë proteste ndaj reformës së pensioneve.
Doha - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhat, deklaroi sot nga Katari se çdo sulm kundër Iranit do të çojë në çrrënjosjen e entitetit sionist në Lindjen e Mesme.
Jerusalem – Zëdhënësi i Presidentit të Autoritetit palestinez raportohet se ka kritikuar Presidentin iranian, Mahmud Ahmadinexhat, për deklaratën e tij ku thotë se “bisedimet izraelito-palestineze kanë vdekur ende pa lindur”.
Guatemala Siti - Autoritetet vendase raportojnë se të paktën 38 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura. Viktimat po përpiqeshin të nxirrnin nga dheu një autobus, kur një tjetër masiv dheu i mbuloi të gjithë.
Kinshasa - Dhjetëra persona kanë humbur jetën në Republikën Demokratike të Kongos pas mbytjes së dy anijeve në dy incidente të ndara.
Jerusalem – Negociatorët izraelitë dhe palestinezë kanë rënë dakord që raundin e ardhshëm të bisedimeve për paqe ta mbajnë në Jerusalem.
Madrid – Qeveria spanjolle dhe qeveria rajonale në territoret baske e cilësuan si të “pamjaftueshme” deklaratën e ETA-s për armëpushim. Ata kërkuan që ETA t’i japë fund përfundimisht veprimeve të dhunshme dhe akteve terroriste.
Berlin - Koalicioni qeverisës ka rënë dakord për një zgjatje të afatit kohor për një mesatare prej 12 vjetësh për centralet atomike gjermane.


   Fillimi | << |  1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21  | >> | Fundi   
E Henë, 06 Shtator 2010
  
analistët
moti
Tiranë
 
Shkodër
 
Vlorë
 
Prishtinë
 
Shkup
 
 këmbimi valutor
€ EUR
137.1
  0.8
$ USD
108.1
  1.4
£ GBP
166.7
  0.9
nga Banka e Shqipërisë 
06/09/2010   
[ Stafi | Homepage | Kontakt | Politika e Botimit ]   [ Powered by: Orihost.com ]

Copyright 2009 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.