facebook
twitter
rss
E Enjte,   31 Korrik 2014
PS, postet për aleatët në qeverinë e re
2013.07.01 - 11:06   
 
Tiranë - Partia Socialiste, pas ndarjes së posteve me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duhet të ndajë dhe dy poste ministrore me partitë aleate.  

Sipas platformës së firmosur para zgjedhjeve të 23 qershorit, midis Partisë Socialiste dhe 36 partive aleate, kushtin për të marrë një post ministror e plotësojnë, veç LSI-së, vetëm Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, që mori një mandat në Vlorë dhe Partia Kristian Demokrate, me kryetar Dhimitër Muslinë, që do të përfaqësohet në Parlament me deputetin Mark Frroku.

Në platformën e firmosur në muajin qershor thuhet se forcave politike që arrijnë të marrin një mandat deputeti në zgjedhjet e 23 qershorit u lind e drejta për të kërkuar një portofol ministror. Partia e Vangjel Dules mori në këto zgjedhje 14 255 vota në gjithë vendin dhe arriti të sigurojë mandatin e tij në qarkun e Vlorës. Ndërsa surpriza në këto zgjedhje në kampin e majtë ishte PKDSH-ja që arriti të marrë një mandat në qarkun e Shkodrës dhe në rang vendi siguroi 8 094 vota.

Përfaqësimi

Aleatët tradicionalë të Partisë Socialiste, si Paskal Milo, Skënder Gjinushi apo Petro Koçi do të kenë të drejtë të kërkojnë përfaqësim politik në nivel kombëtar, pasi nuk kanë plotësuar kushtin kryesor për të pasur një përfaqësim në poste ministrore.

Sipas rezultatit në zgjedhje, janë katër parti që kanë plotësuar kushtin, duke marrë më shumë se 5 mijë deri në 10 mijë vota. Nga të majtët, forca e katërt politike renditet Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, që në këto zgjedhje ka marrë në gjithë vendin 11 838 vota, dhe sipas platformës që është firmosur me PS-në, kësaj force i lind e drejta të kërkojë bashkëqeverisje në nivel lokal dhe qendror. Ndërkohë që Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit renditet forca e pestë tek e majta, me një total votash 1 0138 në rang vendi. Edhe partia e Gjinushit në këto zgjedhje do të këtë të drejtën për t’u përfaqësuar politikisht në poste në nivel kombëtar dhe vendor.

“Pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit në nivel qarku nga 500 deri në 1000 vota dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10 000 vota, pa cenuar Statusin e Nëpunësit Civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike”, thuhet në marrëveshjen e koalicionit të majtë.

Administrata

Nga forcat e majta, Aleanca Popullore e Artur Dojakës dhe Partia Socialiste e Vërtetë e Petro Koçit kanë arritur rezultat mbi 5 mijë vota dhe përfaqësimi i tyre sipas platformës do të jetë përfshirja në administratën publike. Ndërsa 13 parti politike të cilat kanë arritur një rezultat nga 500 deri mbi 1 mijë vota, sipas marrëveshjes u lind e drejta të përfaqësohen me drejtimin e institucioneve në nivel qarku. Ndërsa 11 parti kanë të drejtë të përfaqësohen në nivel vendor. Kurse pesë parti politike të kampit të majtë nuk kalojë kushtin për të qenë pjese e përfaqësimit në nivel qarku, pasi kanë marrë me pak se 500 vota.

Ngjela, ministër me 2 480 vota


Partia Ligj dhe Drejtësi e drejtuar nga Spartak Ngjela, në këto zgjedhje ka marrë në të gjithë Shqipërinë 2 480 vota ose përkrahjen e 0.1 për qind të popullsisë. Sipas platformës së nënshkruar në muajin qershor, partisë së drejtuar nga Ngjela nuk i lind e drejta të kërkojë post ministror, por përfaqësim në drejtoritë në nivel qarku. Ndërsa vetë Ngjela para zgjedhjeve deklaroi se marrëveshja e tij me PS-në konsistonte në përfaqësim me postin e ministrit të Drejtësisë. /Start/Panorama/

 



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Sërish racizëm, FIFA heton 1 nga kandidatët e Federatës Italiane
Ja si reagoi vajza kur mori vesh se vëllai i saj do të rritet (video)
5 fakte mbi “Apple”-in
Të vërtetat rreth gjumit
Si të bëhesh një nënë e lumtur?
Kur majmuni sfidon tigrin
Martino zëvendëson Sabejën tek Argjentina
Ther nënën pasi nuk i pëlqeu darka
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Femrat dhe meshkujt të ndryshëm në kërkesa Debatet në mes bashkëshortëve lindin për shkak të punëve që duhen bërë në shtëpi apo orendive që duhen marrë për të. Sipas specialistëve burrat dhe gratë mendojnë ndryshe për sa i përket ekzigjencave »»
 Eseistikë
Një dritare që mungonte Libri i mirënjohur i Titus Burckhardt-it, Arti i Islamit – gjuha dhe kuptimet, që tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe1, është një ndër ato vepra që për nga fizionomia, struktura e brendshme d »»
 Dossier
Një letër e panjohur e Eqerem bej Vlorës (I) Botimi në vitin 1907 i librit të diplomatit, historianit dhe gazetarit austriak Leopold Von Chlumecky (3 shkurt 1870-14 janar 1940) me titull “Austria dhe Italia”, »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.