facebook
twitter
rss
E Mërkure,   22 Tetor 2014
Ushqimet e duhura për vjeshtë
2013.09.17 - 17:15   
 
Bashkë me uljen e temperaturave dhe ftohjen e kohës rritet më shumë rreziku i prekjes nga ftohjet, gripi apo virozat stinore. Ushqyerja e shëndetshme është rruga e vetme e një përgatitjeje të mire për dimrin. 

Rregulli i ushqyerjes duhet rishikuar gjatë ndërrimit të stinëve. Ushqyerja e shëndetshme është kushti themelor për  forcimin e sistemit imun, minimizimin e shpeshtësisë së sëmurjes dhe kalimit më të lehtë të dimrit.



Shfrytëzoni më mire produktet ushqimore

Gjatë ndërrimit të stinëve kemi më shumë nevojë për vitamina, minerale dhe përbërës  të rëndësishëm siç janë antioksiduesit. Në këtë periudhë mineralet dhe vitaminat duhet t’i marrim nga zarzavatet dhe frutat natyrale. Nga vitaminat vlen të përmendim vitaminat A, C, E, ndërsa zinku, magnezi dhe seleni përmbajnë veçori antioksiduese të cilat ndikojnë në përforcimin e sistemit imun.

Antioksiduesit janë lëndë që parandalojnë oksidimin në qelizë, forcojnë mekanizmin e mbrojtjes së trupit dhe rrisin rezistencën. Sistemi i fortë imun parandalon sëmundjet ose ndihmon në kalimin më të lehtë të tyre.

 

Probiotikë  për sistemin imun

Produktet probiotike luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imun. Këto mund t’i gjeni te qumështi dhe kosi.

 

Shfrytëzoni edhe diellin

Tani pakësohet koha e marrjes së rrezeve të diellit. Për këtë arsye duhet të tregojmë kujdes ndaj burimeve të vitaminës D dhe kalciumit, dhe të marrim të paktën 15-20 minuta rreze dielli në ditë.

 

Vitaminë B kundër depresionit

Prirja për depresion shtohet me fillimin e vjeshtës. Për këtë arsye këshillohet ushqyerja me ushqime të pasura me vitaminë B. Buka me grurë, grupi i bishtajoreve të thata, zarzavatet me gjethe jeshile, mishi dhe produktet e qumështit përmbajnë vitaminë B. Konsumimi i bollshëm i frutave, zarzavateve dhe peshkut, pirja e ujit është shumë e dobishme për të mundësuar kontrollimin e sheqerit në gjak.

 

Shpejtojeni trupin me sport

Në këtë stinë bie dhe shpejtësia e trupit. Por ne mund ta rrisim shpejtësinë duke u marrë me sport. Veçanërisht ecjet me një ritëm të lehtë janë shumë të dobishme. Mos nënvlerësoni të ecni 3-4 ditë në javë.

 

Burimet e antioksiduesve

Vitamina A: mëlçia, zarzavatet me gjethe jeshile, karota, kajsia, veza.
Vitamina C: majdanozi, specat jeshilë të hollë, lulelakra, luleshtrydhja, limoni, portokalli, qitro.
Vitamina E: yndyrat bimore.
Seleni: produktet e detit, veshka dhe mishrat e tjerë.
Zinku: mishi, mëlçia, bullguri, peshku, qumështi, veza, arra, molla, bishtajoret e thata.
Magnezi: bajamja, arra, lajthia, banania, zarzavatet me gjethe jeshile.

/Start/Aisa Kokiçi/



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Luiz Adriano si Mesi, Shaktari për rekord
Avioni me 100 pasagjerë, pilotin e zë gjumi
“Apple” publikon fitimet për tremujorin e katërt
Konsumoni arra kundër stresit
Lëreni fëmijën të zbulojë botën rreth tij
Kështu priten mysafirët!
Barça rigjen fitoren, PSG-ja mban kreun
10 gjërat më të rëndësishme që po ndodhin në botë tani
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Klithmat e brezit të teknologjisë Unë nuk kisha lindur në mes pemëve e gjelbërimit, as në ndonjë fshat. Kam ardhur në këtë botë në një spital, nën kontrollin e doktorit. Pas lindjes më kanë larë menjëherë dhe janë përkujdesur për mua. »»
 Eseistikë
Pyete jetën Alija Izetbegovi? është i atillë, saqë kur vendos të thuash diçka mbi të, ndjehesh vërtet i vockël para tij; nuk di nga t’ia nisësh më parë. Ata që e njohin biografinë e tij janë të vetëdijshëm për kë »»
 Dossier
Lëvizja e Delvinës në optikën e legatës angleze (II) Lajmi i vdekjes së Et`hem Totos u qarkullua në mënyrë disi dramatike në një pritje të madhe në mbrëmjen e datës 25 maj te Legata Jugosllave. Përpara se të vinte lajmi, pata rastin të shkëmbej disa f »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.