Pasanikët e sportit, Federer i pari

Revista amerikane Sports Illustrated ka publikuar një listë me 20 sportistët jo-amerikanë që kanë fituar më tepër para në periudhën korrik 2009-qershor 2010.
Sipas revistës, tenisti zviceran Roxher Federer ka fituar më shumë nga të gjithë, afro 62 milionë dollarë. Pas tij vjen Leo Mesi me 44 milionë. Vendin e tretë e mban Dejvid Bekam (40,5 milionë), duke lënë pas Kristiano Ronaldon. Në xhepat e portugezit madrilen kanë shkuar 40 milionë dollarë. Valentino Rosi renditet i shtati (35 milionë), e më pas Nadal i nënti (27,5), Hamilton i dhjeti (26,7), duke vijuar me Kaka, Henri, Raikonen, Baton, Ronaldinjo, Alonso, Tevez dhe Sharapova.
Kurse listën e 50 sportistëve amerikanë që kanë përfituar më shumë të ardhura e kryeson golfisti Tajger Uds me 90,5 milionë dollarë gjithsej, 20,5 prej të cilave nga çmimet që lidhen me golfin dhe 70 nga sponsorët. LeBron Xhejms (i pari nga basketbollistët) mban vendin e katërt me 45,7 milionë dollarë (15,7+30 nga sponsorët), i gjashti Shakill ONill me 36 (21+15). Menjëherë pas tij vjen ish-shoku i skuadrës te Lejkërsat, Kobe Brajant. Ky i fundit ka fituar 33 milionë dollarë (23+10).
2010-07-29 16:45