Berisha: Vizat, të luftohet krimi e droga

Tiranë Është mbledhur sot nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, Komiteti Ndërministror, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm për përmbushjen e plotë të kritereve për liberalizimin e vizave.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar se duhet bërë shumë punë për të luftuar krimin, dukë nënvizuar këtu se lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar duhe bërë duke ndjekur fiancimet dhe paratë e tij.
Komitetit i shtohet si veprmtari edhe çështja e të rikthyerve sepse për fat të keq kjo ndodhi me shqiptarët dhe tani normale është që prozhektorët të drejtohen nga ne. Është bërë një fushatë promovuese shumë e mirë, por gjykojmë se kjo fushatë duhet të jetë më intensive. Mos të mendojmë ne se vendet e BE-së po të votonin, do votonin për heqjen e vizave. Këtë e bëjnë qeveritë në respekt të qytetarëve shqiptarë. Në të kundërt vizat nuk do hiqeshin sepse kanë ndrojtje dhe ne duhet të bejmë çdo gjë që momenti i vendimit të pritet me dinjitet nga shqiptarët, theksoi Berisha në mbledhje.
Ai shtoi më tej se duhet të largojmë Shqipërinë nga kronikat e zeza të Evropës. Duhet të jemi të vetdijshëm që rezultatet e arritura sërish nuk janë pasqyruar në opinionin public evropian i cili ka në mendje kronikat e zeza të mediave të tyre për bosët mafiozë shqiptarë, u shpreh Berisha. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë përmendi edhe luftën kundër lëndëve narkotike.
Ligji duhet të veprojë mbi të gjithë ata që mbjellin kanabis dhe e vërteta është që arrestohen më shumë shoferë që transportojnë se sa kultuvues. Kjo praktikë duhet të marrë fund. Që të gjithë teë vendosen para ligjit. Kërkesave të autoriteteve vendore për kontrolle duhet tu pergjigjemi me përparësi. Autoritetet vendore duhet të denoncojnë nëse gjenden në territorin e tyre kanabis. Kjo është rruga me e sigurt për zbulimin dhe parandalimin e mbjelljes së tij sepse deri tani shoferë arrestojnë. Nuk mund te them se procesi i vizave nuk ka pasur vlerësimin maksimal nga ju, por krimi i organizuar përbën objektivin kryesor të perpjekjeve tona për ligjin dhe zbatimin e tij, vijoi kryeministri.
2010-07-30 12:00