facebook
twitter
rss
E Merkurë,   30 Korrik 2014
Kompetencat e INUK, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së
2014.01.29 - 14:07   
 
Tiranë – Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për kompetencat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.  

 Kërkesa është rrëzuar, por Akti Normativ i qeverisë për zgjerimin e kompetencave të INUK, do të trajtohet në themel javët në vazhdim, ku edhe do të merret vendimi përfundimtar.

Kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese nuk “ngrin” veprimtarinë e aktit normativ. Demokratët kërkonin që të shfuqizonin vendimin e qeverisë që i jep të drejtë INUK-ut për prishjen e ndërtimeve, edhe në rastet kur ato janë me leje, por që bllokojnë investimet publike, ose janë ndërtuar në kundërshtim me planet urbanistike.

Avokati i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, thotë se vendimi i qeverisë anashkalon gjykatat, duke shkelur të drejtat e qytetarëve. “Vendimi cenon të drejtën e pronës dhe INUK kthehet në një institucion që vulos fatin e banesave të qytetarëve. Madje vendimi i qeverisë i jep të drejtë INUK të mos ndjekë proces gjyqësor”, theksoi ai. Por, ndryshe mendon përfaqësuesja e qeverisë në këtë proces. Edlira Jorgaqi, thotë se Partia Demokratike nuk është palë në konflikt. “PD nuk është palë në konflikt dhe si e tillë nuk ka cenim të pronës nga vendimi i qeverisë”, tha ajo.

Deputeti demokrat, Eduard Halimi, thotë se qeveria nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykata dhe as nuk mund t’i anashkalojë ato. “Ne kundërshtuam dëmet që po u bëhen qytetarëve shqiptarë nga qeveria me apo pa tritol. Ky ishte argumenti jonë duke i thënë gjykatës se i vetmi autoritet në Republikën e Shqipërisë që mund të cilësojë një pronë me leje ndërtimi apo me leje legalizimi si të ligjshme apo jo janë gjykatat e vendit. Nuk është i mundur kryeministri të thotë që nuk më duhen gjykatat se kam INUK-un. Nëse një pronë është e ligjshme ose jo kryeministri me këtë akt normativ thotë se këtë çështje ma zgjidh INUK-u. Qeveria e tritolit ka shkelur vendimet gjyqësore dhe kanë vendosur tritol mbi pronat e qytetarëve shqiptarë. Pronat e ligjshme nuk mund të shemben me tritol nga kryeministri apo kryeinspektori”, tha Halimi. /Start/
 

 



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Vidali pranë kalimit tek Junajtid
Fiton një mijë dollarë në një “show”, lexonte fytyrën e prezantuesit
Kthejeni fytyrën tuaj në një ikonë bisede
Ushtrimet e rregullta fizike ulin rrezikun e kancerit të kolonës
Si të bëhesh një nënë e lumtur?
Kur majmuni sfidon tigrin
Ibra surprizon sërish me një gol spektakolar (video)
Shikoni çfarë bën ky 5-vjeçar
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Femrat dhe meshkujt të ndryshëm në kërkesa Debatet në mes bashkëshortëve lindin për shkak të punëve që duhen bërë në shtëpi apo orendive që duhen marrë për të. Sipas specialistëve burrat dhe gratë mendojnë ndryshe për sa i përket ekzigjencave »»
 Eseistikë
Një dritare që mungonte Libri i mirënjohur i Titus Burckhardt-it, Arti i Islamit – gjuha dhe kuptimet, që tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe1, është një ndër ato vepra që për nga fizionomia, struktura e brendshme d »»
 Dossier
Një letër e panjohur e Eqerem bej Vlorës (I) Botimi në vitin 1907 i librit të diplomatit, historianit dhe gazetarit austriak Leopold Von Chlumecky (3 shkurt 1870-14 janar 1940) me titull “Austria dhe Italia”, »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.