facebook
twitter
rss
E Merkurë,   16 Prill 2014
Untitled Document
Tragjedia e Himarës, të mbijetuarat paralajmërojmë grevë
2013.04.09 - 17:48   
 
Elbasan – Të mbijetuarat e tragjedisë së Himarës, paralajmëruan sot grekë urie kundër kompanisë SIGMA që sipas tyre nuk pagoi asnjë qindarkë për siguracionet e tyre.  

Njëra prej të mbijetuarave, Blerina Ceremi, në emër të të gjithë të tjerëve, tha se pavarësisht se ka kaluar rreth një vit, ata nuk i kanë marrë paratë e premtuara për aksidentin.

"U bënë 11 muaj nga ngjarja dhe ne ende sorollatemi pa marrë një përgjigje. Duhet të dijë gjithë opinioni publik se shëndeti ynë është ende me probleme të cilat kërkojnë vizita mjekësore të herëpashershme. Këto vizita janë të kushtueshme, ndaj dhe familjet tona nuk mund t`i përballojnë dot. Për këtë arsye kërkojmë që paratë e përcaktuara për dëmshpërblim të na jepen sa më shpejt. Në të kundërt ne paralajmërojmë protesta deri në grevë urie me qëllim që e drejta jonë të", tha studentja Ceremi.

Sipas vendimit, 26 studentet që mbijetuan duhet të marrin nga 300 mijë lekë, ndërsa familjarët e 13 viktimave, do të duhet të marrin nga 1.2 milion lekë. 

Aksidenti tragjik ndodhi më 21 maj të vitit të shkuar, kur një grup studentësh nga Elbasanit, kryesisht femra, u aksidentuar me autobusin e tyre në Qafën e Vishës në Himarë. Tragjedia la pas 13 të vdekur, midis të cilëve edhe shoferi dhe i fejuari i njërës prej vajzave. /Start/



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Dopietë e Podolskit, Arsenali rikthehet i katërti
Mit deformimi i shpinës nëse shkruani shumë mesazhe
Shfaqen imazhet e para të “Huawei Ascend 7”
Dobitë e luleshtrydhes
Karriera të mos ju pengojë për të pasur një fëmijë
Polici talent në Street dance
Rikthehet Felps
10 historitë me të mistershme
Zyhdi Dervishi: Përmbysja e sistemit të vlerave është kanceri që po e gërryen shoqërinë shqiptare
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Bisedimet Izrael-Palestinë në kohën e krizës në Ukrainë Presidenti Obama dhe sekretari Kerri duhet të zhvendosin dhe t’i kushtojnë vëmendjen e tyre sfidave të tjera të mëdha ndërkombëtare si Ukraina. »»
 Eseistikë
Të dyshuarit midis blasfemisë dhe si qëllim në vetvete Do ishte e nevojshme për disa domene të dijes që të përpilohej një histori e dyshimit, qoftë edhe në pika të përgjithshme; se si ka ndikuar ai te mendimi dhe te kultura; se a ka qenë i dobishëm apo ko »»
 Dossier
Themistokli Gërmenji dhe “Republika e Korçës” “Republika e Korçës” ishte një administratë lokale që u krijua nga komanda ushtarake franceze më 10 dhjetor 1916 - 16 shkurt 1918. Ajo kishte një këshillë prej katërmbëdhjetë vetash i përbërë nga 7 my »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.