Gazeta Start - Unioni Shqiptar Kursim Kredi do rrisë kreditë për zonat rurale
facebook
twitter
rss
E Diel,   25 Janar 2015
Unioni Shqiptar Kursim Kredi do rrisë kreditë për zonat rurale
2012.12.19 - 16:27   
 
Tiranë - Unioni Shqiptar Kursim Kredi synon të rrisë në 2013, me 10% fondin për kreditimin e zonave rurale në të gjithë vendin.  

Drejtorja ekzekutive e Unionit SHKK, Zana Konini, në një konference për shtyp te mërkurën në Tiranë, tha se "megjithëse në kushtet e krizës ekonomike, Unioni SHKK ka arritur te sfidoje me tregues pozitive ne  te gjitha shërbimet financiare qe ofron, kryesisht për zonat rurale në të gjithë vendin.

Duke bërë një bilanc të rezultateve që ka arritur Unioni për vitin 2012, Konini theksoi se, "Ky institucion ka dhënë kredi për 7 mije ferma bujqësore që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë"  Ndërkohë rrjeti  ekzistues i SHKK-ve nga 1070 fshatra që është aktualisht, vitin qe vjen do te zgjerohet edhe ne tre rrethe te tjera te vendit duke rritur volumin e kredidhënies dhe depozitave si dhe të zhvillojë më tej gamen e shërbimeve financiare nëpërmjet përshtatjes dhe zhvillimit të produkteve të diversifikuara dhe atyre të reja.

Në funksion të këtij misioni, Unioni SHKK, thekson Konini, gjatë këtij viti vlereson si arritje nënshkrimin e marrëveshjes me Bankën Credins, marrëveshje e cila do te vije ne ndihme edhe me shume mbështetjes financiare te zonave rurale. Unioni do të vazhdojë të mbulojë me aktivitetin e tij ato zona që janë lënë jashtë shërbimeve financiare si dhe të ofrojë kushtet më optimale duke ndikuar në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të këtyre zonave, konsolidimin e bizneseve, si dhe përmirësimin e nivelit të jetesës së banorëve.

Unioni SHKK, mbetet ofruesi ekskluziv i shërbimeve financiare për banorët e zonës rurale. Fillimet e veta ky institucion i ka në vitet ’90, kur u iniciua projekti i parë i lehtësimit të varfërisë rurale financuar nga Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare.  Shoqëritë Kursim Kredi ofrojnë dhe sigurojnë shërbime financiare si mikrokredi, dhe kursime për popullatën që punon e jeton në zonën rurale, e cila praktikisht është e pa shërbyer nga sistemi tradicional bankar.

Unioni punon për të lehtësuar aksesin e njerëzve me të ardhura të ulëta për shërbime financiare duke forcuar në mënyrë të vazhdueshme aftësitë institucionale, dhe duke adoptuar shërbimet financiare sipas nevojave specifike të klientelës. Aktualisht, ky institucion ka një rrjet prej 97 SHKK me një total prej mbi 33,000 anëtarësh, ku nëpërmjet shërbimeve financiare mbulohen mbi 1073 fshatra në 16 rrethe të vendit. GRUPI Union-SHKK zotëron një tepricë kredie prej mbi 4 miliardë lekë, depozita në shumën e 1,4 miliardë lekë dhe total asetesh në vlerën e mbi 6 miliardë lekëve. /Start/



     
  Komento kete Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Permbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojme te gjithe lexuesit tane se komentet te cilat permbajne fjalor ofendues, antikombetar, antifetar, percares NUK DO TE PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Shkëlqen Greizman, Atletiko nuk heq dorë nga titulli
Gruaja që u pasurua nga plehrat. Ja se çfarë gjeti......
“Windows 10” së shpejti edhe në telefonat tuaj
Si të “luftojmë” thinjat
A mund të shërohet mungesa e përqendrimit te fëmijët?
Debat i nxehtë
FA Cup, ngec edhe Liverpuli
Kalon 40 vite burg edhe pse ishte i pafajshëm
Modiano: Harresa. E shkuara? Është vendi i krimit
Op / Ed
Lajmi i fundit
 Forum
Greqi, verdikti mbi Evropën »»
 Eseistikë
Revolucioni dhe religjioni Në një mënyrë a në një tjetër, historia ka treguar se nuk mund të arrihet një ndryshim i qenësishëm në rrafshin individual dhe sidomos në atë shoqëror pa një trajtë revolucioni apo religjioni, pavarës »»
 Dossier
“Universitetet shqiptare” Ideja për hapjen e një universiteti në hapësirën shqiptare u hodh për herë të parë nga Sami Frashëri në veprën programatike “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet” në vitin 1899. »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.