anketa
• Mendoni se negociatat e reja maxhorance-opozite do t´i japin fund krizes?
 PO
 JO
 Ndoshta
 Se di
Rezultate ] 
          futboll
fshf
Europe League
england
Itali
Spanje
Gjermani
chleague

 
"të përgatit për jetën"!
 
        Partnerë



Ky i kurrgjësë
Redi SHEHU

Hiçgjëja dhe asgjëja një ditë u grindën tej mase sepse numri i atyre që i përkisnin këtyre dy kategorive ishte rritur aq shumë saqë nuk mund të përcaktohej kufiri ndarës se sa i përkisnin kategorisë së hiçgjësë dhe sa kategorisë së asgjësë. Duke pasur si kriter bazë zeron, hiçgjëja dhe asgjëja si dy binjake rebele po tentonin t’i grabitnin njëra-tjetrës pasuesit vet.

Por, ekziston edhe një kategori jo e vogël njerëzish që nuk i përkasin as njërës dhe as tjetrës. Ata janë parkuar në rehati të plotë brënda një kategorie tjetër asaj të kurrgjësë e cila në ndryshim nga “hiçi“ dhe „asi“  që nuk bënin gjë, këta të kurrgjësë, ishin kurrë në raport me gjënë. Për ta sqaruar konceptin, themi nuk mjafton që të mos bësh gjë apo kurrë të bësh ndonjë gjë, por mundesh që të bësh gjëra të cilat kurrë përbëjnë ndonjë gjë. Dhe pikërisht ata të kurrgjësë të cilët bëjnë ndonjë gjë e cila nuk përbën gjë, përpiqen të prishin çdogjë.

Me guximin budalla të zeros në përpjekje për të zeruar realitete dominuese në Shqipëri, duke u përpjekur me shkrime të cilat zerojnë nënshkruesin dhe organin që i boton, këta individë si rriqna parazitare kundrojnë plot mllef të kundërtën e tyre.

Këta të kurrgjësë me vetëdije të plotë kanë vendosur të ngelen një zero e shkëputur në raport me shoqërinë duke mbartur mbi vete kurrgjë vlera si dhe duke u transformuar në një kazan të pazbrazur mbeturinash botëkuptimore. Nëse këta individë do t’i bashkoheshin, ani edhe si zero shoqërisë, do të kontribuonin në rritjen e vlerës së kësaj shoqërie, sepse kjo zero pas vlerave numerike të shoqërisë do të mund të përmirësonte veten dhe shumësinë në përgjithësi. Por, duke qenë të vetëm, të shkëputur, këta zero të izoluara mundohen të shumëzohen me të tjerët duke prodhuar zbrazëtirë.

Përpjekja e zeros së veçuar për të ndryshuar realitetin duke mos mundur të prodhojë veçse zero informacion dhe zero induktim të opinionit publik, në një situatë tipike shqiptare, atë të kequdhëzimeve në udhëkryqet historke, përbën një tentativë të dështuar konceptuale ngase për t’u përballur me gjëra të mëdha duhen po ashtu potenciale të mëdha.

Nuk kam dashur as të reagoj por as edhe të mendoj për një emër të ngjitur jo rastësisht në një gazetë të tipit „ mos e përdor-hidhe“ i cili atashuar në botën kaq shumë të preferuar sot, atë të gjithologjisë, rreket të fitojë statusin e gjithologut me zero shanse.

Zotëria në fjalë, ka pak gjasa që unë t’ia përmend emrin për shkak të frikës së ndonjë ndotjeje të mundshme, pas shumë aventurave gazetareske ku në shumicën e rasteve prevalonte kategoria e kurrgjësë, papritmas fillon një fushatë spërkatjeje antimuslimane dhe antiqyetare duke përdorur zero argument, zero informacion dhe zero etikë. Sigurisht që gjëja e parë që bëra dhe që ia këshillova të gjithë miqve të mi ishte mos humbja kohë duke u barazvlerësuar me zeron, por, kur një natë shoh që kjo zero ishte ftuar në një  talk-show  që në të shumtën e rasteve i përkiste kategorisë së hiçgjësë, dhe po induktonte me të madhe opinionin publik për vërtetësinë e kurrgjësë, vendosa të ndryshoj mendim dhe të reagoj.

