facebook
twitter
rss
E Mërkurë,   26 Nëntor 2014
Rama nderon sopranon Ermonela Jaho
2014.04.05 - 12:04   
 
Në një ceremoni të veçantë në ambientet e Kryeministrisë, është nderuar me medaljen ekskluzive, sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho.  

Në ceremoni ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, si dhe personalitete të njohura të artit dhe kulturës.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria është me fat që ka një ambasadore të tillë, të cilën do ta kishte zili çdo vend i botës. “Ambasadore që na bën krenarë dhe na jep besim dhe kurajo, për të bërë të pamundurën që edhe zëri i Shqipërisë të tingëllojë bukur në Europë”.

Në fjalën e mbajtur, ministrja e kulturës e falënderoi sopranon për kontributin e saj në artin shqiptar. “Kam një përulje të thellë për artistët që bëjnë art në këtë vend edhe pse ky vend nuk u jep atyre atë që ata meritojnë. Për një kulturë të re të artit larg banalitetit, asnjë drejtues i vetëm apo artist nuk mund ta mbajë gjallë suksesin nëse nuk ndryshon kjo frymë pozitiviste. Skenën shqiptare ti e ke fituar kur e ke fituar në skena të mëdha, ku vetëm talenti dhe puna të japin armën më ë fortë në skenë”.

Në fjalën përshëndetëse vet Ermonela u shpreh: “Është një surprizë që nuk gjej fjalët për të përshkruar, dua vetëm të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, zotin kryeministër. Ndihem shumë e nderuar. Nuk ka emocion më të madh dhe kënaqësi kur ndihesh e rrethuar me dashuri dhe vlerësim. Mendoj se vlerësimi për njëri-tjetrin është çelësi i suksesit. Këtë gjë e kam provuar me ardhjen time këtu. Gjithmonë kemi menduar, që e kemi të vështirë të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin ne shqiptarët, por në momentin që ne vëmë çelësin e zemrave, ne bëjmë mrekullira. Ky është hapi i parë i detyrës që një artist duhet të bëjë për vendin e tij”.

Ermonela Jaho është një ndër zërat më të mëdhenj të operistikës botërore. Ajo u rikthye pas 7 vitesh në skenën shqiptare, për interpretimin e operës “Madama Butterfly”.

/Start/E.SH/



     
  Komento kt Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Prmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojm t gjith lexuesit tan se komentet t cilat prmbajn fjalor ofendues, antikombtar, antifetar, prars NUK DO T PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Roma ndëshkohet në frymën e fundit
Çfarë i ndodhi pemës? (video)
‘Sony’ do të shkurtojë linjën e televizorëve dhe smartfonëve?
Fruti i parajsës
Trauma pas humbjes së prindit
Fuqia e ëndrrës
UEFA shpall 40 kandidatët për 11-shin e vitit
Ndodh edhe kështu, ndërton një `mal` mbi tarracën e pallatit
Blendi Fevziu: Ahmet Zogu nuk ishte tradhtar
Op / Ed
Lajmi i fundit
 Forum
Zgjidh lumturinë Të jetosh nuk do të thotë thjesht të marrësh frymë. Të jetosh do të thotë të mësosh, të zbavitesh, të prodhosh ide, të bëhesh i dobishëm, të zbulosh, të kërkosh strehim... »»
 Eseistikë
Rrëfimi dhe bota Kur themi “një e vërtetë për qenësinë”, nënkuptojmë atë lloj të vërtetë e cila ka të bëjë drejtpërdrejtë me çdo njeri, ose i drejtohet çdo njeriu, pavarësisht kohës dhe hapësirës nga e cila vjen, dhe »»
 Dossier
Fjalimi i Esat Pashë Toptanit në Parlamentin osman mbi kryengritjet shqiptare (I) Në dekadën e parë të shek. XX, Esat Pashë Toptani ishte një nga personalitetet më të njohura në elitën politike xhonturke. »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.