facebook
twitter
rss
E Enjte,   23 Tetor 2014
Çrregullimet e gjumit të shtyjnë drejt depresionit
2012.11.08 - 16:13   
 
Çrregullimet e gjumit bëhen shkak të ndryshimit të personalitetit dhe e shtyjnë personin në depresion.  

Specialistët bëjnë të ditur se çrregullimet e gjumit mund t’i hapin rrugë ndryshimeve të karakterit dhe ta shtyjnë personin drejt depresionit.

Njerëzit kalojnë një të tretën e jetës së tyre në gjumë. Fëmijët e porsalindur flenë afërsisht 18-20 orë në ditë ndërsa të rriturit flenë 4-11 orë në ditë.

Hormoni i rritjes lëshohet më shumë gjatë gjumit dhe gjumi luan një rol të rëndësishëm në rritjen, zhvillimin, rigjenerimin e trupit, në funksionet e memories. Tashmë kanë filluar të zgjidhen një nga një sekretet e gjumit. Me hyrjen e kompjuterëve në botën e mjekësisë  kanë filluar të ndriçohen të gjitha informacionet e dyshimta. Tashmë çdo rezultat mbështetet në një vëzhgim. Tashmë të gjithë e dimë se gjumi nuk është thjesht një pushim pasiv por një faktor restaurimi i përjetuar në mënyrë aktive. Gjatë gjumit riparohen të gjitha funksionet e trupit dhe trurit dhe kështu trupi fillon një ditë të re. 

"Trupi teston veten"

Ndërkohë që trupi pushon duke lëshuar muskujt gjatë gjumit të shëndetshëm në të njëjtën kohë ai teston të gjitha sistemet dhe funksionet. Lëvizjet e zorrëve ngadalësohen, mëlçia dhe veshkat minimizojnë funksionet e tyre për të shpëtuar nga stresi i përditshëm. Studimet e zhvilluara kanë treguar se në një gjumë të thellë shtohet sinteza e proteinave në trup, mitoza e qelizave dhe hormoni i rritjes. Përballë kësaj minimizohet lëshimi i hormoneve katabolike dhe shkatërruese si adrenalina dhe kortikosteroidet.

"Pagjumësia të shtyn në depresion"

Personat me probleme në frymëmarrje gjatë gjumit zgjohen të lodhur në mëngjes. Me kalimin e kohës mund të shfaqen dhimbje koke në mëngjes. Funksionet e trurit humbasin vitalitetin e tyre. Pas kësaj shfaqen harresa, mungesa e dëshirës, tensionim, nervozizëm. Çrregullimet e gjumit shkaktojnë probleme të ndryshme sociale si depresion, pamjaftueshmëri seksuale, dhe impotence. Personat me hipertension të cilët kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë gjumit  rrezikohen nga hemorragjia cerebrale apo kalimi i paralizës si pasojë e rritjes së menjëhershme e tensionit gjatë natës./Start/A. Kokiçi/



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Leverkuseni super, paqe në Monako
Po, superheronjtë ekzistojnë, këta fëmijë e dëshmuan (Video)
“HTC” vjen edhe me “Desire 820 Mini”
Si të shpëtojmë nga dhimbja e fytit
Abuzimi ndaj fëmijëve
Kështu priten mysafirët!
Arsenali del fitues në trillerin e Brukselit, “poker” për Dortmundin
Hidhet në zjarr, shpëton një njeri (video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Klithmat e brezit të teknologjisë Unë nuk kisha lindur në mes pemëve e gjelbërimit, as në ndonjë fshat. Kam ardhur në këtë botë në një spital, nën kontrollin e doktorit. Pas lindjes më kanë larë menjëherë dhe janë përkujdesur për mua. »»
 Eseistikë
Pyete jetën Alija Izetbegovi? është i atillë, saqë kur vendos të thuash diçka mbi të, ndjehesh vërtet i vockël para tij; nuk di nga t’ia nisësh më parë. Ata që e njohin biografinë e tij janë të vetëdijshëm për kë »»
 Dossier
Lëvizja e Delvinës në optikën e legatës angleze (II) Lajmi i vdekjes së Et`hem Totos u qarkullua në mënyrë disi dramatike në një pritje të madhe në mbrëmjen e datës 25 maj te Legata Jugosllave. Përpara se të vinte lajmi, pata rastin të shkëmbej disa f »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.