Gazeta Start - 10 makinat luksoze më të shitura në 2012-ën
facebook
twitter
rss
E Diel,   01 Mars 2015
10 makinat luksoze më të shitura në 2012-ën
2013.01.08 - 16:31   
<
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
>
 
Përkundër krizës ekonomike që ka mbretëruar gjatë viteve të fundit në mbarë botën, 2012-a nuk ka shënuar rënie sa i përket shitjes së veturave luksoze.  

Përkundrazi, në shumë shtete përqindja e veturave luksoze të shitura, edhe është rritur.

Edhe pse çmimet për këto vetura janë jashtëzakonisht të larta, ato vazhdojnë të blihen me të madhe nga adhuruesit e luksit dhe shpirtit sportiv.

Këtë vit, ndër veturat luksoze më të shitura kanë dominuar modelet e “Audi”-t dhe “BMW”-së, por nuk kanë munguar as modelet e tjera luksoze. Ne ju prezantojmë 10 veturat luksoze që kanë qenë më të shiturat gjatë vitit 2012.

 

“BMW Z4”

Kjo veturë sportive vërtet e bukur ka qenë e parapëlqyera e dashamirësve të vozitjes sportive dhe plot adrenalinë. Për ta pasur këtë makinë duhen rreth 66 000 dollarë.

 

“BMW X6”

Edhe gjatë vitit 2012 ka qenë jashtëzakonisht e kërkuar. Kjo falë cilësive të treguara, por edhe pamjes vërtet tërheqëse dhe shumë sportive. Çmimi i modelit bazë të kësaj veture sillet në rreth 73 000 dollarë.

 

“Audi R8”

Modeli më sportiv dhe tërheqës i “Audi”-t, “R8”, i cili së fundmi ka përjetuar disa përmirësime si në dizenjo ashtu edhe në karakteristika të tjera, vazhdon të pushtojë zemrat e të pasionuarve në mbarë botën, edhe pse çmimi i tij sillet në rreth 132 000 dollarë.

 

“Mercedes-Benz CLS”

“Mercedes”-i si gjithmonë mbetet në majën e klasifikimit të veturave më të parapëlqyera dhe modeli “CLS” është ndër më të dashurat. Ky model i mrekullueshëm edhe këtë vit ka shënuar shitje të jashtëzakonshme, ndërsa çmimi i tij është rreth 84 000 dollarë.

 

“Cadillac Escalade”

“Cadillac”-u mbetet njëra ndër veturat më të pëlqyera në Amerikë, por vitet e fundit ka arritur të tërheqë blerës në mbarë botën. Kjo për shkak të cilësive vërtet mahnitëse që ofron, por edhe pamjes tërheqëse dhe luksit. Çmimi i saj është rreth 87 000.

 

“Nissan GT-R”

E shpallur si vetura më e mirë e vitit 2012, “Nissan GT-R” falë paraqitjeve të jashtëzakonshme dhe pamjes tejet tërheqëse ka qenë jashtëzakonisht e shitur dhe interesimi për të vazhdon të jetë i lartë.

 

“Porsche 911”

Kjo listë do të ishte e zbrazët pa pasur edhe një përfaqësues nga “Porsche” dhe asnjë model nuk e bën këtë më mirë sesa “911”-a, që vazhdon të jetë shumë i parapëlqyer edhe pse çmimi shkon në rreth 190 000 dollarë.

 

“Volkswagen Touareg Diesel”

Edhe “Volswagen”-i ka arritur që me modelin e vet “Touraeg” të gjejë vend në këtë listë, pasi shifrat e shitjes janë tejet të larta duke marrë parasysh se është një veturë që tashmë ka dëshmuar cilësi dhe luks. Çmimi i tij sillet në rreth 71 000 dollarë.

 

“Lexus LX 570”

“Lexus”-i njihet për luksin e lartë në modelet e veta, ndërsa kulmin e ka arritur me modelin “LX 570”, i cili ka shënuar shitje të jashtëzakonshme përkundër faktit që kushton rreth 84 000 dollarë.

 

“Audi Q7 Diesel”

Edhe një model tjetër luksoz nga “Audi”, që ka shënuar shitje rekord gjatë vitit 2012. Kjo falë një pamjeje vërtet sportive, por edhe paraqitjeve të jashtëzakonshme sportive. Çmimi i modelit “Q7 Diesel” shkon  në rreth 63 000 dollarë.

/Start - AutoLajme/



     
  Komento kete Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Permbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojme te gjithe lexuesit tane se komentet te cilat permbajne fjalor ofendues, antikombetar, antifetar, percares NUK DO TE PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Debutim i pafat për Endri Çekiçin
Ja kush janë 10 familjet më të pasura në botë
Pse ju harxhohet shpejt bateria e telefonit tuaj?
Rozmarina ndihmon sistemin tuaj nervor
Llojet e varësisë të lindura nga mungesa e dashurisë
`Coca Cola` + `Mentos` në vaskë =...
Asgjë e re nga Milani, lë pikë përballë Kievos
E dini që planeti Mars është ngjyrë blu?!
Modiano: Harresa. E shkuara? Është vendi i krimit
Op / Ed
Lajmi i fundit
 Forum
Grindesh me veten? Kushedi sa gjëra do të ndryshonin, sa ekuilibra do të prisheshin sikur të bëje një marrëveshje pa interes me veten... »»
 Eseistikë
Revolucioni dhe religjioni Në një mënyrë a në një tjetër, historia ka treguar se nuk mund të arrihet një ndryshim i qenësishëm në rrafshin individual dhe sidomos në atë shoqëror pa një trajtë revolucioni apo religjioni, pavarës »»
 Dossier
Roli i opozitës antizogiste në prag të pushtimit të Shqipërisë Në fillim të vitit 1939, kur Italia tashmë kishte hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjes për pushtimin e Shqipërisë, në Paris mbërritën me mision special Mustafa Kruja dhe Ernest Koliqi. »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.