Boterori
          anketa
• Mendoni se negociatat e reja maxhorance-opozite do t´i japin fund krizes?
 PO
 JO
 Ndoshta
 Se di
Rezultate ] 
          futboll
fshf
Europe League
england
Itali
Spanje
Gjermani
chleague

 
"të përgatit për jetën"!
 
        Partnerë



Quo vadis, Katalonja?
Orvatja e katalanasve për pavarësi – jo aq shumë sa ata thonë, jo aq pak sa ne mendojmë- synon t’i shkëpusë krejt lidhjet me Spanjën dhe të krijojë shtetin nr.28 të Bashkimit Evropian, të quajtur Katalonja, emri i një territori të shek XII, që në gjuhën katalanase thuhej Katalunja. Këtë e tha me gojën e vet presidenti katalanas i republikanëve të majtë, Joan  Puigcercós, në manifestimin anti-statut dhe në prani edhe të udhëheqësve të tjerë të lartë politikë të ERC-së(Esquerra Republicana de Catalunya).

Manifestimi i të dhjetës ditë të gushtit në “Paseo de Gracia” nuk mund të anashkalohet aq lehtë sa të kthesh kokën mënjanë sikur s’ka ndodhur gjë. Me gjasa, është një prej manifestimeve më të bujshme në historinë e Barcelonës, në të cilën mitet dhe thirrjet patetike të shumë e shumë manifestuesve e shformuan këtë demonstrim fillimisht paqësor,të cilin iu desh ta braktisë edhe vetë presidenti Montillo, kur ndjeu se situata rrezikonte të dilte nga kontrolli e të bëhej e dhunshme.

Të gjitha këto zhvillime të sipërpërmendura bëjnë që miliona spanjollë të ngrejnë pyetjen: Për ku po shkon Katalonja! Pikërisht përshpejtimi i ritmit të ngjarjeve që pasojnë njera-tjetrën në lidhje me të ashtuquajturën “çështja katalanase”, pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese- tregon se vetë katalanasit kanë vendosur të thyjnë çdo normë juridike, të ngrejnë lart shpatën e proletariatit dhe të heqin dorë nga jeta parlamentare, me përjashtim të të djathtëve të Partisë Popullore.

Parlamenti katalanas po përgatitej të kalonte për shqyrtim me shumicë dërrmuese votash disa mocione, të cilat deputetët e tyrë në Madrid do t’i ngrinin për shqyrtim në Kongres. Partia Socialiste katalanase(PSC) do të ushtronte trysni ndaj Grupit të Socialistëve, për të marrë në shqyrtim propozimet e katalanasve, të cilat Partia Socialiste e Bashkuar Spanjolle, kombëtare,(PSOE-partia që kryesohet nga kryeministri Zapatero-shen.a) vështirë t’i pranojë aq lehtë, pasi do të ndëshkohej nga degët e saja në komunitetet e tjera të Spanjës.

Këto pasoja i  kemi peshqesh nga Rodriguez Zapatero, qysh kur gjatë mbajtjes së një mitingu  i premtoi presidentit të qeverisë katalanase, Paskual Maragall-it, se do të tejkalonte normat statutore që kufizojnë veprimtarinë e forcave politike katalanase, deklaratë kjo që nuk u zu më në gojë, por që ngjalli mjaft debat e hapi diskutime të thelluara, edhe pse fjalët filluan të rrumbullakoseshin, ndërkohë që fillimisht redaktorët i kishte kapur zekthi e dalldia,  kur i kishin vënë veshin aq fort fjalëve të kreut të qeverisë.

Takimi i paralajmëruar Zapatero-Montilla parashihej si shumë i koklavitur, e në nja farë mase pritej që ‘qeramarrësi’  i zyrave të qeverisë të bënte ‘qingjin e butë’, me qëllim që të mos i frynte urëve të zjarrit që ishin gati për t’u përhapur me shpejtësi në Katalonjë. Por që të shkonte deri aty sa të deklarohej publikisht pa ratifikuar më parë  vendimin e Gjykatës, kjo ngjan të jetë një barrë e rëndë për supet e kreut qeverisës, të cilën nuk kemi arsye ta mbajmë edhe ne mbi supet tona.

Para takimit në Madrid, gjendja ishte shumë e nderë: katalanizmi, delja e zeza që kërkon ngultazi ndarjen e pakushtëzuar(Volem Catalonia lliure) kërkonte pa nguruar aspak edhe një takim kokë më kokë “mes të barabartëve” dhe “për ndarje rolesh”, mes presidentit të qeverisë  spanjolle Zapatero dhe presidentit të katalanas Montilla. Ç’do të thotë të ndahen rolet? Që kreu qeverisës të mos kishte femra në krah, apo që më parë të shkëpuste lidhjet me partinë e tij, e më pas të mbahej takimi?

Vendimi statutor e përmend gjer në tetë herë ‘unitetin e pandashëm(të pazgjidhshëm) të kombit spanjoll’( “la indisoluble unidad de la nación española”). Ndoshta miqtë tanë katalanas ndjehen të bezdisur nga kjo tetëhershmëri e përmendjes dhe e shohin si të tepërt nga ne të tjerët. Në të tjerëve, pa dyshim që na duket një kryeneçësi e stërpërsëritur dhe e pavend kjo e katalanasve.
--------------
*)Francisco Giménez-Alemán, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Shtypit.


                                                                                             2010-07-30 10:49
   
      Vendos në Facebook ]





         Komento këtë Lajm!
Emri*  
Qyteti  
Përmbajtja
e komentit*
 
Kodi*
    »»
 


 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat
përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
[ktheu mbrapa] 





 
E Henë, 06 Shtator 2010
  
analistët
moti
Tiranë
 
Shkodër
 
Vlorë
 
Prishtinë
 
Shkup
 
 këmbimi valutor
€ EUR
137.1
  0.8
$ USD
108.1
  1.4
£ GBP
166.7
  0.9
nga Banka e Shqipërisë 
06/09/2010   
[ Stafi | Homepage | Kontakt | Politika e Botimit ]   [ Powered by: Orihost.com ]

Copyright 2009 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.