facebook
twitter
rss
E Merkurë,   03 Shtator 2014
Durrës, kapet në port një vajzë me 44 kg drogë
2012.11.11 - 09:01   
 
Durrës – Një grua u arrestua gjatë natës në portin bregdetar të Durrësit, pasi ajo u kap duke transportuar një sasi prej 44 kilogramësh drogë në drejtim të Italisë.  

Burime të policisë konfirmuan se lënda narkotike u gjet në një automjet tip Benz, me drejtues shtetasen Dorina Cara, 26-vjeçe. Lënda narkotike e llojit kabanis sativa ishte e ndarë në 84 pako të mbështjella me letër natriban.

Sipas të njëjtave burime, pesha e përgjithshme e lëndës narkotike kanabis sativa që u sekuestrua arrin në 44 kg e 308 gr. Bashkë me automjetin, që po drejtohej me traget për në Bari (Itali), u sekuestruan edhe pesë telefona celularë me kartat e tyre, si dhe një sasi të hollash në valutë-shtuan burimet, sipas të cilave po punohet për të mësuar lidhjet e mundshme të 26-vjeçares së arrestuar me bashkëpunëtorë të mundshëm brenda dhe jashtë vendit./Start/



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Rama inspekton punimet në stadiumin e Elbasanit
Ja macja që shpëtoi pronarin nga vdekja (Foto)
Karakteristikat e “Sony Xperia Z3”
Faktorët nxitës të astmës
Fëmija i rritur pa përgjegjësi nuk mund të zgjidhë problemet
Gaza e shkatërruar
Ronaldo i pakënaqur: S’mund të them atë që mendoj për merkaton e Realit
Kur struci shëtit nëpër rrugë (Video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
I humburi në familje nuk mund të fitojë përjashta I humburi në familje nuk mund të fitojë përjashta, sado të larta të jenë idealet që ka... edhe nëse duket fitimtar për një kohë të shkurtër. Në fillim vjen familja... familja... »»
 Eseistikë
Kur kopja të çon te origjinali Të marrësh shkas nga një planet si Hëna, që pas Diellit është planeti dhe dukuria natyrore më e ngarkuar me simbolikë dhe poetikë, në të gjitha traditat/kulturat, do të thotë thjesht ta sjellësh në »»
 Dossier
Programi dhe organizimi i “Partisë Kombëtare të Shqipërisë” 1902 (II) Artikulli 17 përcaktonte bazat “filozofike” ose kodet morale të “Partisë Kombëtare të Shqipërisë”. Sipas tij, veprimtaria e kësaj partie do të mbështetej në principe dhe virtyte themelore që kishin ka »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.