facebook
twitter
rss
E Premte,   28 Nëntor 2014
Belbëzimi tek fëmijët
2012.12.05 - 14:24   
 
Belbëzimi i shfaqur më shpesh tek fëmijët se tek të rriturit mund të kalojë vetvetiu. Por, ne nuk mund të parashikojmë se tek cilët fëmijë do të kalojë vetvetiu dhe tek cilët mund të mbesë për gjatë gjithë jetës.  

Më poshtë do t’i japim përgjigje disa pyetjeve në lidhje me belbëzimin:

Çfarë është belbëzimi?

Belbëzim quhet çrregullimi i rrjedhshmërisë së të folurit, mos-nxjerrja fare e zërit, zgjatja e tepruar e disa tingujve, përsëritje e shkronjave ( tttt-topi), rrokjeve (ma-ma-ma- mace) apo fjalëve (unë-unë-unë).

Sigurisht që për të përcaktuar më mire belbëzimin apo jo të fëmijës duhet që ky faktor të ndikojë në komunikimin e tij me të tjerët. Problemi është i ndryshueshëm. Ndonjëherë njeriu mund të belbëzojë edhe duke folur rrjedhshëm. Graviteti i problemit mund të ndryshojë me kalimin e kohës.
 
Kur shfaqet belbëzimi?

Belbëzimi shfaqet tek grupmoshat 1,5 - 12 vjeç por rastet më të shpeshta janë mes 2 - 5 vjeç.

A ekziston ndonjë shkak i veçantë i shfaqjes  së tij?
 
Në të kundërt të asaj që thuhet belbëzimi nuk lind si pasojë e një traume psikologjike. Nëse ka ndonjë faktor gjenetik kjo mund ta nxisë.
 
Pse fëmijët belbëzojnë?

Ka shumë të dhëna të cilat tregojnë se faktorët gjenetikë, neurofiziologjikë, zhvillues dhe të ambientit ndikojnë në shfaqjen e belbëzimit. 

Megjithëse belbëzimi mund të shfaqet rrallë ai mund të shfaqet edhe si pasojë e një dëmtimi neurologjik...
 
A ndikon seksi i fëmijës në shfaqjen e belbëzimit?

Po. Belbëzimi shfaqet më shumë tek djemtë se vajzat në një mesatare 4/1.
 
A mund të kalojë vetvetiu?

Belbëzimi mund të shfaqet tek fëmijë të moshës 2-3 vjeç me aftësi të zhvilluara gjuhe por të cilët nuk kanë përparuar në përfitimin e mekanizmit të gjuhës. Ky problem mund të kalojë me kalimin e kohës nëse mekanizmi i të folurit  arrin në të njëjtin nivel me aftësitë e gjuhës. Por mjekët nuk mund të parashikojnë më pare se tek cilët fëmijë do të kalojë vetvetiu dhe tek cilët jo.

Ku duhet vizituar fëmija nëse belbëzon?
 
Për të filluar kurimin e belbëzimit prindërit duhet të kontaktojnë një specialist të çrregullimeve të gjuhës dhe të folurit.
 
Çfarë u këshillojmë familjeve që kanë fëmijë belbëzues?

Mos u përpiqni të rregulloni dhe kritikoni të folurën e fëmijës. Mos e kërcënoni të flasë ngadalë apo më me rregull. Mos ia plotësoni fjalët në vend të tij. Përpiquni të mos ia pasqyroni shqetësimin dhe ankthin tuaj rreth këtij problemi. Kontaktoni një mjek specialist. Specialisti mund t’ju sugjerojë pritjen ose ndërhyrjen e menjëhershme në varësi të rastit. Veçanërisht fëmijët të cilët e kanë kuptuar problemin, refuzojnë të flasin, ndryshojnë fjalët për të mos belbëzuar dhe sforcohen shumë kur flasin duhet të vizitohen menjëherë tek një mjek specialist. Ndërhyrja e menjëhershme dhe pa humbur kohë është shumë e rëndësishme nëse marrim parasysh faktin se belbëzimi mund të kalojë vetvetiu pa u kthyer në gjendje kronike. Sa më herët që të fillojë terapia aq më të larta do të jenë rezultatet e arrira.

/Start/Aisa Kokiçi/



     
  Komento kete Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Permbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojme te gjithe lexuesit tane se komentet te cilat permbajne fjalor ofendues, antikombetar, antifetar, percares NUK DO TE PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Liga e Europës, ja rezultatet e ndeshjeve të luajtura
9 fakte rreth proteinave
“iPhone 6S”, me ekran prej safiri?
Stomaku juaj preket nga stresi
Si fillon adoleshenca?
Fuqia e ëndrrës
Uilsher, 3 muaj larg fushave të lojës
Kur avioni niset me të shtyrë... (VIDEO)
Blendi Fevziu: Ahmet Zogu nuk ishte tradhtar
Op / Ed
Lajmi i fundit
 Forum
Zgjidh lumturinë Të jetosh nuk do të thotë thjesht të marrësh frymë. Të jetosh do të thotë të mësosh, të zbavitesh, të prodhosh ide, të bëhesh i dobishëm, të zbulosh, të kërkosh strehim... »»
 Eseistikë
Rrëfimi dhe bota Kur themi “një e vërtetë për qenësinë”, nënkuptojmë atë lloj të vërtetë e cila ka të bëjë drejtpërdrejtë me çdo njeri, ose i drejtohet çdo njeriu, pavarësisht kohës dhe hapësirës nga e cila vjen, dhe »»
 Dossier
Fjalimi i Esat Pashë Toptanit në Parlamentin osman mbi kryengritjet shqiptare (I) Në dekadën e parë të shek. XX, Esat Pashë Toptani ishte një nga personalitetet më të njohura në elitën politike xhonturke. »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.