Gazeta Start - Mësimi i gjuhës kineze, hapet instituti `Konfuci`
facebook
twitter
rss
E Diel,   01 Shkurt 2015
Mësimi i gjuhës kineze, hapet instituti `Konfuci`
2013.05.22 - 16:29   
 
Hapet në Tiranë Instituti “Konfuci”, organizatë jofitimprurëse kineze që merret me mësimdhënien e gjuhës, përgatitjen e mësuesve dhe përhapjen e kulturës kineze në mbi 96 vende të Botës.  

Duke nisur nga muaji shtator ky institute do të funksionojë pranë Universitetit të Tiranës, dhe do t’u shërbejë atyre që duan të mësojnë gjuhën dhe kulturën kineze.

Një dekadë më parë, askush nuk e kishte menduar që gjuha kineze do të merrte një përhapje të vrullshme, ndërkohë që aktualisht numërohen rreth 50 milionë studentë të gjuhës kineze.

Duke rikujtuar se dy vjet më parë u çel një seksion i veçantë për mësimin e gjuhës kineze, ku studiojnë rreth 70 studentë, rektori i UT-së, Prof. Dr. Dhori Kule, theksoi se gjuha kineze po shihet me interes nga studentët shqiptarë në kushtet e reja të politikës dhe ekonomisë globale.

Kule tha se “është për tu përshëndetur fakti që UT u përzgjodh nga qendra e Institutit “Konfuci”, përkrah 71 universitete më të mira, si në SHBA, Kanada, Francë, Itali, Danimarkë në Europën e zhvilluar, Australi, për përhapjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës Kineze”.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Ye Hao, duke vlerësuar marrëdhëniet dy palëshe, tha se “me përhapjen e gjuhës kineze, do të hapen mundësitë e punësimit për të rinjtë shqiptarë, kushtet më të mira për të tërhequr investimet dhe turistët kinezë”.



     
  Komento kete Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Permbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojme te gjithe lexuesit tane se komentet te cilat permbajne fjalor ofendues, antikombetar, antifetar, percares NUK DO TE PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Nuri Seferi ndalet në rrugën drejt titullit botëror
“Twitter”: Doja të vrisja dikë, më në fund e bëra
“Samsung” do të prodhojë çipa për “Apple”-in
Kurimi i hernies diskale pa operacion
Lajmet e këqija prekin më shumë femrat
Marifeti i grabitësit të pafat
Roma harron të fitojë, Juventusi mund të shkëputet më tepër
Gates: Ndihem idiot, nuk di asnjë gjuhë të huaj
Modiano: Harresa. E shkuara? Është vendi i krimit
Op / Ed
Lajmi i fundit
 Forum
Borxhi grek dhe dështimi i një lidershipi Ndonjëherë, gjëja më e drejtë për t’u bërë është një veprim i zgjuar. Dhe ky është rasti aktual për Greqinë. »»
 Eseistikë
Revolucioni dhe religjioni Në një mënyrë a në një tjetër, historia ka treguar se nuk mund të arrihet një ndryshim i qenësishëm në rrafshin individual dhe sidomos në atë shoqëror pa një trajtë revolucioni apo religjioni, pavarës »»
 Dossier
Problemet e lëvizjes kombëtare në publicistikën e Fan Nolit Në skenën e publicistikës shqiptare emri i Nolit shfaqet aty nga korriku i vitit 1906, kur aktivisti i mërgatës shqiptare në Amerikë, Sotir Peci, njoftonte në faqet e gazetës “Kombi” se së shpejti në »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.