Liga arabe, pro fillimit të bisedimeve Izrael-Palestinë

Kajro - Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe u shprehen pro rifillimit të negociatave direkte mes Izraelit dhe palestinezëve, të ndërprera që në vitin 2008 me fillimin e ofensivës izraelite mbi Rripin e Gazës.
Ministri i Jashtëm i Katarit, sheiku Hamad bin Xhasem Al Thani, në cilësinë e kryetarit të takimit tha se megjithë këtë, vendimi duhet të merret nga vetë palestinezët.
Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, gjatë ditës së hënë foli për kushtet që duhen plotësuar për rifillimin e bisedimeve direkte, mes të cilëve ndalimi i përhershëm i ndertimit te vendbanimeve hebreje në bregun perëndimor dhe njohja e shtetit palestinez. Por Izraeli i hodhi poshtë kërkesat me anë të zëvendës kryeministrit duke i cilësuar si të pa mundshme.
2010-07-30 15:12