facebook
twitter
rss
E Henë,   15 Shtator 2014
Greqi, gati Kodi i Emigracionit për mijëra emigrantë
2014.02.15 - 17:37   
 
Athinë – Në Parlamentin grek do të miratohet javën e ardhshme Kodi i Emigracionit, një dokument me rreth 100 faqe, për të cilën është punuar prej një viti.  

Futja e Kodit për Emigracionin në Parlament është përshëndetur edhe nga partia Pasok që është në aleancë me qeverinë konservatore të djathtë të Antonit Samaras.

Siç dihet Greqia ka dështuar në 20 ligjet e emigracionit, në 6 dekrete presidenciale si dhe në 100 qarkore dhe 42 akte normative, duke u renditur në vendin e fundit në BE, për sa i përket legjislacionit për integrimin e emigrantëve, në një kohë që legalizimi i emigrantëve është fillimi i procesit në integrimin e tyre. Tashmë me këtë lëvizje, Greqia më në fund po i bindet urdhrave dhe direktivave të Bashkimit Evropian për hartimin dhe miratimin e një ligji të përshtatshëm për emigrantët.

Në një deklaratë të partisë  PASOK thuhet se Kodi i ri është produkt i konsultimeve demokratike dhe përgjigjet në shumicën e problemeve të identifikuara në menaxhimin e migracionit ekonomik nga departamentet përkatëse dhe komuniteteve të emigrantëve.

“Pas miratimit të Kodit duhet të trajtohet shpejt problemi që ka lindur pas vendimit të Këshillit të Shtetit, i cili i konsideron antikushtetuese dispozitat e Ligjit 3838/10, që u jep të drejta për shtetësi për fëmijët e lindur dhe të rritur në Greqi”- kjo për PASOK-un është panegociueshme”.

Ministria e Brendshme: Kodi i ri i Imigracionit më pak burokratik

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, L.Grigorakos, thekson se Kodi i Emigracionit konsolidon 20 ligje, 6 Dekrete Presidenciale dhe 42 Aktet Normative. Sipas z Grigorako përveç konsolidimin e legjislacionit, Kodi i emigracionit i paraqitur në Parlament pritet të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në çështjen e shtetësisë.

Ai deklaroi se ky Kod u hap rrugë mijëra emigrantëve që janë "bllokuar" në Greqi, pra që kanë dokumente vetëm për në shtetin helen. Me miratimin e ligjit të ri, ata mund të shkojnë për të punuar në vende të tjera të BE-së, në një kohë ku papunësia në Greqi është në nivele alarmante. 

“Leja e qëndrimit me rezidentë afatgjatë, për fëmijët e lindur nga emigrantët në Greqi mund të vendosin në moshën 18-vjeçare, në qoftë se ata do të marrin shtetësinë apo jo. Kodi i Imigracionit redukton në rinovimin e lejes së qëndrimit dhe ofron vulat e nevojshme duke u reduktuar 50 "ensima" (ditët e punës të ligjshme) në vit nga 150 që është aktualisht” tha ai.

Parlamenti: Të dhënat për emigrantët 

Sipas të dhënave të paraqitura në Parlament, numri i emigrantëve ligjore në Greqi është 473,424, pra që disponojnë një dokument leje qëndrimi në Greqi. Nga këto, 232,000 janë në Atikë, Selanik dhe Halkidiki dhe me Kodin për emigracionin pritet të lehtësojë procedurat për rreth 33.000 më shumë emigrantë nga 65,000 që janë në pritje (për marrje te nënshtetësisë).

Debati në Parlament

“Vitet e fundit duket se është zhvilluar një politikë për dekurajimin e emigrantëve të ardhur nga vendet e treta, madje edhe për ata që kanë dokumente ligjore dhe kërkesat për të qëndruar në Greqi. Nuk është rastësi që akoma qëndron në pritje ligji mbi shtetësinë, duke u mbështetur në supozimin e Ministrit të Drejtësisë, Charalambos Athanassiou. Ajo ka dërguar në qeveri gati për një vit një projektligj, për çështjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale. Zëvendësministri i brendshëm shprehu mendimin se kufizimi duhet të minimizohet” ka theksuar deputeti Niko Voutsis i partisë së majtë SYRIZA .

