facebook
twitter
rss
E Merkurë,   17 Shtator 2014
Arrestohen për vjedhjen e një dyqani pronarët e një fabrike
2012.12.28 - 15:45   
 
Elbasan – Dy vëllezër u arrestuan dhe një shtetas tjetër u shpall në kërkim nga policia e Elbasanit, pas një operacioni të koduar “NATA”.  

 Ata po tentonin të grabisnin një dyqan me fustane nusesh.  Nga aksioni i policisë u arrestuan vëllezërit, Ardjan  Subashi, 40-vjeç, banues në Elbasan, i proceduar me pare për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”, si dhe Arben Subashi, 45-vjeç, banues ne Elbasan, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër,  bashkëpunëtor në ngjarje.

“Arrestimi i  tyre u be pasi, mbrëmë rreth orëve te vona këta shtetas kane shkatërruar si dhe kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri pistoletë, dyqanin ku tregtoheshin fustane nusesh, në pronësi të shtetasit D.Dallia. Po kështu dy te arrestuarit janë dhe autore të dyshuar të ngjarjeve të ndodhura në muajt Tetor-Nëntor ku janë djegur dy mjete tip Mercedez Benz po ne pronësi të D.Dalli”, thekson policia. 

Në momentin e kapje, këtyre shtetasve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë armë të cilën ky shtetas ka tentuar të kryeje vjedhjen, 1 maskë, 1 kapuç, 1 palë doreza, si dhe disa sende të tjera. 

Gjatë kontrollit te ushtruar, ne një fabrike sfungjeri, fabrikë e cila është në pronësi të tyre,  u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe 1 shotgan. Po punohet për dokumentimin e plote të kësaj ngjarje.  Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Vjedhje me armë e mbetur ne tentative”. /Start/    



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Ronaldo i rekordeve
10 parashikimet se çfarë do të ndodhë në vitin 2025
Zbuloi informacione mbi “iPhone 6”-ën, arrestohet punonjësi i “Foxconn”
7 arsye për të buzëqeshur
Gati të bëhesh baba?
Rekordi në ngritjen me gishta të vegjël
Robeni me ide të qarta: Duhet të synojmë gjithnjë trofeun e Championsit
Ja si ishte interneti në vitin 1993 (video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Kufijtë e një shtëpie Po gjithë ata persona, miliona persona të cilët e kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre brenda kufijve të një shtëpie, te cila shkencë ekzakte mund të zënë vend? »»
 Eseistikë
Përkthimi - mes tradhtisë dhe krijimtarisë Ja pse një përkthyes mund të jetë edhe tradhtar, jo sepse e kthen apo e transformon veprën përmes gjuhës (që mbetet një premisë tjetërsimi), por, mbi të gjitha, sepse krijon një kopje, e cila bëhet sh »»
 Dossier
Projektligji i Këshillit Kombëtar në vitin 1922 për duhanin, alkoolin, bixhozin dhe homoseksualietetin (I) Në nëntor të vitit 1922, një nga problematikat që u shtrua për diskutim në Këshillin Kombëtar ishte edhe “projektligji për të ruajtur moralin e moshës së re”. »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.