anketa
• Mendoni se negociatat e reja maxhorance-opozite do t´i japin fund krizes?
 PO
 JO
 Ndoshta
 Se di
Rezultate ] 
          futboll
fshf
Europe League
england
Itali
Spanje
Gjermani
chleague

 
"të përgatit për jetën"!
 
        Partnerë



Dështimi në botëror, e pëson kombëtarja koreanoveriore
“Çnderim publik” për kombëtaren e Koresë së Veriut, pas paraqitjes së dobët në kampionatin botëror e sidomos pas humbjes 7-0 kundër Portugalisë në grup.
“Paaftësi në ndjekjen e udhëzimeve të ‘udhëheqësit të dashur’ Kim Jong-il”, shkruan sot e përditshmja koreanojugore Chosun Ilbo. Sipas gazetës, trajneri Kim Jong-hun u “përjashtua nga Partia Komuniste dhe u dërgua të punojë në një kantier ndërtimi në Poyongyang”.

Gjithashtu, e gjithë skuadra u detyrua të qëndrojë në këmbë gjithë ditën në datën 2 korrik, në shkallët e Pallatit të Kulturës Popullore. Kjo ndodhi vetëm tre ditë pas kthimit nga Afrika e Jugut dhe po ashtu kombëtarja iu nënshtrua një kritike të ashpër ideologjike prej gjashtë orësh.

Të vetmit që i shpëtuan procesit ishin dy futbollistët lindur dhe banues në Japoni, An Yong-hak dhe Jong Tae-se. Ky i fundit u përlot në momentin e ekzekutimit të himnit kombëtar para ndeshjes me Brazilin. Rreth 400 funksionarë, mes të cilëve ministri i Partisë së Punëtorëve dhe ministri i Sportit, Park Myong-chol, sportistë të tjerë si dhe studentë morën pjesë në kritikën publike.

Ndërkohë, komentatorit sportiv të televizionit publik iu besua detyra e leximit një për një të gabimeve të secilit prej lojtarëve. Sipas radios Azia e Lirë, në fund lojtarët kritikuan trajnerin.



                                                                                             2010-07-29 17:25
   
      Vendos në Facebook ]


Postuar më: 2010-07-30 23:22
Ky eshte komunizmi... por ka nga ata qe e duan akoma pale. turp...
ss, pg
Postuar më: 2010-07-30 17:18
Shfaqjet e ulta te nje sistem te skaduar, dhe vazhdimi i veprave nga nje i semuri psiqik qe mban peng miliona vete.
Ermal,



         Komento këtë Lajm!
Emri*  
Qyteti  
Përmbajtja
e komentit*
 
Kodi*
    »»
 


 
Sqarim: Njoftojmė tė gjithė lexuesit tanė se komentet tė cilat
pėrmbajnė fjalor ofendues, antikombėtar, antifetar, pėrēarės
NUK DO TĖ PUBLIKOHEN!!!
[ktheu mbrapa] 





 
E Enjte, 09 Shtator 2010
  
analistët
moti
Tiranë
 
Shkodër
 
Vlorë
 
Prishtinë
 
Shkup
 
 këmbimi valutor
€ EUR
137.1
  0.8
$ USD
108.1
  1.4
£ GBP
166.7
  0.9
nga Banka e Shqipërisë 
09/09/2010   
[ Stafi | Homepage | Kontakt | Politika e Botimit ]   [ Powered by: Orihost.com ]

Copyright 2009 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.