Gazeta Start - Përgjysmohen taksat e makinave të përdorura
facebook
twitter
rss
E Mërkurë,   28 Janar 2015
Përgjysmohen taksat e makinave të përdorura
2013.04.08 - 08:44   
 
Tiranë – Në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë pritet të miratohet vendimi për përgjysmimin e taksave të automjeteve.  

Kjo bëhet e ditur nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili thotë se vendimi do të hyjë në fuqi në muajin maj ose në fillim të qershorit. Sipas Bodes, ky vendim për përgjysmimin e taksave vjetore të makinave të përdorura ka një efekt prej 2.5 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.

“Ndryshimi i parë është ai propozuar në nenin 4, pika 3, në ligjit i cili konsiston konkretisht në përgjysmimin e masës së taksës, ndryshimin e vlefshmërisë së saj dhe detyrimin për pagimin në kohë të saj. Kështu, përgjysmimi i taksës fikse për të dy llojet e karburanteve respektivisht nga 25 lekë në 12.5 lekë për naftën dhe nga 20 lekë në 10 lekë për benzinën, bën të mundur përgjysmimin e taksës vjetore të mjeteve të përdorura që pronari i mjetit paguan. Aktualisht taksa e automjeteve të përdorura është vjetore dhe vlen për vitin kalendarik në të cilin ajo paguhet. Ndryshimi i propozuar bën të mundur që vlefshmëria e taksës të bëhet 365 ditë, e njëjtë me afatin e siguracionit të mjetit TPL dhe me afatin e vlefshmërisë së Kontrollit Teknik Vjetor “, sqaron Bode.

Por krahas kësaj, janë parashikuar edhe penalitete për të gjithë ata që nuk kryejnë pagesën e kësaj takse. “Janë parashikuar gjithashtu penalitete për pronarët e mjeteve, të cilët nuk kryejnë pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, në masën 5% të shumës së papaguar të çdo muaji, por jo më shumë se 25% për çdo vit. Në nenin 2 të projektligjit bëhet një ndryshim në nenin 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, ku konkretisht pas pikës 1, shtohet një pikë e re e cila parashikon falen e të gjitha detyrimeve të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të Gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për qëllime përdorimi apo rishitje”, sqaron Bode në faqen e tij në Facebook.

“Në dispozitat kalimtare është parashikuar që pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura për vitin 2013, pavarësisht kur e kanë pasur datën e pagesës së taksës, do të paguajnë sipas këtij ligji . Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, do të fillojë nga data 1 janar 2014. E kam deklaruar dhe me pare qeverisja e Partisë Demokratike nuk do te rrite asnjë taksë dhe kjo nuk diskutohet”, përfundon ai.

 



     
  Komento kete Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Permbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojme te gjithe lexuesit tane se komentet te cilat permbajne fjalor ofendues, antikombetar, antifetar, percares NUK DO TE PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Akuzat për trukim, Komisioni i Etikës shtyn vendimin për të hënën
Femrat janë më të kujdesshme në punë
“Google” zbulon tre mangësitë e “Apple OS X”
Gjumi i pakët të shëndosh
Studim: Stresi gjatë shtatzënisë sjell tek fëmijët alergji dhe astmë
Duet i këndshëm
Çelsi thyen Liverpulin dhe gjen finalen e Kupës së Ligës (VIDEO)
Loja e binjakëve (Video)
Modiano: Harresa. E shkuara? Është vendi i krimit
Op / Ed
Lajmi i fundit
 Forum
Greqi, verdikti mbi Evropën »»
 Eseistikë
Revolucioni dhe religjioni Në një mënyrë a në një tjetër, historia ka treguar se nuk mund të arrihet një ndryshim i qenësishëm në rrafshin individual dhe sidomos në atë shoqëror pa një trajtë revolucioni apo religjioni, pavarës »»
 Dossier
Problemet e lëvizjes kombëtare në publicistikën e Fan Nolit Në skenën e publicistikës shqiptare emri i Nolit shfaqet aty nga korriku i vitit 1906, kur aktivisti i mërgatës shqiptare në Amerikë, Sotir Peci, njoftonte në faqet e gazetës “Kombi” se së shpejti në »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.