facebook
twitter
rss
E Enjte,   21 Gusht 2014
8 mënyra të thjeshta dobësimi
2013.01.23 - 12:40   
 
Në një kohë kur obeziteti është ndër problemet dhe sëmundjet kryesore të shekullit XXI, vlen t’u hedhim një sy këshillave të specialistëve për 8 mënyra se si të dobësohemi lehtësisht.  

Çdo ditë nga një mollë: specialistët ju sugjerojnë të hani një mollë në ditë nëse dëshironi të shpëtoni nga kilet e tepërta dhe vajtja tek mjeku. Këto fruta të cilat përmbajnë lëndën e quajtur pektin, të pasura me fibra, ngadalësojnë procesin e tretjes dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë.

Pakësoni ushqimin: nëse ju pëlqen të hani dhe keni një oreks të hapur nuk do ta keni të lehtë të dobësoheni. Zgjidhni një dietë me një ushqim të pakësuar në vend të një diete të rreptë e cila ju thotë të mos hani asgjë. Fokusohuni në gjërat që bëni dhe përpiquni të fitoni zakone të shëndosha. Pas një farë kohe në shtëpi do të gjeni ushqime të shëndetshme në vend të ushqimeve të dëmshme për trupin.

Ujë para ushqimit: pas sugjerimit për pirjen e 8 gotave ujë në ditë specialistët  ju këshillojnë të pini ujë veçanërisht para ushqimit. Kjo mënyrë e njohur si parangarkesë do t’jua ngopë barkun dhe kështu do të hani më pak. Sipas një studimi bëhet e ditur se personat të cilët kishin pirë nga dy gota ujë para ushqimit ishin dobësuar 2,3 kg më shumë se ato që nuk i kishin pirë.

Provoni me farën e lirit: një nga rrugët më të thjeshta dhe të lehta të dobësimit është përdorimi i dy lugëve fare liri në sallatat apo supat tuaja. Fara e lirit përmban shumë fibra dhe do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë.

Gjeni alternativa të tjera të qumështit: qumështi i një lope që ushqen të voglin e saj është i yndyrshëm dhe të shëndosh. Por të rriturit nuk kanë nevojë për yndyra, laktozë dhe hormonin e rritjes. Prandaj në vend të qumështit mund të gjeni alternativa të tjera.

Zgjidhni produktet bimore: konsumoni produkte bimore në vend të mishit të preferuar. Mos përdorni shumë mish në gjellë dhe nëse keni mundësi konsumoni zarzavate të ziera, mos harroni të minimizoni sasinë e vajit. Nëse jeni prej atyre që preferojnë fast-foodet preferoni hamburger me zarzavate. Do ta shikoni se pas një fare kohe edhe ju do të mësoheni me këtë lloj ushqyerjeje.

Programoni ditën: ashtu siç bëni program për mbledhjet, qëllimet dhe gjërat që duhet të bëni në punë në të njëjtën mënyrë duhet të bëni edhe një program të ushqimit dhe ushtrimeve fizike. P.sh në mëngjes, në orën 8 hani pak bukë të thekur, djathë të bardhë, në orën 11 një mollë dhe ujë. Do të ndiheni më të qetë nëse do t’i përshtateni planit të përgatitur. 

Pushoni 5 minuta në ditë: shumica e njerëzve i vërsulen ushqimit kur kanë një problem dhe nuk e kufizojnë veten. Për të parandaluar këtë zakoni qëndroni pak për 5 minuta dhe mbyllini sytë, kalojeni edhe një here në mendje gjendjen tuaj fizike dhe mendore. Kështu do ta shihni se do të qetësoheni.



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Tifoz i çmendur, ndryshon emrin në Mançester Junajtid
Shtatzania më e gjatë në histori është 38 vjet
“ZTE” prezanton telefonin “Nubia 5S Mini”
Si krijohen gurët në veshka?
Bëhuni shokë me fëmijët tuaj edhe në botën virtuale
Kur hedhja e kovës me akull në kokë dështon!
Tifoz i çmendur, ndryshon emrin në Mançester Junajtid
Prekëse, historia e familjes së prekur me ALS (video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Dashuria dhe mendimi Si ndizen llampat në shtëpi? Dihet se nga një vend i caktuar vjen energji me ndihmën e kabllove të përshtatshëm dhe llampat ndizen kur shtypim çelësin duke na dhënë dritë. »»
 Eseistikë
Mbi raportin e të përveçmes dhe të përbotshmes në letërsi Besoj nuk është e vështirë të kuptohet se këto e shumë vargje të tjera të kësaj natyre i drejtohen shqiptarit, e jo njeriut. Prandaj, kjo lloj letërsie nuk i thotë asgjë atij që nuk është shqiptar. »»
 Dossier
Projektet e para hekurudhore në trojet shqiptare Ndërtimi i linjës së parë herudhore në Perandorinë Osmane filloi në vitin 1851. Kjo linjë, e cila do të lidhte Kajron me Aleksandrinë ishte e gjatë 211 km dhe përfundoi më 10 janar të vitit 1856. Me k »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.