Çudi shqiptare, vajzat “dajak” djemve në futboll

Çudira të vërteta shqiptare ndodhin edhe në sport. Në fshtain turistik të Lukovës është organizuar një ndeshje miqësore midis skuadrës së Lukovës për djem dhe ekitit tashmë të afirmuar të femrave Tirana As.
Ky takim i veçantë ka përfunduar në barazim 6-6 por skuadra e vajzave të Tirana As ka dalë fituese vetëm nga pika e bardhë e penalltive.
Ndeshja ka zgjuar një interes të veçantë tek banonorët e zonës gjithashtu edhe të pushuesve të shumtë që kanë ndjekur nga afër takimin. Sfida ka marrë përmsa të një ndeshjeve të vërtetë futbolli ku nuk ka munguar edhe grinta sportive.
Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë vendasit e Lukovës që shënojnë që në minutën e 3-të. Ekipi vendas nuk do të ndalet me kaq pasi pjesëne parë do ta mbyllte në një fitore të thellë me rezultatin 5-1.
Në fraksionin e dytë të lojës ekipi i vajzave tregohet shumë i freskët fizikisht dhe demonstrojnë një forcë rezistence duke arritur të barazojnë rezultatin dhe të administrojnë lojën.
Ndeshja e rregullt përfundon në baarazim 6-6. Për të vendosur fituesen e këtij takimi janë dashur gjuajtjet nga pika e bardhë, ku ekipi i vajzave është treguar më i saktë dhe ka arritur të triumfojë në këtë ndeshje miqësore të rrallë dhe të veçantë.
2010-07-28 09:48