facebook
twitter
rss
E Premte,   31 Tetor 2014
Serbia këmbëngul për Trepçën
2013.12.24 - 19:13   
 
Raundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi, me shumë gjasa do të përfshijë në agjendë edhe pronat dhe pasuritë natyrore në Kosovë, të paktën kështu ka paralajmëruar Beogradi.  

Në takimin e radhës mes dy kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, që pritet të mbahet më 19 janar të vitit të ardhshëm, mund të diskutohet edhe çështja e Trepçës, pronat dhe procesi i privatizimit.

Ministri i qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbia ka pjesë në Trepçë. Në bisedimet për pasuritë e Kosovës ai ka thënë do të kërkohet kompensimi i serbëve. Po ashtu kompensim do të kërkohet edhe për privatizimet që tashmë janë kryer.

Pas këtyre deklaratave kanë reaguar institucionet kosovare.  Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit thonë se në procesin e privatizimit kanë marrë pjesë bashkësia ndërkombëtare, por edhe persona nga komuniteti serb.

Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se me Serbinë nuk do të diskutohet për pronat dhe pasuritë, të cilat janë nën sovranitetin e shtetit të Kosovës.

“Të gjitha pronat e Kosovës, duke përfshirë edhe pasuritë e Kosovës, siç janë ato nëntokësore, janë pasuri nën sovranitetin e shtetit të Kosovës, dhe për to nuk do të bisedohet në dialogun e Brukselit”, ka thënë Tahiri.

/Start/



Postuar më: 2013-12-25 05:23
Kryenegociusija Ms Tahiri Ka shume te drejte. Por Eurosp dhe Ms. ashton nuk duhet te lejojne bisedime per pasurit nentoksore e Mbi toksore qe jane brenda territorit te Rapublikes Pavarure te Kosoves. Po qysh don me i dhen dhe cmimin NOBEL e me kthye mbrapasht bisedimet Kapitulli i Pronsisi esht mbyllure me kushtetuten e Kosoves. Serbet i bejne keto paranteza per te bere tyme per gjera te tjera?? Por Kosova nuk esht vetem ka mbi 100 e ca shtet qe e njohin. Kosova ka mundesi te hyjne para Serbise ne EUROPE.Serbia Pakicat i trjton si Skllever e nuk shkphet ne Europ me dy parime E per ne OKB pak rendesi ka.Me qene se amerika e shume shtete kontinenetit amerikan e aziatik europjan e kan njohur Kosove perfshi Australin.. Rep.e Kosoves me qen se ka nje territor shqiperin moter lidhet me ke te dojn ne bote nepermes Shqiperise. Ec Kosov D a r d a n e ne rrugen drejt perparimit e Begatise. Mos harroni Rendin dhe Korrupsionin ti luftoni vazhdimisht. Urimet me te mira per FESTAT e Funde VITIT. GEZUAR GJITHMON. Fatbardh Doci New York
Fatbardh Doci S.C. , NEW YORK
     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Gjoka pas shkarkimit: E prisja, gjithçka varej nga rezultatet
Përplas kokën, i kthehet shikimi
“Xiaomi” e treta në botë për prodhimin e telefonave inteligjentë
Pse nuk dobësohem?
10 arsye për të ndryshuar punën
Të jesh femër në rrugët e Nju Jorkut
Platini pritet me protesta shqiptare në Finlandë
Një histori e pabesueshme: A të thashë që të…
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Shpëtoni nga fiksimet negative Tani vendoseni vetë se me çfarë mendimi pozitiv do të zëvendësoni mendimin nga i cili dëshironi të shpëtoni. Zgjidhni mendimin e ri dhe përqendrohuni mbi të. »»
 Eseistikë
Po vijnë antropologët! Shtegtarët e vonuar, kryesisht evropianë, që marrin udhën për arsye studimore drejt vendesh të ashtuquajtura ekzotike, ose primitive, ose të egra (pra barbare) e kështu me radhë, kanë vënë një pengesë »»
 Dossier
Tërmeti i 28 janarit 1931 dhe idetë e para për banesat anti-sizmike në Shqipëri Më 28 janar 1931, në orën 7:20 minuta, qyteti i Korçës u trondit nga një tërmet i fuqishëm, i cili sipas dëshmive të kohës kishte zgjatur 10 sekonda. Me gjithë frikën e madhe që kishte ngjallur tek »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.