Një e treta e Marsit, e mbuluar me ujë

Ekspertët amerikanë zbuluan se 3 miliardë e gjysëm vite më parë një e treta e Marsit ishte e mbuluar me det.
Në studimin e bërë nga Universiteti Colorado në qytetin Boulder, u theksua se deti gjigantesk me përmasat e oqeanit Atlantik shtrihet gjatë polit verior të Marsit dhe sasia e ujit që përmban është sa një e dhjeta e atij të Tokës.
Sipas studimit të realizuar nga shkencëtarët akademikë të Universitetit Gaetano Achille dhe Brian Hynek të publikuar në revistën Nature Geoscience, janë zbuluar 52 delta të cilat shtrihen përgjatë planetit të kuq. Në fund të viteve 90, Di Achille dhe Hynek kanë punuar mbi fotografitë e shumta të Marsit realizuar nga NASA apo organizatat e tjera hapësinore dhe arritën të bashkojnë në një program të vetëm kompjuterik të gjitha datat. Sipas informacionit të marrë, 36 % e sipërfaqes së Marsit ishte e mbuluar me ujë dhe në planet gjendeshin 124 milion metër kub ujë. Di Achille dhe Hynek theksuan se 3 miliard e gjysëm vite më parë Marsi ka pasur një atmosferë të ngjashme me të Tokës dhe reshje shiu. Sipas një studimi tjetër të Brian Hynek të publikuar në revistën Journal of Geophysical Research lumenjtë në sipërfaqen e Marsit kanë hapur afërsisht 40 mijë lugina.
Për ti dhënë përgjigje pikëpyetjeve të lidhura me atmosferën e Marsit, dy ekspertët pohuan se duke përfshirë dhe projektin MAVEN prej 567 milion dollarësh që do të fillojë në vitin 2013 nga NASA, do të kenë mundësi të gjejnë më shumë detaje në lidhje me temën.
2010-06-15 11:02