Shpërndahen pasaportat e para në ambasadat e Kosovës

Prishtinë Janë shpërndarë sot pasaportat e para për shtetasit e Kosovës nga misionet diplomatike dhe kosnullore jashtë vendit.
Gjatë kësaj jave, Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë dhe në Konfederatën e Zvicrës kanë lëshuar pasaportat e para të Republikës së Kosovës për shtetasit e vet që jetojnë në këto vende dhe kanë përmbushur kushtet e aplikimit për pasaportë.
Ministria e Punëve të Jashtme njofton të gjithë shtetasit kosovarë që jetojnë jashtë se aplikimi për pasaportë në misionet diplomatike dhe konsullore mundësohet vetëm për kategorinë e shtetasve që janë pajisur paraprakisht me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Aktualisht një shërbim i tillë mund të realizohet në 21 prej 25 misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.
2010-07-30 16:40