anketa
• Mendoni se negociatat e reja maxhorance-opozite do t´i japin fund krizes?
 PO
 JO
 Ndoshta
 Se di
Rezultate ] 
          futboll
fshf
Europe League
england
Itali
Spanje
Gjermani
chleague

 
"të përgatit për jetën"!
 
        Partnerë



Kosova edhe më afër OKB-së
Veton RUGOVA

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës është një moment i rëndësishëm për Kosovën. Tani instituucionet e Kosovës duhet të përqendrohen për ta shpenzuar kohën më shumë rreth çështjes së destinacionit dhe integrimit euroatlantik të këtyre vendeve dhe kombeve të mëdha.

Tash ka ardhur koha që të gjithë fqinjët e Kosovës duhet ta pranojnë faktin se ajo është e pavarur, nëse kanë ambicie që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë çështja e statusit të Kosovës është e kryer, por Prishtina dhe Beogradi kanë shumë çështje teknike për të cilat duhet të bisedojnë.

Ky vendim do të bëjë që të rritet në mënyrë dramatike numri i vendeve që do ta njohin Kosovën. Opinioni është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën në një fushë shumë specifike - tani do të shohim një rritje dramatike të numrit të shteteve që do ta njohin pavarësinë e Kosovës, pasi që nuk ka më pengesë ligjore për këto shtete që ta njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

Në anën tjetër qëndrimi serb është një qëndrim fatkeq. Një ditë, Serbia do ta njohë Kosovën. Nuk është asgjë përcaktuese për Kosovën nëse Serbia nuk e njeh. Serbia për të vazhduar rolin destruktiv, pranë OKB-së ka paraqitur projektrezolutë. Arsyeja është shumë e thjeshtë – kryesuese e radhës së këtij organizmi është Rusia. Mirëpo, nuk ka shans që OKB në një mënyrë ta kthejë prapa vendimin e GJND-së sepse ajo vetë e ka kërkuar mendimin këshillëdhënës. Mendimi është dhënë dhe OKB nuk do ta injorojë atë vendim apo, në një formë, nuk do t’i kundërvihet atij vendimi.

Mirëpo janë dy shtetet komuniste Kina dhe Rusia, të cilat së bashku janë aleatet kryesorë të Serbisë. Ato bënë cdo gjë që munden për të bllokuar këtë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Realisht, ishin ato qe ia referuan këtë çështje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dhe tani duhet t'ia vënë veshin pikërisht gjykatës ku u dërgua kjo mosmarrëveshje, gjykatë e cila vendosi që kjo që bënë shqiptarët, që bënë kosovarët. është një gjë e ligjshme, e mirë dhe e duhur.

Çështja është se OKB-ja gjithnjë funksionon mbi parimin e konsensusit. Kur thuhet 120 shtete janë numri që Kosova ka nevojë, në këto lloj situatash, pavarësisht mosmarrëveshjeve ose të së kaluarës, vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit zakonisht i bashkohen këtij konsensusi, pasi nuk mund të veprojnë kundër shumicës absolute të vendeve anëtare të OKB-së dhe botës.

Vendim i GJND-së mbyll debatin për Kosovën si shtet i pavarur. Mund të kalojë pak kohë për Kosovën që të arrijë të njëjtin nivel si shtetet tjera në komunitetin ndërkombëtar, por fakt është se Kosova është në atë rrugë dhe kjo nuk do të ndryshojë. Për Kosovën tani më e rëndësishmja është të vazhdojë të forcojë sistemin dhe strukturën e saj demokratike, të lëvizë kah betonimi i sundimit të ligjit dhe, më e rëndësishmja, duhet të sigurojë se të drejtat e minoriteteve, veçanërisht të serbëve, që jetojnë në Kosovë, të jenë të mbrojtura dhe të sillen, për aq sa ata duan, në sistemin shtetëror të Kosovës.

Nëse bashkësia ndërkombëtare e sheh Kosovën se po i përmbahet rrugës së reformave demokratike, se po mbështet sundimin e ligjit, po mbron të drejtat e minoriteteve, atëherë nuk do të mungoj mbështetja e komunitetit ndërkombëtar.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga 5 vende të BE-së nuk e dëmton integrimin e Kosovës në BE, NATO por edhe në OKB. Çështja është se tani 69 vende anëtare të OKB-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe sapo ky numër të shkojë në rreth 120, ne do të shohim flamurin e Kosovës të valëvitet në selinë e OKB-së në Nju Jork. Dhe Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota e Kombeve të Bashkuara.

                                                                                                             2010-07-28   
       ]





         Komento këtë Lajm!
Emri*  
Qyteti  
Përmbajtja
e komentit*
 
Kodi*
    »»
 


 
Sqarim: Njoftojmė tė gjithė lexuesit tanė se komentet tė cilat
pėrmbajnė fjalor ofendues, antikombėtar, antifetar, pėrēarės
NUK DO TĖ PUBLIKOHEN!!!
[ktheu mbrapa] 
 


   Fillimi | << |  1 2 3 4 5 6 7 8 9  | >> | Fundi   
E Enjte, 09 Shtator 2010
  
analistët
moti
Tiranë
 
Shkodër
 
Vlorë
 
Prishtinë
 
Shkup
 
 këmbimi valutor
€ EUR
137.1
  0.8
$ USD
108.1
  1.4
£ GBP
166.7
  0.9
nga Banka e Shqipërisë 
09/09/2010   
[ Stafi | Homepage | Kontakt | Politika e Botimit ]   [ Powered by: Orihost.com ]

Copyright 2009 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.