facebook
twitter
rss
E Merkurë,   17 Shtator 2014
Fëmija mëson duke luajtur
2013.04.24 - 13:54   
 
Fëmijët e ditëve të sotme fatkeqësisht kalojnë pjesën më të madhe të kohës para kompjuterit, televizorit apo internetit. Ata preferojnë të qëndrojnë vetëm sesa të luajnë me shokët e tyre.  

Faktorë të ndryshëm si urbanizimi, rritja e pritshmërisë akademike, video-lojërat, interneti, shqetësimet  e prindërve,  i shtyjnë fëmijët të kalojnë më shumë kohë në shtëpi. Krahas zbavitjes së fëmijës loja ndihmon edhe në zhvillimin motorik dhe mendor të tij. Specialistët kanë ndezur alarmin duke na bërë thirrje se po shtohet numri i fëmijëve që hanë e pinë para kompjuterit, që nuk dëshirojnë të dalin nga dhoma dhe nuk kanë marrëdhënie sociale me të tjerët.

Të luash lojë është një përvojë. Është përvojë e cila kërkon pak mund dhe emocion. Loja e një fëmije pasqyron botën e tij në mënyrë simbolike. Përveç të qenit një moment zbavitës për fëmijën, loja mbështet zhvillimin motorik dhe mendor të fëmijës dhe ndihmon në lehtësimin e përplasjeve emocionale. Loja është një element i pazëvendësueshëm për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve. Bashkë me lojën fëmijët zhvillojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve, aftësitë motorike dhe krijon një efekt pozitiv në zhvillimin  fizik të tyre.


Fëmija mëson të ndajë me të tjerët dhe të zbulojë gjëra të reja

Me ndihmën e lojës fëmijët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese dhe do të arrijnë një nivel të kënaqshëm mendor para fillimit të shkollës. Në këtë mënyrë ata mësojnë të ndajnë me të tjerët, të zbulojnë dhe mësojnë gjëra të reja. Kur i zgjasni fëmijës një lojë i dhuroni një objekt që i flet ndjenjave të tij me anë të prekjes dhe shikimit. Kur zgjidhni lojëra të përshtatshme për fëmijët tuaj i ndihmoni më shumë në zhvillimin e tyre fizik, emocional dhe mendor.


Fëmijët mbyllen në shtëpi

Ditëve të sotme ne shohim se ka ndryshuar  shumë përvoja shkollore e fëmijëve. Ata zbaviten në mënyrë pasive me anë të televizorit, internetit dhe kompjuterit dhe si rrjedhojë komunikojnë më pak me njerëzit përreth dhe natyrën. Disa prindër e konsiderojnë kompjuterin si një drogë për fëmijën dhe si një pengesë për parandalimin e shumë sjelljeve negative të marra nga ai. Krahas kësaj, prindërit nuk e kanë të lehtë të kufizojnë kohën e përdorimit të kompjuterit. Si rrjedhojë fëmijët kalojnë shumë kohë para tij duke u bërë skllevër të kompjuterit.


Fëmijët që luajnë në natyrë janë më të përqendruar

Fëmijët e qytetit nuk arrijnë të kalojnë shumë kohë jashtë shtëpisë, kjo edhe për shkak të sjelljes shumë kontrolluese të prindërve. Sipas një studimi të publikuar në revistën “American Journal of Public Health” bëhet e ditur se aktivitetet e zhvilluara në natyrë minimizojnë më shumë mungesën e përqendrimit dhe hiperaktivitetin sesa ato të zhvilluara në ambiente të mbyllura. Kjo sepse fëmijët harxhojnë më shumë energji jashtë duke lëvizur dhe si rrjedhojë përqendrohen më mire në mësim.


