facebook
twitter
rss
E Premte,   24 Tetor 2014
Dhuna fillon në familje
2013.09.03 - 18:25   
 
Dhunën mund ta shohim të shprehur në të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo fillon të shfaqet në strukturën e familjes klasike, e cila përpiqet të vendosë një lloj autoriteti.  

Shembujt janë të shumtë, duke filluar që nga dhuna e ushtruar ndaj një gruaje në rrugë e deri tek nxënësit që kërkojnë të drejtat e tyre në shkollë.

Sigurisht që për të bërë një analizë të hollësishme dhe për të kërkuar faktorët e vërtetë nxitës të dhunës, analiza duhet filluar nga familja. Në vendin tonë përballemi me familjen klasike autoritare. Metodat më të përhapura në vendosjen e këtij autoriteti janë kërcënimi, frika dhe përdorimi i dhunës fizike. Vëzhgimi është realizuar në një qendër tregtare tek fëmijët. Në  shembullin më të thjeshtë, fëmija ose tërhiqet për krahu nga nëna ose goditet me nja dy shpulla të lehta kur fillon e qan apo tregon kokëfortësi ndaj prindërve. Dhuna fizike mund të përdoret edhe si një dënim në rastet kur fëmijët bëjnë diçka që nuk e dëshirojnë prindërit.

Nuk duhet  të harrojmë edhe faktin se dhuna është një sjellje e mësuar.

Fëmija e mëson dhunën nëse e sheh atë në shtëpi dhe kështu fillon ta përdorë kundrejt të tjerëve. Mesazhi i dhënë nga nëna që e godet fëmijën e saj kur zemërohet, është i qartë. “Unë nuk i zgjidh problemet në mënyrë tjetër. Mund të të godas kur zemërohem”. Fëmija i ekspozuar ndaj kësaj dhune fillon ta kuptojë se reagimi i nënës së tij kur zemërohet është dhuna fizike.

Në fillim ai do të fillojë të ushtrojë dhunë ndaj bashkëmoshatarëve, më pas ndaj familjes e më pas aty ku ndihet i fortë.
Mënyra e vetme e parandalimit të rasteve në rritje të dhunës fizike është ndërhyrja e menjëhershme në strukturën familjare. Prindërit duhet të sigurohen për sjelljet dhe fjalët e përdora nga fëmija, dhe të përcaktojnë mire lidhjen që ka fëmija me dhunën. Ndryshimi fillon tek sjellja e prindit. Nëse prindi që ushtron dhunë ndaj fëmijës së tij e këshillon atë të mos përdorë dhunë ndaj bashkëmoshatarëve, atëherë fjalët e tij do t’i marrë era dhe nuk do të kenë asnjë efekt pozitiv te sjellja e fëmijës.

Sigurisht që edhe  politikat e përdora nga shteti kanë efekt të madh ndryshues, por për sa kohë shteti do të ushtrojë dhunë mbi qytetarët e vet, kjo duket si një ëndërr e parealizueshme. /Start/Aisa Kokiçi/



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Balaj: Më fal Platini për stolin, desh e theva me kokë
Të jetosh me një duhanpirës në shtëpi është njësoj sikur…
Transplantohet çipi NFC në dorë
Pijet e gazuara krijojnë varësi
Mos u thoni fëmijëve “mëso!”
Goli i vitit?
Serbia: Jemi të pakënaqur me vendimin e UEFA-s
Fëmijët rrihen, prindërit bëjnë tifo (Video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Buzëqeshi vetes! Mos nënvlerësoni buzëqeshjet dhe përshëndetjet e vetes sa herë që kaloni para pasqyrës në mëngjes, drekë apo mbrëmje. Shikojeni veten në mënyrë që edhe jeta t’ju shohë juve »»
 Eseistikë
Pyete jetën Alija Izetbegovi? është i atillë, saqë kur vendos të thuash diçka mbi të, ndjehesh vërtet i vockël para tij; nuk di nga t’ia nisësh më parë. Ata që e njohin biografinë e tij janë të vetëdijshëm për kë »»
 Dossier
Lëvizja e Delvinës në optikën e legatës angleze (II) Lajmi i vdekjes së Et`hem Totos u qarkullua në mënyrë disi dramatike në një pritje të madhe në mbrëmjen e datës 25 maj te Legata Jugosllave. Përpara se të vinte lajmi, pata rastin të shkëmbej disa f »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.