Pra, domethënë, sot mjafton të jesh pjesëtar i denjë i kurrgjësë dhe të projektorësh në mediat e hiçgjësë për të sulmuar fare kollaj një popullsi të tërë e cila si bartëse e virtyteve në sajë të besimit të vet përpiqet të jetë një vlerë e shtuar larg zbrazëtirës.

Ky i kurrgjësë bën thirrje për ndalimin e praktikave, institucioneve dhe infrastrukturës së myslimanërisë shqiptare duke kërkuar nxjerrjen jashtë ligjit të kësaj feje në Shqipëri, duke quajtur armik personal çdo praktikant të saj dhe duke bërë thirrje për urrejtje kolektive ndaj këtij besimi, përmes nxitjes  së konfliktit ndërshoqëror.

Ai përdor nacionalizmin si kriter bazë për vlerësimet e tij ku në emër dhe për hir të tij rrafshon fenë si nocion mbikombëtar. Pra, karakteri universal i  praktikave dhe doktrinës së fesë sipas tij duhet të jetë derivat i nacionalizmit i cili si nocion përveç kufizimit konceptual dhe gjeografik është edhe i  kufizuar në kohë.

Por e veçanta e nacionalizmit të kurrgjësë është se ky nocion në ndryshim nga nacionalizmi klasik ku fetë kanë qenë pjesë thelbësore në forcimin e tij, nacionalizmi i kurrgjësë sulmon njërën nga fetë e shqiptarëve, atë më të madhen, islamin, në emër të shpëtimit të identitetit nacionalist. Këtë e bën duke manipuluar me faktin se mbështetësit e kësaj feje janë pakica kombëtare duke u përpjekur për të „spastruar“ gabimin e tij konceptual të nacionalizmit dhe fesë.

Një pakicë kombëtare në optikën e këtij të kurrgjësë, ka zaptuar me fenë, praktikat dhe ideologjinë e vet maxhorancën shqiptare e cila duhet me çdo kusht çliruar nga ky konspiracion antikombëtar.
Tani, mendoj se të gjithë jemi të një mendjeje mbi kotësinë e tezave të kurrgjësë, por ajo që na bën kurioz të gjithëve është fakti se si në këtë Shqipërinë tonë të dashur e të shtrenjtë, si në asnjë vend tjetër, mendime apo teza të cilat janë thelbësisht antikombëtare, antipopullore dhe antilogjike, promovohen kaq zëshëm.

Nuk ka një kod të nënkuptuar konsensual siç ndodh me qytetërimet e tjera ku e kaluara historike përbën vlerë dhe krenari për rrjedhojë ajo përdoret nga elitat për të forcuar konstruktin social të brezave të rinj. E kundërta ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë me ne në Shqipëri, ku e kaluara jonë historike shpërfillet dhe keqserviret duke shpërbërë strukturat dhe thurjet sociale ndërmjet brezave dhe duke prodhuar sisteme mostra siç qe ai i pas çlirimit.

Në thelb thirrjet skizofrenike të pjesëtarëve të kurrgjësë për një qilizmë historik duke fshirë nga memoria kombëtare rreth gjysmë mijëvjeçari të historisë, janë tentativa që përmes shkatërrimit të së shkuarës, pasqyruar në botëkuptimin dhe praktikat e veta, të mund gjoja të ndërtojnë të ardhmen. Por si mundet që të ndërtohet një ardhmëri e mirë nëse bazohet mbi gjenocid intelektual e fetar? A nuk po vuajmë ne sot një realitet i cili prodhoi individë të rinj nga një sistem që erdhi pikërisht nga një gjenocid i shumanshëm përfshirë edhe atë fetar?

