Gazeta Start - Letra për Ramën: Emrat që duhet të heqësh, hapen 4 mijë vende për militantët
facebook
twitter
rss
E Shtunë,   25 Prill 2015
Letra për Ramën: Emrat që duhet të heqësh, hapen 4 mijë vende për militantët
2013.06.23 - 11:19   
 
Tiranë - Socialistët e Korçës i kërkojnë Edi Ramës të spastrojë administratën pas ardhjes në pushtet.  

Përmes një letre të publikuar në Facebook dhe që mban logon dhe vulën e PS por edhe firmën e kryetares së rrethit, Ana Verushi, kërkohet që nëse PS vjen në pushtet pas 23 qershorit, Partia Socialiste të bëjë spastrime të mëdha në administratën publike pa bërë asnjë seleksionim profesional dhe pa pranuar asnjë ndërhyrje që mund të vijë nga jashtë. Verushi shprehet se, bashkë me letrën e publikuar në Facebook, i ka bashkëngjitur dhe një listë të plotë të të gjithë administratës së rrethit Korçë, e cila është siguruar nga pak socialistë që punojnë në të.

“I nderuar zoti Rama, kërkojmë nga ana juaj largimin e të gjithë kësaj administrate pa përjashtim. Ne po e çojmë te ju, me besimin se ardhja e PS në pushtet do të bëjë të mundur heqjen e të gjithëve, duke mos pranuar asnjë ndërhyrje, duke mos parë asnjë kriter profesional, duke mos pranuar asnjë vlerësim, jo objektiv, që do të vinte nga njerëz që mbrojnë flamujt sa herë cenohet interesi i tyre”, thuhet në letrën drejtuar Edi Ramës. Letra është dërguar zyrtarisht kryetarit të Partisë Socialiste dhe mban datën 8 qershor 2013. Kryetarja e PS-së së rrethit Korçë propozon që ky spastrim të shërbejë për sistemimin e militantëve të PS, që janë hequr nga qeveria e PD dhe që prej 8 vjetësh mbeten të papunë. Madje, ajo propozon dhe ndjekje penale për të gjithë drejtorët e rrethit të Korçës, por nuk jep arsyet apo shkeljet penale që ata kanë kryer.

“Me besim të plotë te ju, kjo reformë do të bënte të mundur hapjen e të paktën 4000 vende pune për militantët e PS, të cilët këto 8 vite janë hequr dhe pushuar nga njerëzit e Berishës. Kërkojmë gjithashtu që të gjithë drejtorët aktualë të administratës së qarkut të Korçës të çohen për ndjekje penale”, thuhet në letrën e kryetares së PS së rrethit Korçë. Pak ditë më parë, në një aktivitet me të rinjtë, kryesuesi i listës së PS në Tiranë, Pandeli Majko, tha se administrata publike nëse PS fiton zgjedhjet, do të ketë lëvizje për shkak të politizimit të saj.

“Për shkak se administrata sot është implikuar në politikë, ajo rrezikon të ndryshohet. Ne duam të theksojmë që një mësues i mirë është një mësues i mirë, qoftë i majtë apo i djathtë; një doktor është i mirë, qoftë i majtë apo i djathtë”. Ai u ndal në idenë që në Shqipëri mungon shteti ligjor. “Në këta 23 vjet, politika ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor”, tha Majko. Ai shtoi që politika deri më sot ka sjellë kosto shumë të larta në popullsinë shqiptare. /Panorama/Start/
 



     
  Komento kete Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Permbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojme te gjithe lexuesit tane se komentet te cilat permbajne fjalor ofendues, antikombetar, antifetar, percares NUK DO TE PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Avdijaj merr nënshtetësinë shqiptare, gati për Kombëtaren U-21
Indi, lind foshnja me tetë gjymtyrë
Hidhet në treg smarfoni më i fortë “Turing Phone” (Foto)
Graviola lufton qelizat kancerogjene
Edukimi i adoleshentit
Nëna
Nedved: Juventusi mund të bëjë historinë
Vendet më të lumtura në botë, ja ku ndodhet Shqipëria
Modiano: Harresa. E shkuara? Është vendi i krimit
Op / Ed
Lajmi i fundit
 Forum
Ti je një thesar! Ti je vetë një thesar! Nuk ke nevojë ta thotë dikush apo të të vlerësojë dikush tjetër. Nëse thesari yt është mbuluar me pluhur merr një leckë të butë dhe pastroje, fshije mirë dhe shkëlqeje. »»
 Eseistikë
Revolucioni dhe religjioni Në një mënyrë a në një tjetër, historia ka treguar se nuk mund të arrihet një ndryshim i qenësishëm në rrafshin individual dhe sidomos në atë shoqëror pa një trajtë revolucioni apo religjioni, pavarës »»
 Dossier
Rilindasit dhe besimet fetare Në shtypin e Rilindjes Kombëtare, në kundërshtim me atë që është shkruar deri sot, përgjithësisht dominon pikëpamja se shqiptarët nuk ishin një popull afetarë. »»

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.