Policia gjermane rekruton huta për kërkimin e kufomave

Berlin Policia gjermane e Saksonisë së Poshtme ka vendosur ti provojë hutat në kërkimin e kufomave në zonat malore dhe më pas ti rekrutojë ato në radhët e policisë.
"Sherlock", është një hutë e stërvitur në parkun e Walsrode në kuadër të një projekti botëror që synon t'i transformojë këta shpendë në një lloj "radari" kufomash. Në të ardhmen hutat mund të zëvendësojnë qentë, të paktën për kërkimet në terrenet më të ashpra.
Shefi i policisë në Saksoninë e Poshtme, Rainer Hermann, beson se këta shpendë janë shumë të aftë në këto lloj kërkimesh "sepse kanë një nuhatje më të zhvilluar se 'kolegët' e tyre me katër këmbë". "Në fakt hutat arrijnë të nuhasin mbetjet e një miu të ngordhur edhe në një distancë prej 1000 metrash", shpjegon Hermann duke shpjeguar se hutat janë të afta të "inspektojnë" nga qielli zona më të mëdha se nga ato që mund të kontrollojnë qentë e stërvitur enkas ose vetë policia.
2010-07-17 13:03