facebook
twitter
rss
E Merkurë,   23 Prill 2014
Akti për “nëpunësit”, Kushtetuesja shqyrton ankesën më 26 nëntor
2013.11.06 - 14:19   
 
Tiranë – Brenda këtij muaji do të shqyrtohet padia e Partisë Demokratike kundër aktit normativ të qeverisë për shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të ligjit për statusin e nëpunësit civil.  

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se ankesa do të shqyrtohet më datë 26 nëntor në orën 10:00.

Në listën e çështjeve për gjykim, Gjykata Kushtetuese ka shpallur edhe kërkesën e një të pestën të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ku përfshihen deputet të Partisë Demokratike, Partisë Republikane dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Objekti i padisë është “Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën i aktit normativ nr.5, datë 30.09.2013 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil””. Pezullimi i aktit normativ nr.5, datë 30.09.2013 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil””.

Partia Demokratike dhe dy aleatët e saj depozituan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën më 3 tetor, teksa qeveria miratoi para kësaj date aktin normativ për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit, një nga tre kushtet e fundit të BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat. 

“Mungesa e nevojës dhe urgjencës, si dhe mungesa e shkaqeve reale që përligjin ekzistencën e një gjendjeje jo normale në jetën e vendit, që do të justifikonte nxjerrjen e aktit normativ, përbën shkak për deklarimin e tij të papajtueshëm me Kushtetutën. Kjo për faktin se nevoja dhe urgjenca duhen kuptuar si parakushte të domosdoshme, mosqenia e të cilave sjell në këtë rast pavlefshmërinë e aktit normativ me fuqinë e ligjit”, thuhet në kërkesë-padinë e demokratëve. Një tjetër argument i PD-së është edhe ai i faktit se ligji për nëpunësin civil është votuar në Kuvend me shumicë të cilësuar, ndërkohë që qeveria aktuale nuk ka marrë pëlqimin e 3/5 të anëtarëve të Parlamentit. “Një tjetër aspekt me rëndësi në këtë çështje është edhe fakti se akti normativ nr. 5/2013 ka vendosur ndryshimin e një ligji të miratuar me votat e më shumë se 3/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Paraprakisht sqarojmë se përbërja aktuale e Këshillit të Ministrave ka marrë pëlqimin e më pak se 3/5 të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet më tej në materialin e depozituar dje në mesditë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas PD-së, shtyrja e hyrjes në fuqi të ligjit të nëpunësit civil është bërë në mënyrë arbitrare dhe në shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve.

“Duke shtyrë me 6 muaj prodhimin e efekteve të ligjit të ri, Këshilli i Ministrave i ka dhënë 3 muaj kohë vetes për të bërë të mundur largimin e nëpunësve civilë aktualë dhe zëvendësimin e tyre deri më datë 1 janar 2014 me punonjës të rekrutuar jashtë procedurave të parashikuara nga ligji. Kjo për faktin se neni 68 i ligjit nr. 152/ 2013 do t’i shtrijë efektet për periudhën 1 janar 2014 – 1 prill 2014, duke mos mbuluar periudhën 1 tetor 2013 – 1 janar 2014″, thuhej më tej. /Start/



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Atletiko - Çelsi, fiton mërzia
Mund të jetë rruga e së ardhmes, ndriçon natën pa energji elektrike
“HTC” prezanton smartfonin “One M8” në Indi
Dhimbjet sipas moshës
Mos e frikësoni fëmijën!
Erdhi babi!
Në prag të Real - Bajern...
Ky zog flet dhe përgjigjet në telefon (video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Detyra dhe turpi teksa trageti mbytej Presidentja e Koresë së Jugut e quajti atë si “një veprim vrasës që nuk mund të kuptohet as falet”. »»
 Eseistikë
paMUR është një tej-kalim paMUR është një nismë e re artistike në formë qendre, që synon të nxisë dhe të promovojë krijimtarinë artistike në fushën e arteve pamore, duke pasur si qëllim një bashkëpunim të gjerë dhe sa më cilës »»
 Dossier
Qëndrimi i shqiptarëve ndaj agresionit të Italisë fashiste kundër Greqisë (I) Më 28 tetor 1940, Italia duke parë se Hitleri po mbulohej me lavdi pas fitoreve të njëpasnjëshme që çuan në pushtimin e disa shteteve të Evropës Lindore, mendoi që ta shfrytëzonte Shqipërinë, duke e p »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.