”Për në zgjedhjet lokale 10,800 qytetarë- për shkak se këta njerëz kanë të drejta legjitime- unë besoj se duhet të votojnë. Ne do përpiqemi sinqerisht për të ulur në minimum për ata njerëz që nuk do të kenë të drejtën e votës, sigurisht duke respektuar vendimin e Këshillit të Shtetit“, tha z Grigorakos. /Shpëtim Zinxhiria/Athinë/

 
 



Postuar më: 2014-02-16 11:00
Une dij me thane se parlamenti Grek drejtohet nga Kisha e atje ligjet e emigracionit jane nje farse e tallje per mijera emigrante !!! 23-vjet emigracion per shqiptaret e te rinovosh lejen je ne pritje te gjate sikur ke ardhur sot !!! Greqia eshte shume larg BE me ligje e vendime e gabimisht eshte ne kete zone !!!Po nuk u largua Kisha nga shteti zor se rregullohet gje per emigracionin !!!
Rita , Stuttgart
Postuar më: 2014-03-11 19:39
kam gruan pa dokumenta un dhe femijt kemi
artan salai , rodos
Postuar më: 2014-03-15 22:01
Un dhe nusja jemi pa letra kemi dhe femij qe ka lindur ketu cfar do te behet me ne ju lutem na ndihmoni flm
bardhi , krete
Postuar më: 2014-03-20 10:38
pritet ndonje ligj per grate qe nuk kane dokumenta kur njekohesisht une dhe femija kemi letra dhjete vjecare
fredi , shkoder
Postuar më: 2014-03-20 10:41
pritet ndonje ligj per grate qe nuk kane dokumenta kur njekohesisht une dhe femija kemi letra dhjete vjecare
fredi , athine
Postuar më: 2014-04-14 15:28
peitet ndonje ligje per grate qe nuk kane dokumenta kur njekohesisht une dhe femiaja kemi letra dhjete vjecare
safte , berta
Postuar më: 2014-07-10 08:47
per ne qe kemi hyr te pa ligjshem dhe kemi lindur femij ktej a kemi ndonje shpres per dokumenta
laureta , patra
Postuar më: 2014-09-13 20:00
gruaja kishte letra greke dhe per nji gabim nga certifikata shqiptare nuk mun d te rinovoj letrat kemi dhe nji vajz ne moshen 17.5 a kemi noj zgjidhje
goni , athin
     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Tirana merr kryesimin, Vllaznia ndal Flamurtarin në Vlorë
Ja cilët profesione e konsumojnë më shumë kafen
Prezantohen dy versionet luksoze të “iPhone 6”-ës
Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka temperaturë?
Çfarë kërkojnë femrat te meshkujt?
Djemtë që sfidojnë gravitetin
Rikthehet Mançesteri, poker QPR-së
12 të famshëm me nivelin më të lartë të inteligjencës
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Dy burimet e mërzisë I pari është thirrja e shpirtit, ndërgjegjes dhe zemrës në trajtën “kujdesu për ne, plotëso nevojat tona, kemi një problem”. Ndërsa burimi i dytë i mërzisë është dembelizmi, mungesa e veprimtarisë, pr »»
 Eseistikë
Përkthimi - mes tradhtisë dhe krijimtarisë Ja pse një përkthyes mund të jetë edhe tradhtar, jo sepse e kthen apo e transformon veprën përmes gjuhës (që mbetet një premisë tjetërsimi), por, mbi të gjitha, sepse krijon një kopje, e cila bëhet sh »»
 Dossier
Projektligji i Këshillit Kombëtar në vitin 1922 për duhanin, alkoolin, bixhozin dhe homoseksualietetin (I) Në nëntor të vitit 1922, një nga problematikat që u shtrua për diskutim në Këshillin Kombëtar ishte edhe “projektligji për të ruajtur moralin e moshës së re”. »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.