Gazeta Start - Harrojini të gjitha ato që dini rreth ushqyerjes në shtatzëni
facebook
twitter
rss
E Martë,   28 Prill 2015
Harrojini të gjitha ato që dini rreth ushqyerjes në shtatzëni
2013.01.05 - 14:59   
 
Megjithëse gjatë shtatzënisë dëgjojmë shpesh fjalë si “jeni dy vetë tani, duhet të hash më shumë”, specialistët thonë se ky mendim është i gabuar. Sipas tyre shtatzënës i mjaftojnë 350 kalori në ditë për të ushqyer veten dhe beben e saj.  

Kujdes:

• Të kërkosh të hash diçka është një gjendje psikologjike e lindur nga hormonet e shtatzënisë.
• Është e gabuar teza se “konsumimi i ushqimeve me sheqer vë në lëvizje fëmijën në barkun e nënës”.
• Kur nëna është e uritur minimizohen lëvizjet e fëmijës. Për këtë arsye shtatzënat duhet të ushqehen një herë në 2-3 orë.
• Shtatzënat duhet të mbështeten në krahun e majtë kur flenë për shkak të përshpejtimit të qarkullimit të gjakut.
• Ushqimet e konsumuara gjatë shtatzënisë nuk ndikojnë në gjininë e fëmijës.

Çfarë duhet të hanë?

Nuk është e nevojshme një dietë e veçantë. I rëndësishëm është konsumimi i përditshëm i proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve. Proteinat mundësojnë strukturimin e qelizave dhe rinovimin e tyre. Yndyrnat përbëjnë gurët bazë të trurit dhe sistemit nervor. Ndërsa karbohidratet janë shumë të rëndësishëm për komunikimin ndërqelizor, zhvillimin e fëmijës dhe sistemin imunitar.

Ushqimet më të rëndësishme në shtatzëni 

Avokado

• Përmban 40% fibra dhe është i pasur me acid folik, potassium, vitaminë C dhe B6. Dobitë për nënën: zgjidh problemin e kapsllëkut dhe minimizon të përzierat.

• Fëmija: mundëson zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor.

Arra –lajthia

• Përmbajnë bakër, magnez, selen, zink, potasium, kalcium dhe vitaminë E.
• Dobitë për nënën: mbron sistemin imunitar, të zemrës dhe enëve të gjakut.
• Dobitë për fëmijën: mbështet zhvillimin e trurit.

Brokoli

• Përmban vitaminat A-C dhe kalcium.
• Dobitë për nënën: zbukuron lëkurën , ekuilibron zorrët.
• Dobitë për fëmijën: mundëson zhvillimin e kockave.

Kosi

• Përmban vitaminat A-C dhe Kalcium.
• Dobitë për nënën: zbukuron lëkurën dhe ekuilibron aktivitetin e zorrëve.
• Dobitë për fëmijën: mundëson zhvillimin e kockave.

Veza

• Burim i omega -3. Trupi e përthith të gjithë vezën.
• Për nënën: parandalon shtimin në peshë.
• Për fëmijën: mundëson zhvillimin e tij.

Spinaqi

• Është burim i acidit folik, hekurit dhe kalciumit. Duhet konsumuar i gjallë për të marrë hekurin p. sh të përdoret si sallatë.
• Për nënën: mbron sistemin imunitar.
• Për fëmijën: mundëson strukturimin e gjakut.

Thjerrëzat

• Përmbajnë acid folik dhe hekur, janë depozitë proteinash.
• Për nënën: riparon  indet muskulore, mbron sistemin imunitar dhe të mban të ngopur.
• Për fëmijën: mundëson strukturimin e gjakut.
Çfarë duhet pasur kujdes

Djathi

• Të qëndrohet larg djathit të pasterizuar sepse në këtë lloj djathi gjendet një bakter i rrezikshëm i quajtur listeria.
• Dëmet që i shkakton nënës: mund të nxisë dështimin.
• Dëmet që i shkakton fëmijës: mund të bëhet shkak për vdekjen e fëmijës.

Veza

• Nuk duhet të konsumohet e pa gatuar mire. Të gatuhet mire e bardha dhe e verdha. Bakteri salmonella mund të shkaktojë helmimin e nënës.

Peshku

• Të mos konsumohen peshq që jetojnë në fund të detit si levreku, barbunjat e të tjerë sepse përmbajnë një nivel të lartë zhive. Të konsumohen peshku ton dhe të ngjashëm me të.

Qumështi

• Të mos konsumohet qumësht dhe produkte qumështi të papasterizuara.
• Mund të shkaktojnë helmimin e nënës.

Lëngje të dobishme

Lëngjet e freskëta të frutave, qumështi dhe dhalli janë lëngjet më të shëndetshme.

Çfarë nuk duhet konsumuar

Vijon...



     
  Komento kete Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Permbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojme te gjithe lexuesit tane se komentet te cilat permbajne fjalor ofendues, antikombetar, antifetar, percares NUK DO TE PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Reali mendon ta blejë përfundimisht Hernandezin
Kujdes! Edhe majmunët rebelohet (Video)
“Lumia” shton në buxhetin e Microsoftit 1.4 milionë dollarë
Aloe vera, bima e shëndetit
Lidhja e mrekullueshme mes nënës dhe fëmijës
Nëna
Kukësi shkarkon Shaqirin
Kur zebrat dalin ‘shëtitje’ shkaktojnë kaos (Foto/Video)
Modiano: Harresa. E shkuara? Është vendi i krimit
Op / Ed
Lajmi i fundit
 Forum
Ti je një thesar! Ti je vetë një thesar! Nuk ke nevojë ta thotë dikush apo të të vlerësojë dikush tjetër. Nëse thesari yt është mbuluar me pluhur merr një leckë të butë dhe pastroje, fshije mirë dhe shkëlqeje. »»
 Eseistikë
Revolucioni dhe religjioni Në një mënyrë a në një tjetër, historia ka treguar se nuk mund të arrihet një ndryshim i qenësishëm në rrafshin individual dhe sidomos në atë shoqëror pa një trajtë revolucioni apo religjioni, pavarës »»
 Dossier
Terenc Toçi dhe qeveria e përkohshme shqiptare e 26 prillit 1911 Terenc Toçi ishte dhe mbetet një nga personalitetet më të njohur shqiptarë të arbëreshëve të Italisë. Ai u lind më 9 mars 1880 në një provincë të Kozencës. Që në moshë të re, Terenc Toçi u aktivizua n »»

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.