Hapja e një debati të brendshëm për çështje kaq thelbësore ku i bëhet thirrje shumicës që të fshijë fenë e shumicës iniciuar nga ky i kurrgjësë, do të ketë fatin e pakicës së pakicës. Këta të kurrgjësë së bashku me këta të hiçgjësë duket se nuk e  kanë kuptuar akoma që sa më shumë presion të ushtrojnë ndaj virtytit aq më lart ai ngrihet. Ne nuk jemi një shoqëri që papritmas erdhi nga bota e kurrkundit dhe u instalua pa një profil të sajin. Vlerat e konsoliduara në ndërgjegjen shqiptare edhe pse të luhatura sot janë  thellë në vetëdijen e secilit.

Nuk është fatkeqësi për një popull nëse ka individë të kurrgjësë në mesin e saj, por fatkeqësi është nëse praktika, mendimet e tyre transformohen në lëndë përtypëse për opinionin publik.


                                                                                                             2010-07-16   
       ]


Postuar më: 2010-08-16 18:32
Tema eshte interesante dhe e gjere. Ja disa mendime dhe pikpyetje qe me dalin. Eshte fakt se shqiptaret jane konvertuar relativisht vone ne fene islame dhe kjo sjell si pasoje qe muslimanet shqiptare te dallohen lehte nga ata arabe, sepse jane evropiane te muslimanizuar vone, jane ish te krishtere te muslimanizuar. Kjo eshte nje kategori e veçante per boten Islame, por edhe per boten e krishtere. Eshte dhe kategori interesante, domethene tingellon shume e çuditshme : evropiane te muslimanizuar. Por Evropa ben sikur nuk kupton dhe kerkon t´i perjashtoje shqiptaret, ne nje fare menyre i largon nga vetja, i quan shqiptaret ne kete pike si mish i huaj, nuk jane shprehur asnjehere qarte ose me dashuri e mirekuptim por shtiren sikur nuk kuptojne qe edhe ata preken nga fakti. Te kujton historine e mbretit lakuriq kjo Evropa dhe duke u tallur me shqiptaret harron se tallet me vetveten, sespe harron se po te mos ishin shqiptaret ndoshta Roma, Londra dhe Parisi mund te kishin minare ne vend te kishave, e perseris "ndoshta". Por pasojat bien mbi shqiptaret... mjafton te kujtojme çeshtjen e vizave ku dhe shtete me probleme te renda si Serbia dhe Maqedonia u futen pa problem ne zonen Shengen. Keto besoj se e shqetesojne z Myftaraj qe kalon pastaj ne pozicione ekstreme ndaj Islamit. Prandaj problemi duhet pare me me kujdes. Per llogaritjen e numrit te muslimaneve ka gjithashtu shume veshtiresi, psh a do te llogaritet Ismail Kadare si musliman?... etj.. prandaj nuk duhet te nxitohemi pa dhene argumente te forta mbi kete teme te rendesishme
Kris, Tirane
Postuar më: 2010-08-13 00:46
O Urim po ca mendje e vyer eshte KM? Ai nuk eshte as me shume e as me pak se sa nje spiun qe flet per ate qe i intereson leku qe i jepet...natyrisht qe sulmin me te mire e ka mbrojtjen dhe prandaj askush nuk do ti dale para. Ai tenton te hiqet si nje krijese e lare por ne fakt eshte me e ndyre nga te gjithe. Po lexoja ca kishe shkruar me siper, natyrisht te flasesh dhe te thuash qe nje fe eshte e huaj per nej vend per shakk te pozites gjeografike kjo do te thote te rrahesh uje ne hava, sepse fundja dhe krishterimi ka ardhur nga Lindja e Mesme dhe nese ne Shqiperi nuk eshte perhapur