Real-Kedira, firma çështje orësh

Është arritur marrëveshja dhe tashmë transferimi i mesfushorit gjerman, Sami Kedira te Reali i Madridit, është vetëm çështje orësh.
Kemi arritur marrëveshjen me Realin e Madridit, ka deklaruar agjenti i lojtarit, Joerg Neubauer, për agjencinë gjermane Dpa, duke konfirmuar zërat gjithnjë e më të shumtë që kanë qarkulluar në mediat spanjolle dhe ato gjermane gjatë ditëve të fundit.
Kur klubi më i madh në botë, i drejtuar nga trajneri më i mirë të kërkon, duhet të mendosh seriozisht, shtoi agjenti i mesfushorit të Shtutgartit. Në fakt, një gjysmë konfirmimi të transferimit e pati dhënë nga drejtori sportiv i klubit gjerman, Fredi Bobiç, i cili pati konfirmuar për të përditshmen gjermane Bild dëshirën e lojtarit për tiu bashkuar Realit.
Po, Kedira na ka bërë të ditur se dëshiron të shkojë te Reali i Madridit. Tani duhet të gjerjmë një zgjidhje, pati pohuar Bobiç. Sipas mediave, operacioni do ti kushtojë madrilenëve nga 12 deri në 15 milionë euro.
2010-07-29 14:41