Boterori
          anketa
• Mendoni se negociatat e reja maxhorance-opozite do t´i japin fund krizes?
 PO
 JO
 Ndoshta
 Se di
Rezultate ] 
          futboll
fshf
Europe League
england
Itali
Spanje
Gjermani
chleague

 
"të përgatit për jetën"!
 
        Partnerë



Leterme: Vizat brenda këtij viti
Bruksel – Belgjika ka ofruar mbështetje të fuqishmë për liberalizimin e vizave për Shqipërinë si dhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Siguria është dhënë nga kryeministri belg, Ive Leterme, i cili ka pritur në një takim kryeministrin Sali Berisha.

"Procesi i përmbushjes se të gjitha kritereve nga qeveria shqiptare bazohet mbi meritat dhe udhërrëfyesi duhet zbatuar, ndaj ne do të shohim vlerësimin që do të raportohet pas vizitës së grupeve të ekspertëve dhe nisur nga eksperienca që patëm me Serbinë e Maqedoninë, ne jemi e do të tregohemi shumë të kujdesshëm për të parë se çfarë do të ndodhë kur liberalizimi i vizave me Shqipërine të hyjë në fuqi", tha kryeministri belg, Leterme.

Gjatë bisedës, Kryeministri Leterme i uroi përzemërsisht mirëseardhjen Kryeministrit Berisha. Në këtë kontekst, Kryeministri Leterme e vlerësoi vizitën e Kryeministrit Berisha si një shprehje tjetër e vendosmërisë së dy qeverive për të konsoliduar lidhjet e gjithanshme  e miqësore midis dy popujve e vendeve miq.

Kryeministri Berisha vlerësoi të dy marrëveshjet që u nënshkruan dje, marrëveshjen mbi transferimin e personave të dënuar dhe protokollin e bashkëpunimit ndërmjet ministrive të Drejtësisë së të dy vendeve, si një shprehje tjetër e bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy vendeve. Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e vizitës historike të para disa muajve të Kryeministrit Leterme në Tiranë, si Kryeministri i parë i Mbretërisë së Belgjikës që vizitoi Shqipërinë.

Të dy kryeministrat ripohuan vendosmërinë e dy qeverive për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, në veçanti shkëmbimet ekonomike - tregtare dhe zgjerimin e investimeve belge në Shqipëri, të cilat po tregojnë gjithnjë e më tepër një interes të lartë për të hyre në tregun shqiptar.
Më tej, në takim u diskutua mbi prioritetet e Presidencës belge të radhës së BE-së dhe projektin madhor të integrimit të Shqipërisë. Kryeministri Leterme i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha mbështetjen e fuqishme e totale të Presidencës belge për të ecur përpara e me shpejtësi me hapat e mëtejshëm drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke shprehur vlerësimin për progresin e rëndësishëm dhe arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, Kryeministri Leterme përshëndeti propozimin e Komisionit për liberalizimin e vizave dhe shprehu bindjen e thellë për realizimin e ëndrrës së shqiptareve për heqjen e vizave me vendet Shengen gjatë Presidencës belge brenda vitit 2010, me plotësimin e të gjitha kritereve të udhërrëfyesit.

Përsa i përket kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, Kryeministri Leterme vlerësoi progresin e madh në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë kësaj periudhe dhe e siguroi Kryeministrin Berisha se Presidenca belge do ta mbështesë fuqishëm Shqipërinë ne ecjen përpara me hapa të shpejta në këtë drejtim. “E ardhmja e Shqipërisë është anëtarësia plotë në BE dhe Belgjika do t’ju ndihmojë në të gjitha hapat tuaja drejt BE-së” përfundoi Leterme.

Më tej, të dy Kryeministrat diskutuan për zhvillimet në rajon, në veçanti për Kosovën pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në këtë pikë u ripohua mbështetja e plotë e deklaratës së përfaqësueses së lartë të BE-së, baroneshës Ashton. Gjatë takimit, dy Kryeministrat diskutuan për zhvillimet e fundit në rajon.


                                                                                             2010-07-30 10:04
   
      Vendos në Facebook ]





         Komento këtë Lajm!
Emri*  
Qyteti  
Përmbajtja
e komentit*
 
Kodi*
    »»
 


 
Sqarim: Njoftojmė tė gjithė lexuesit tanė se komentet tė cilat
pėrmbajnė fjalor ofendues, antikombėtar, antifetar, pėrēarės
NUK DO TĖ PUBLIKOHEN!!!
[ktheu mbrapa] 





 
E Henë, 06 Shtator 2010
  
analistët
moti
Tiranë
 
Shkodër
 
Vlorë
 
Prishtinë
 
Shkup
 
 këmbimi valutor
€ EUR
137.1
  0.8
$ USD
108.1
  1.4
£ GBP
166.7
  0.9
nga Banka e Shqipërisë 
06/09/2010   
[ Stafi | Homepage | Kontakt | Politika e Botimit ]   [ Powered by: Orihost.com ]

Copyright 2009 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.