me dhune kjo sdo te thote qe historia e Krishterimit eshte e padhune...mjafton te kujtoj betejen mes Ariusit dhe Athanasit. Jam dakord me shkruesin qe KM eshte hicgje dhe vazhdon me kurrge qe ne fund eshte nje ZERO me xhufke. Sa per provat se pse Islami predikon pjeset me te rendesishme fetare ne gjuhen e arabe nuk besoj se KM mund te dije me shume se sa analfabeti kur hyn ne shkolle...tashi gjithe te mirat dhe nje keshille mos flisni nese nuk ia keni haberin atyre qe flisni
blerimi, tirons i 2005
Postuar më: 2010-08-12 17:57
"Oso" sipas rradhes tande, - ezani jo vec germezohet arabisht por edhe forma e te shprehunit , linja melodike etj. thjesht arabe, eshte larg nesh. - Kur´ani, ne gjuhe, ndertim dhe permbajtje eshte thjesht arab. Kush ndjek ate, vertet rrezikon te arabizohet. - Qe feja islame eshte futur me dhune nder ne, eshte vertetuar me kohe dhe qetesisht. Por kjo nuk eshte vecori e fese islame por e te gjitha feve qe jane shuar dhe qe ekzistojne. - Ju lutem mos beni referenca me Enverin, Mehmetin e Stalinin sepse jane emra te cilet deshiroj ti fshij nga kujtesa ime. - Osmanet i cbene dhe i tjetersuan kishat kudo qe ata paten mundesi por, keshtu ka bere cdo fe. E desh politika e kohes qe kisha e popuj te mbeten te krishtere brenda perandorise.- Per fat te keq, dhuna eshte ma e shprehun ne fene islame se ne fete tjera. Kete argument nuk ja heqim dot K.M.-se. - Qe ne (shqiptaret) jemi ma te forte e trima se serbet e greket, e dime aq mire sa dhe serbet e greket per veten e tyre. - Spanjollet (mesa di une) nuk ua kane marre vendin arabeve por i shporren arabet nga vendi i tyre..... Pershendetje :
Urimi, Kukes
Postuar më: 2010-08-10 00:28
Me vjen keq, po nuk kerkon ndonje filozof per te zbualuar se ezani dhe Kurani jane arabisht. Nuk ka pse te mbeshtetesh KM per te zbuluar keto evidenca. Qe feja islame ka ardhur me turqit, edhe kjo dihet dhe qe turqit kane perdorur dhune per te ardhur dihet edhe kjo. Sa i perket imponimit me dhune te Islamit, KM dhe askush nuk ka arritur dot te prodhoje ndonje evidence se dhuna ka qene karakteristika e konvertimit. Pse kete e ka ngulitur 50 vjet Enver HOxha ne mendjet e shqiptareve, nuk do te thote se kjo eshte patjeter e vertete. Urim, kishen e Rubikut, nje kishe rreth 1000 vjecare katolike e rralle ne Ballkan, e dinamitoi Mehmet Shehu dhe jo sulltan Mehmeti. Kishat e Kosoves, i mbijetuar per bukuri 600 vjeteve sundim osman dhe i prishen kosovaret para 5 vjetesh. Turku ka bere dhune patjeter, sa na ka pushtuar, po jo detyrimisht na ka imponuar fene e vet: pse nuk ua imponoi dot grekeve, serbeve, po vetem neve dhe boshnjakeve? Kete nuk e shpjegon dot as KM e as te tjeret: pse ka kisha e te krishtere sot ne Shqiperi, dhe pse ne vende te tjera te Ballkanit nuk pati kaq shume muslimane sa tek ne. Ishin me trima greket se ne? Po shqiptaret kane qene ushtaret me te mire te kohes, populli me trim, si valle u nenshtruan keshtu? KM e te tjere harrojne se serbet kishin shte te unifikuar kur u perballen me turqit, kishin dhe alfabet te vetin, dhe rituale te kuptueshme ne gjuhen e tyre; po ashtu edhe