Çoi të fejuarën për prostitucion, ekstradohet 39-vjeçari

Tiranë Është ekstraduar dje nga Spanja, shtetasit shqiptar, Ilia Aleko Kotiu, 39 vjeç, lindur në Skrapar.
Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 26.02.2009, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 9 vjet burg, për kryerjen e veprës penale te Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.
Shtetasi Kotiu alias Artan Dautaj, është shpallur në kërkim pasi më datë 24.07.2001, ka marrë me vete shtetasen T.B., me të cilën ishte fejuar disa muaj më parë, dhe është nisur me skaf nga Vlora drejt Italisë, duke shkuar më pas në Spanjë e në Francë.
Atje, shtetasi Ilia Kotiu ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj shtetases T.B., duke e detyruar atë të ushtrojë prostitucion në Spanjë dhe Francë, nga muaji korrik 2001 e në vazhdim. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madridin, në datën 15.12.2009, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i këtij shtetasi.
2010-07-30 14:14