facebook
twitter
rss
E Enjte,   24 Korrik 2014
Berisha niset për në Gjermani
2013.02.01 - 16:32   
 
Tiranë - Kryeministri Sali Berisha u nis sot për në Mynih, Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e 49-të të Sigurisë. 

Konferenca e Mynihut është një event i përvitshëm me rëndësi globale në fushën e politikës së sigurisë, e cila që nga viti 1962, angazhon personalitete të larta nga mbarë bota në fushën e politikëbërjes, të mbrojtjes, mendimit, biznesit dhe medias në një diskutim të gjerë mbi çështjet kryesore të sigurisë të kohës sonë dhe sfidat potenciale në të ardhshmen.
 
Në sesione të veçanta të saj, Konferenca do të adresojë pikëpamje mbi të ardhmen e bashkëpunimit të komunitetit euro-atlantik të sigurisë, kriza në Zonën Euro dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian, roli i fuqive në rritje për sigurinë ndërkombëtare, siguria dhe stabiliteti në Evropën Juglindore dhe Kaukaz dhe çështje aktuale të sigurisë globale si kriza në Siri dhe Mali, energjia, siguria kibernetike.
 
Konferenca do të drejtohet nga Wolfgang Ischinger dhe në të pritet të marrin pjesë Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph Biden, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuese e Lartë për Çështjet e Jashtme e Politikën e Sigurisë së Bashkimit Europian, Baronesha Catherine Ashton, Zëvendëssekretari amerina i Shtetit William Burns, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Lamberto Zannier, si dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe mbi 70 delegacione qeveritare, si dhe drejtues të korporatave të mëdha dhe përfaqësues të medias.
Gjatë zhvillimit të Konferencës, Kryeministri Berisha do të takohet me personalitete të ndryshme pjesëmarrës. /Start/



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Lëvi tek Gjermania deri në vitin 2016
Nëna gjen në “Facebook” djalin pas 28 vitesh
Shfaqen imazhet e telefonit “Samsung Galaxy S5 Alpha”
Mos harroni të pini ujë
Si të bëhesh një nënë e lumtur?
Rrëzimi i avionit malajzian në Ukrainë
Braktis papritur Partizanin, Zhdrella nënshkruan me Prishtinën
Djaloshi kalon me patina poshtë 39 makinave (Video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Në vend të qelbësirës Lexoja në murin e ndërtesës tabelën: Rruga “George W. Bush”, kur shoferi frenoi dhunshëm. Te kryqëzimi i pedonales me rrugën, që mban emrin e presidentit të parë amerikan, i cili vizitoi vendin tonë, »»
 Eseistikë
Hijet Hijet janë të lira të bëjnë lojën e tyre. Ato nuk bëjnë asnjëherë shaka. E vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë hijet është të buzëqeshin. Ndërsa gjëja që ato dinë të bëjnë më mirë, është të mbeten hije p »»
 Dossier
Marrëdhëniet shqiptaro-greke në vitin 1931 Marrëdhëniet shqiptaro-greke që nga themelimi i shtetit shqiptar janë karakterizuar nga një tension i vazhdueshëm. Kjo për shkak të politikës aneksioniste dhe diskriminuese që qeveria greke, ndiqte nd »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.