greket, kishin Bizantin, alfabetin e tyre e gjuhen e kishes te kuptueshme nga populli. Ne nuk kishin tradite tonen kishtare, as shtet te unifikukuar qe ta hapte ne territor si tek serbet e greket. Prandaj u shkeputem me lehtesisht nga feja e vjeter, se ajo ishte perqafuar me siperfaqesi. Po nejse. Antiislamizmi eshte fe, dhe besimtaret e kesaj feje si KM me shoke, nuk kane nevoje per evidenca, vetem perserisin fjalen "dhune dhune", se nuk kane si e shpjegojne ndryshe nderrimin e fese: dmth per pseudonacionaliste te tille, ne jemi me te forte e trima se greku e serbi e kemi luftuar turkun me shume se ata, po nga ana tjeter ata jane me trima se nuk nderrojne fene. Prania e kishave dhe te krishtereve edhe sot e kesaj dite, ne nje kohe kur turku mund ti rrenonte te gjitha si bene spanjollet kur ua moren vendin arabeve. Nejse. Pata kohe e shkrova: besimet fetare si antiislamizmi, sigurisht nuk tunden dot as me libra e as me logjike
oso kuka, qyteti stalin
Postuar më: 2010-08-08 15:44
“Atdhedashes”, perjashtu fjaline fundit, komenti yt sherben si kompliment i vyer per mua. Falemnderit! Tash per “Oson”. Jam dakort me verejtjet qe paraqet per K.M. Nji ashpersi e tille (nga KM) ne trajtimin e problemeve a ideve nuk sjell zgjidhje a dobi sado te drejte te kete. Por s’mundem me thane se ja ka futun kot ne gjithcka sic shprehet Redi (autori) e qe shkon deri aty sa pozon si islamik fanatik ndaj tij(qe nuk zen emrin e shejtanit por thote qoftelargu!!!). Ky eshte nje stil qe e ka perdorun edhe Edi Rama e Ardian Klosi me Berishen por qe une per kete i perbuz. Perkundrazi, me plot gojen, Kastriot Myftaraj eshte nji person shume i vendosun, shume kurajoz, me shume njohuri por qe disa here i keqperdoron ne funksion te idese. Ai flet pa kurrfare rezerve per ate qe nuk i pelqen. Kjo nuk eshte gjithmone mire. Une nuk verej shpifje dhe falsifikime prej tij por verej mungese takti ne ate qe thote. Qe feja islame, ezani shurdhues, libri i “shenjte”, gjuha e perdorun etj. jane tipike arabe, kjo s’kerkon debat. Qe kjo fe eshte futun dhunshem nder ne, s’e lun topi. Qe nuk pershtatet me ne (trashegimia, kultura, pozicioni gjeografik, dobishmeria etj.), nuk don shume mend. Forma e propozuar per korigjim nga KM, krejt e gabuar.
Urimi, Kukes
Postuar më: 2010-08-08 04:16
Urim, falemnderit qe i ke kushtuar vemendje referencave qe te dhashe ,bi KM. Besoja ne fakt se vertetimi i fakteve per masakren etike me te ecin procedon KM kur shkruan, do te te bente me shume pershtypje. Po r gjithsesi, cdokush ka kriteret e veta ne gjykime. Une besoj se edhe ato pjese kur KMeshte interesant dhe befasues, sapo lidhen me konstanten e tij te flasifikimit dhe shpifjes, sikur e humbin krejt vleren, po gjithsesi, kushdo eshte i lire t´i ndaje gjerat ne copa, pra te heqe vec ate qe i pelqen nga ajo qe nuk i pelqen. Ne rastin e KM, do te na duhej te lexonim me thike ne dore, se aq shume kemi nevoje te ndajme ato dy mendime interesante qe shpreh, nga marrezia apo ligesia e paster.Por edhe ky lloj leximi mund te tolerohej (keput nje cope e hidh tjetren) sikur te gjithe kesaj te mos