Loja ndikon në zhvillimin emocional

Fëmija fillon të komunikojë me njerëzit përreth qëkur lind. Me rritjen e tij ai fillon të zgjerojë zinxhirin e personave me të cilët komunikon. Aftësi si komunikimi, zhvillimi i marrëdhënies, dallimi i të mirës nga e keqja zhvillohen me anë të lojërave në grup apo me kukullat. Krahas kësaj, kur prindërit bëhen pjesë e lojës së fëmijës zhvillohen lidhje më të forta mes tyre. Me ndihmën e komunikimit të krijuar mes prindërve dhe fëmijës gjatë lojës, fëmija e ndjen se prindi i dhuron të gjithë vëmendjen dhe kjo ndihmon në forcimin e marrëdhënies së tyre. Prindërit që luajnë me fëmijët mësojnë të komunikojnë më mire me ta. Edhe fëmijët që nuk kanë një zhvillim të mire gjuhësor arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre nëpërmjet lojës. Në këtë mënyrë prindi arrin të kuptojë më mirë mendimin e fëmijës së tij. Edhe rregullat sociale mësohen me anë të lojës. Një fëmijë i cili luan me prindin apo me shokun e tij mëson të respektojë radhën, t’u përshtatet rregullave të lojës dhe të komunikojë me palën përballë.


Çfarë duhet të bëjnë familjet?

Jepuni fëmijëve lojëra të cilat aktivizojnë kreativitetin e tyre si kube, lego apo formuese në vend të lojërave të gatshme. Edhe plastelina, ngjyrat, shkumësi ndikojnë në shfaqjen e kreativitetit të lojës. Ju mund t’i ndihmoni të krijojnë historitë e tyre pasi t’i lexoni një përrallë me figura duke nxitur kështu forcën imagjinare.

Disa fëmijë mund të dëshirojnë të zbulojnë lodrat e reja; informojeni atë në rast të  hasjes në ndonjë vështirësi apo në ato momente kur e shihni se i duhet ndihmë. Vizatimi dhe ngjyrosja ndihmon në pasurimin e forcës imagjinare.

Ndërkohë që fëmija vizaton, ju nuk duhet të vendosni kufij ato t’i ndërhyni në mënyrën e vizatimit. Kjo është e rëndësishme sa i përket zhvillimit të kreativitetit tek ta.

Përdorimi i ngjyrave dhe formave të ndryshme mbështet kreativitetin e fëmijës.

Fëmijëve të moshës 3-4 vjeç mund t’u jepni objekte të përshtatshme në vend të lodrave.

Zbulimi i veçorive të tjera të një lodre apo përdorimi i saj  në vendin e një lodre tjetër është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fuqisë imagjinare të fëmijës. /Start - Aisa Kokiçi/



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Reali apo Barça, kush shpenzon më shumë për futbollistët?
10 parashikimet se çfarë do të ndodhë në vitin 2025
“Windows 9”, “Microsoft”: Eventi do të zhvillohet më 30 shtator
Dobësohuni me ujë dhe kalcium
Fejesat me shkesë
E qeshura e vogëlushit “çmend” qenin
Ronaldo te Junaitid? Ferguson mund të luajë rol
Ja si ishte interneti në vitin 1993 (video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Çfarë i duhet njeriut? Edhe divorcet, mosvazhdimi i martesave, shndërrimi ynë në grumbuj njerëzish të vetmuar është rezultat i mungesës së dhembshurisë. »»
 Eseistikë
Përkthimi - mes tradhtisë dhe krijimtarisë Ja pse një përkthyes mund të jetë edhe tradhtar, jo sepse e kthen apo e transformon veprën përmes gjuhës (që mbetet një premisë tjetërsimi), por, mbi të gjitha, sepse krijon një kopje, e cila bëhet sh »»
 Dossier
Projektligji i Këshillit Kombëtar në vitin 1922 për duhanin, alkoolin, bixhozin dhe homoseksualietetin (I) Në nëntor të vitit 1922, një nga problematikat që u shtrua për diskutim në Këshillin Kombëtar ishte edhe “projektligji për të ruajtur moralin e moshës së re”. »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.