facebook
twitter
rss
E Shtunë,   23 Gusht 2014
Ditë të shënuara
2013.03.10 - 09:31   
 
 

Përgatiti Aisa Kokiçi

Shpeshherë kam parë persona të cilët i zbukurojnë lidhjet e tyre me kuptime e ditë të veçanta dhe më pas përjetojnë zhgënjime të mëdha. Pritshmëritë e mëdha nga njëra anë, mendimi se kanë bërë ç’kanë pasur në dorë por nga ana tjetër pakënaqësia e të dy palëve. ...krizat e ndryshimit të dhuratës të nesërmen…mendimet “a thua mërzitet nëse e ndryshoj dhuratën?”…pëshpëritjet “më mire ta ndryshoj, sidoqoftë unë nuk e përdor, do të shkojë dëm!”…të bësh sikur të pëlqen…lënia e dhuratës më një qoshe, mosinteresimi me të, janë vetëm disa nga krizat e përjetuara nga shumica prej nesh…


Veçanërisht kërkesat e hiperbolizuara në ditëlindje…dhe shumë zhgënjime të shoqëruara me fjalë “ti nuk më njeh aspak, nuk më vlerëson!”…nëse dëshironi kapeni nga rutina e dërgimit të luleve në përvjetoret e martesës apo nga ndjenjat e fajit të shoqëruara me fjalët si “unë nuk festoj ditë të shënuara, i mora vetëm për të mos ta prishuar qejfin ty”. Femra që qajnë dhe burra të rraskapitur, të dëshpëruar, të padobishëm për njeri…

Ja gjendja jonë e dhimbshme…

Nga kush do të presë vlerësim njeriu nëse  nuk vlerësohet nga njeriu më i afërt? Nëse një burrë/grua ju ka thënë “po” për të gjithë jetën atëherë për çfarë shërben bashkëshorti nëse nuk mund të plotësojë një kërkesë, dëshirë tuajën në përshtatje me standardet personale? 

Nuk është se nuk  i dëgjoi edhe zërat e atyre që i konsiderojnë thjesht “llastime” dëshirën për të përkujtuar një ditë të veçantë, edhe ju keni të drejtë…

Por nëse një burrë preferon të marrë një buqetë të vyshkur  për të plotësuar dëshirën e festimit të përvjetorit të gruas një here në vit  ndërkohë që për plotësimin e kërkesave personale ndan një buxhet të majmë atëherë mund të themi se këtu ka një problem.

Pastaj edhe justifikimet e nxjerra më pas si “asgjë nuk të pëlqen ty, më the lule, lule të mora” tregojnë edhe një herë mangësitë e kësaj lidhjeje.

Njeriut nuk i bën mirë dhurata por vlerësimi dhe përkujtimi. E sigurisht që edhe vlerësimi duhet të jetë i veçantë. Të përmbajë ndenja dhe të transmetojë emocione tek personi përballë.

Ashtu siç është i gabuar mendimi se marrja e një dhurate të shtrenjtë tregon vlerësim më të madh po aq i gabuar është edhe nënvlerësimi i dhuratës së marrë duke pretenduar për diçka më të madhe apo më të shtrenjtë.

Çdo njeri ka një standard jetese. Nëse ju harxhoni 5 mijë lekë në një dyqan atëherë nuk ka kuptim që ju të blini një dhuratë të lire.
Sigurisht që është shumë e lehtë të mashtrohesh në ferrin e dhuratave  të imituara…në vend të një këmishe të lirë e cila do të lëshojë bojë që në larjen e parë mund të merrni një palë çorape më të mire që durojnë më shumë.

Nuk është e lehtë të blesh një dhuratë por më e vështira është mos-heqja e dhuratës nga shpirtit ynë. Në vend të shumë gjërave të pavlera të marra me mendimin “po ia marr se mos  flasin të tjerët” le të marrim një dhuratë të sinqertë që mund të kënaqë personin përballë. Gëzimi i personit përballë është një nga ndjenjat më të bukura në botë.

Një dhuratë e marrë duke vlerësuar njerëzit tonë më të dashur edhe nëse nuk vlerësojmë ditët e shënuara nuk besoj se nuk do të zërë vend në zemrën e njeriut përballë dhe të jetë dhurata më e vyer që ka marrë ndonjëherë.

Nga ana tjetër edhe një dhuratë e marrë vetëm me mendimin “vetëm ta mbyllë gojën njëherë, të mos thotë ‘ja nuk më solli asnjë dhuratë !’”, e shoqëruar me pakujdesi nuk do të shërbejë asnjëherë për të krijuar një lidhje të fortë dashurie mes zemrave të dy personave të dashuruar.



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     

Shkrime të mëparshme të autorit
- Dashuria dhe mendimi
- Martesa e vërtetë nuk toleron mërzinë
- Shiko pak çfarë dëshiron...
- Xhelozia
- Çfarë presin çiftet nga martesa
Lajme të ndryshme
Ukrainë, bombardimet dëmtojnë stadiumin e Shakhtarit
Profesioni më i ri: Burra me qira!
“Kova e akullt”, “Galaxy S5” sfidon “iPhone 5S” (video)
Ushqimet që nuk u duhen dhënë bebeve para moshës 1 vjeç
Mos insistoni në ushqyerjen pa dëshirë të fëmijëve!
Kur hedhja e kovës me akull në kokë dështon!
Shaqiri zhgënjehet nga Guardiola
E pabesueshme, rrufeja i godet nënën ndërsa po filmonte (Video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Dashuria dhe mendimi Si ndizen llampat në shtëpi? Dihet se nga një vend i caktuar vjen energji me ndihmën e kabllove të përshtatshëm dhe llampat ndizen kur shtypim çelësin duke na dhënë dritë. »»
 Eseistikë
Mbi raportin e të përveçmes dhe të përbotshmes në letërsi Besoj nuk është e vështirë të kuptohet se këto e shumë vargje të tjera të kësaj natyre i drejtohen shqiptarit, e jo njeriut. Prandaj, kjo lloj letërsie nuk i thotë asgjë atij që nuk është shqiptar. »»
 Dossier
Projektet e para hekurudhore në trojet shqiptare Ndërtimi i linjës së parë herudhore në Perandorinë Osmane filloi në vitin 1851. Kjo linjë, e cila do të lidhte Kajron me Aleksandrinë ishte e gjatë 211 km dhe përfundoi më 10 janar të vitit 1856. Me k »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.