facebook
twitter
rss
E Diel,   21 Dhjetor 2014
Kryeministria fshin fjalinë e Ramës për shqiptarët e Maqedonisë (VIDEO)
2013.09.21 - 10:06   
 
Tiranë – Duket se stafi i kryeministrit Edi Rama, e ka “ndrequr” gabimin e shefit të tyre gjatë takimit me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ku bëri një barazim midis pakicës maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve të Maqedonisë, të cilën zënë rreth 40% të popullsisë.  

Në faqen e Kryeministrisë është publikuar videoja e konferencës për shtyp midis Ramës dhe Ivanovit, ku mungon pjesa “por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”.

Në momentin që duhej të vazhdonte kjo fjali (minuta e 4-t), në video ka një pauzë pa zë dhe pa figurën e dy personaliteteve. “Nga ana tjetër zoti president më shprehu shqetësimin e tij që të ketë më shumë vëmendje dhe më shumë hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri, dhe unë e marr këtë mesazh jo thjeshtë si një detyrim të shtetit tonë ndaj çdo pakice, por… por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”, pat thënë Rama atë ditë në konferencën e drejtpërdrejt në televizione, por në videon e publikuar mungojnë më shumë se 15 sekonda.

Fjala e kryeministrit shkaktoi jo pak debate, teksa opozita me anë të ish-ministrit të Jashtëm, Aldo Bumçi, e konsideroi si të paprecedentë deklaratën, duke bërë një barazim midis numrit fare të vogël të pakicës maqedonase në Shqipëri (thuajse një fshat në Pogradec) me shqiptarët e Maqedonisë, që zyrtarisht shkojnë në 25% të popullsisë atje, ndërsa realisht numri është më i madh. “Rama nuk përmendi marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit në Maqedoni, dokumenti mbi të cilin duhet të zhvillohen marrëveshjet. Në një deklaratë të paprecedentë ai vuri barazimin mes pakicës maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është çartisje, shqiptarët e Maqedonisë atje përbëjnë 25% të popullsisë. Nga ana tjetër, në të gjitha raportet e BE, KE, OSBE, Shqipëria vlerësohet me notat më të larta për respektimin e të drejtave të pakicave. Rama duhet t’i tregojë shqiptarëve, edhe atyre në Maqedoni se cfarë është kjo politika e re”, tha Bumçi atë ditë./Start/



 



     
  Komento kete Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Permbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojme te gjithe lexuesit tane se komentet te cilat permbajne fjalor ofendues, antikombetar, antifetar, percares NUK DO TE PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Klop e thotë troç: Dukemi si një tufë idiotësh
12 veprime të paligjshme që turistët nuk i dinë
Njihuni me telefonin inteligjent me ar dhe titan (foto)
Si mund të mbrohemi nga sinusiti?
Sekretet e një shtatzënie të qetë
Edhe Ronaldo injoron Platininë
Roma ngec me Milanin, tani -3 nga Juve
Shtëpi për fundin e botës (foto)
Blendi Fevziu: Ahmet Zogu nuk ishte tradhtar
Op / Ed
Lajmi i fundit
 Forum
A e keni busullën e jetës? Njerëzit e pavendosur, të përplasurit sa andej-këtej nga mosnjohja e qëllimit të jetës së tyre, të pakënaqurit me gjërat që kanë arritur, nuk ua dinë vlerën e vërtetë gjërave. »»
 Eseistikë
Tre qytete Athina, Roma dhe Konstandinopoja/Stmabolli janë tre prej qyteteve simbol që përbëjnë një trashëgimi kulturore të llojit të vet për të gjithë botën, por në veçanti për kontinentin europian. Kur themi »»
 Dossier
Konfiskimi i arit nga regjimi komunist Grabitjen më të madhe shqiptarëve ua bënë vetë shqiptarët. Grabitja sistematike dhe konfiskimi i arit nga pasanikët shqiptarë filloi me instalimin e regjimit komunist. »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.