i shtohej komponenti fashist, urrejtja ndaj demokracise e lirise qe ka KM. Ne shkrimet e tij gjen analiza qe kerkojne te argumentojne pse Shqiprise i duhet nje "diktature e ndritur" dhe suprimim i lirive, deri sa vendi te behet europian me dhune. Dikujt mmund ti duket e bukur kjo, sepse mund te mendoje se eshte europian qe tani. Por po t´i leme ne dore KM diktaturen (sic ky u sugjeron indirekt "fuqive te medha" nuk i dihet nese KM do jete dakord me faktin se ty bie fjal te duket vetja europian, e nuk ke nevoje per dhune te europianizohesh me tej. KM mund te te shohe ty si aziatik, sepse diktature eshte, kush e kontrolln kete proces? Dhemund te vendose qe ti, bie fjala, duhesh perzen nga Shqiperia apo duhesh burgosur.Po supozojme tani, sipas asaj qe propozon KM, se edhe ne u befte ky vend diktature, nuk ka per t´ia lene kerbacin ne dore njeri ketij. Problemin me muslimanet praktikante KM kerkon ta zgjidhe me vrasje: me mire te vriten 30 000 muslimane thote ky, sesa te na rezikohet siguria kombetare nga serbet, qe do perdorin si pretekst Islamin dhe ezanin arabisht per te na sulmuar. Tani Urim, une nuk te njoh fare, po meqe shkruajme te dy shqip, ja ku po komunikojme, e une shpenzova me ty ca minuta te shtrenjta. Ti po te duash harxho kohe edhe me shume me shkrimet e reja e te vjetra te KM per te vertetuar keto qe po them une, meqe paskam humbur kohe para teje me te. Nese zbulon edhe ti se ai e dashuron dhunen, kerkon te zgjidhe problemet politike e fetare pertej kornizes se ligjit e lirive universale, atehere mos eja me te thuash: po i pashe edhe keto, nuk eshte mire ne ca gjera qe thote, por ka ca te mira. Mjaftojne shpifjet dhe sajesat, mjafton antisemitizmi, anti-toskerizmi, anti-muslimanizmi, anti-orthodoksizmi i tij per ta bere te denueshme moralisht simpatine per KM. Plus ketyre, mjafton thirrja per akte dhune e terror psikologjik, urrjetja per lirine qe te tebejne te quhesh fashist nese simpatizon cka thote ai. Sa per pjesen interesante tek ai, mos u impresiono kaq shume se edhe Enver Hoxha ka pjese intersante boll tek 70 librat e vet. PO prape enver mbetet
oso kuka, oso kuka, qyteti
Postuar më: 2010-08-04 19:02
Urim dukesh qe kerkon vetem te debatosh sepse jo vetem te komenti i fundit por te gjithe komentet i ben ne menyre qe te nxisesh debat. nuk e di pse por me eshte krijuar pershtypja se e ben per intreresa pesonale te tuat per te "perfituar" nga pergjigjet e te tjereve. une mendoj se askush nuk duhet ti pergjigjet provokimeve te tua.
nje atdhedashes, tirane
Postuar më: 2010-08-03 23:04
Oso, fale teje plotesova ca boshlleqe ne lidhje me Kastriot Miftarajn. Megjithate, kam ndryshuar fare pak pozicion. Ne mjaft gjera jam dakort me te, nderkohe qe ne pak gjera jam dakort me Redi Shehun etj. Nese ka kush deshire, mund ta vazhdojme debatin.
Urimi, Kukes
Postuar më: 2010-07-30 16:43
Me falni, e kuptova. OOOO-te qenkan zero.
Urimi, Kukes
Postuar më: 2010-07-29 18:55
Kush po din me m´skjaru disi, se keta OOOOOOOOO-te e Beratit s´po arrij ti kuptoj fare c´duan me thane.
Urimi, Kukes
Postuar më: 2010-07-29 13:12
