facebook
twitter
rss
E Diel,   20 Prill 2014
Specializimet në mjekësi do të nisin së shpejti
2013.05.02 - 08:36   
 
Tiranë - Specializimet në mjekësi, proces që pritet të nisë së shpejti, parashikohet të jenë rreth 350 kuota, 300 prej të cilave për studentët shqiptarë dhe 50 për studentët nga trojet shqiptare, tha sot dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa.  

"Fakulteti i Mjekësisë ka përfunduar procedurat në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit dhe Shkencës për hapjen e procesit të specializimeve, që pritet të mbarojë shumë shpejt me miratimin e vendimit të Qeverisë", tha Hysa, pas kongresit Ndërkombëtar për Shkencat Biomjekësore, organizuar nga Universiteti i Mjekësisë.

Procesi do të kryhet në një periudhë rreth 2 mujore pas daljes së vendimit, ndërkohë që parashikohet të jenë mbi 350 kuota specializimi, nga të cilat 300 për studentët shqiptarë dhe 50 për studentët e trojeve shqiptare. Hysa tha se kërkesat për konkurim pritet të jenë të shumta, rreth 700 të tilla. 

Referuar konferencës shkencore, Hysa tha se "kjo konferencë evidenton kontributet e shkencëtarëve të rinj, por jep dhe disa drejtime se ku duhet të përqëndrohet puna shkencore për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor". "Gjithçka që bëhet në Fakultetin e Mjekësisë ka për qëllim përgatitjen e profesionistëve, rritjen e  cilësisë së kujdesit shëndetësor sipas standardeve evropiane dhe ky profesionalizëm arrihet përmes një punë shkencore që bën profesorati i mjekësisë", theksoi Hysa.

Sipas tij, janë rreth 150 artikuj shkencorë nga profesorati i mjekësisë, të botuara në revistat më prestigjoze ndërkombëtare. Ndërkohë, vetëm gjatë një vitit në Fakultetin e Mjekësisë janë fituar mbi 70 grada për doktoraturë, kanë fituar tituj shkencore mbi 50 dhe janë në proces mbi 300 doktoratura.  Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Jera Kruja, e cilësoi konferencën një risi, që tregon mundësitë që ka brezi i ri për të organizuar të tilla evente shkencore, të krahasueshme me standardet botërore. E pyetur lidhur me procesin e zgjedhjeve të shefave të shërbimit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, Kruja tha se aktualisht po analizohen ankimimet, që, sipas saj, janë të shumta lidhur me procesin dhe në përputhje me legjislacionin do të merret një vendim përfundimtar. /Start/



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Deklarata bombë e Ture: Lojtarët afrikanë konsiderohen si kafshë
Zbulohet planeti “kushëri” i Tokës (video)
Hakohet skaneri i “Galaxy S5” (video)
Kujdes hipertensionin!
Mbroni fëmijët nga pedofilia!
We Are Happy From Tirana
Mourinjo në sulm: Kampionatin e vendosin gjyqtarët
Qeni që kupton si njeri
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Beteja e Turqisë me “Twitter”-in Rexhep Tajip Erdoani, kryeministri luftarak i Turqisë, e ka quajtur “Twitter”-in “rrezikun më të madh për shoqërinë”... »»
 Eseistikë
Të dyshuarit midis blasfemisë dhe si qëllim në vetvete Do ishte e nevojshme për disa domene të dijes që të përpilohej një histori e dyshimit, qoftë edhe në pika të përgjithshme; se si ka ndikuar ai te mendimi dhe te kultura; se a ka qenë i dobishëm apo ko »»
 Dossier
Themistokli Gërmenji dhe “Republika e Korçës” “Republika e Korçës” ishte një administratë lokale që u krijua nga komanda ushtarake franceze më 10 dhjetor 1916 - 16 shkurt 1918. Ajo kishte një këshillë prej katërmbëdhjetë vetash i përbërë nga 7 my »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.