facebook
twitter
rss
E Martë,   23 Shtator 2014
Rilandasit, Berisha: Rama po e përdor me qëllime djallëzore si Enver Hoxha
2013.06.09 - 12:02   
 
Përmet – Kryeministri Sali Berisha u ndal në Përmet këtë të diel, në kuadër të fushatës, teksa hodhi akuza të ashpra ndaj liderit të opozitës, duke theksuar se ai po përdor Rilindasit me qëllime djallëzore si Enver Hoxha.  

Ai i kërkoi kreut socialist që të heqë dorë nga ky term, duke e cilësuar si provokacion.

“Na pengoi për më se 1 vit, që më së fundi u detyrua të votojë ligjet. Alternativa tjetër...këtu nga sheshi i Frashërinjve, dua ti them Edi Ramës, vetëshpallja juaj për rilindas. Shpallja e Tom Doshit për Sami Frashër, Gramoz rucin si Naim Frashër, e Ansatas Angjeli si Koto Hoxho nuk ka gjë më të keqe. Ky është një provokacion i pandershëm i pa denjë, që prek kjo vetëm përmetarët, por shqiptarët në katër anët e rajonit, që kanë të rilindasit shenjtorët e tyre të identitet kombëtar. Së dyti theksoj këtu se për disa miq në këtë shesh që u kujtohen vitet 67-70 të njëjtën përpjekje djallëzore bëri Enver Hoxha që u përpoq të dënonte rilindasit tanë, por e kuptoi se nuk mund ta bënte pa kaluar mbi trupat e shqiptarëve. Hiq dorë mos i përdhos rilidasit kombit me Tom Doshin, Gramoz Ruçin, Ansatas Angjelin. Bëj alternativën tënde”, tha Berisha.

Duke shpalosur alternativën e vet, Berisha tha se qytetarët duhet të votojnë për punësimin dhe përmirësimin e jetës së tyre. Sërish, kryeministri tha se alternativa e socialistëve është largimi i investitorëve dhe rritja e taksave. “Jemi këtu për fitoren qe ka si qëllim bashkimin e shqiptarëve, për Shqipërinë e zhvilluar. Në një fitore e cila shqiptarët pa dallime partiake do i bëjë anëtarë të BE, do i cojë para drejt Evropës, në një fitore e cila qytetarët shqiptarë pa dallime partiake synon ti punësojë, të krijojë vende të reja, pune. Bashkoheni me ne në fitore q synojmë që cdo shqiptar të marrë rroga më të lart dhe të ketë jetë më të mirë. Kjo është alternativa jonë, e cila synon Përmetin e zhvilluar dhe Shqipërinë e zhvilluar. Alternativa që bazohet në arritje të pamohueshme deri tani.Cila është alternativa e tij, dy janë gjëra të rrezikshme. E para rritja e një taksës. Janë kryekëput manifestim i Partisë Komuniste. Rreziku i dytë i madh është se me këtë taksë ai frenon bizneset, largon investitorët”, theksoi Berisha. /Start/
 



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Guardiola: Po i vrasim lojtarët
Kryqëzimi më i rrezikshëm në botë (Video)
“iPhone 6”-ta më i fortë dhe më i qëndrueshëm se “Galaxy S5”
Mos u sëmurni në vjeshtë!
Të mbështesim fëmijët gjatë provimeve
Artisti që pikturon vetëm me duar
Arsenali humb mbrojtësin Debushi për tre muaj
Jep dorëheqjen në transmetimin direkt (Video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Stina e udhëtimit Një erë e freskët në të ftohtë seç preku shpatullat tuaja. E njëjta erë pas pak do të vizitojë dhe gjethen e cila dridhet në majë të degës së pemës. »»
 Eseistikë
Të përdorësh një vepër arti Arti pamor sot po përvijohet masivisht si një art që është i lidhur ngushtë me një ide apo me një koncept të caktuar; ngaqë çdo autor që në një mënyrë apo në një tjetër rreshtohet si artist bashkëkoho »»
 Dossier
Projektligji i Këshillit Kombëtar në vitin 1922 për duhanin, alkoolin, bixhozin dhe homoseksualietetin (II) Mehdi Frashëri: Sa për ndryshimin që ka bërë Komisioni i Drejtësisë në sisternizim për shtojcat e paragrafeve të Kodit Penal të Turqisë, i cili është kodi ynë sot për sot, jam plotësisht dakord. »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.