Mendoj se zoti apo shoku K.M si zero qe shte nuk munde te kundershtoj faktin qe ne shqiperi jetojne mbi 65 perqinde te besimit mysliman , per kete zoteri frangat qe mer mga ndonji organizat fetare janeme te rendesishme se populli i atije vendi , zoti URIMI , CFARE LLOGJIKE KERKONI JU KUR KU MUSHKU DEKLARON SE , MUSLIMANET TE KALOJNE NE KIRURGJI , DUKESH QE TE JESH PRAN SHOKUT OOOO. BABA
baba, berat
Postuar më: 2010-07-29 13:10
ZOTI SHEHU STILI JUAJ ESHTE I PERSHTACEM ,PER KETA OOOOOOOOOOOO SI K.M MOS U LODHE KOT SE OOOOOOOOO E TILL MBETET emigrante
engjell demiraj, berat
Postuar më: 2010-07-29 13:05
Mendoj se zoti apo shoku K.M si zero qe shte nuk munde te kundershtoj faktin qe ne shqiperi jetojne mbi 65 perqinde te besimit mysliman , per kete zoteri frangat qe mer mga ndonji organizat fetare janeme te rendesishme se populli i atije vendi , zoti URIMI , CFARE LLOGJIKE KERKONI JU KUR KU MUSHKU DEKLARON SE , MUSLIMANET TE KALOJNE NE KIRURGJI , DUKESH QE TE JESH PRAN SHOKUT OOOO. BABA
baba, berat
Postuar më: 2010-07-23 18:25
Urim, te lutem kerko ne arkiven e gazetes "Sot" per te vertetuar shkrimet te cilat permnendja, e po ashtu, nese ke mundesi, edhe librat e KM per te zbuluar akuzat percarese kunder Toskerise. Nuk e mohon askush se shpesh shkrimet e KM kane elemente interesante ne shume raste, por zhvleresosen sapo KM nis me hamendje, fallsifikime, shpifje, kercenime, racizem, fashizem. Nese do kesh kohe te lexosh shkrimet e tij qe prej disa vitesh ai ben thirrje per veprime te kundraligjshme te armatosura (kunder shtetit, ambasades Amerikane, kishes ortodokse, muslimaneve praktikante) te cilat legjitimohen sipas tij prej dashurise ndak Kombit. Autori ne faqen e vet te Facebook pretendon se eshte ndjekes i parregjistruar i Kishes Protestante. Ai nuk e thote emrin e sektit te cilit i perket, sepse ndoshta diskreditohet, duke treguar lidhjet me sekte luftenxitese profashiste te fsahterave te Amerikes. Kurse Stalin eshte emri qe shkrova perbri kolones "qyteti" se kujtova se do dilte ne ekran e plote-"Qyteti Stalin". Me duket shpesh se nuk ka ndryshuar fare shqiperia, pervecse disa emra rrugesh e personazhesh. Dje kishim nje pale armiqsh te brendshem (kulaket, reaksionaret, kleriket, ish-bejleret e bajraktaret) sot po prodhojme pak nga pak ca te rinj: muslimanet fetare, po i quajme turq e arabe. Shkruhet ne dite te diellit se duhen vrare e duhen perzene, e askush nuk revoltohet, ca nga frika, ca nga qejfi.Per tu bere qejfin Stalineve te djeshem, shqiptaret vrisnin njeri-tjetrin, per tu bere qejfin Stalineve te sotem, prap kerkojme te luftojme shqiptaret etjere.Ja pse mendoj qe jetojme ende ne Qytetin Stalin,
oso kuka, qyteti stalin
Postuar më: 2010-07-23 10:33
Ka njerez me te meta mendore qe gjinden n´azil psikiatrik dhe te tjere qe akoma nuk i kane futur aty .Te rrezikshem per shoqerine jane keta te fundit si K.M.
ilir jetimi, bruksel
Postuar më: 2010-07-23 08:34
Me the ca gjera (per K.M.) per te cilat vertet nuk kisha dijeni dhe do ti kerkoj te njihem. Por me ben pershtypje pseudonimi yt. S´po arrij dot te bej asnji lidhje me, Oso Kuka-Stalin?
Urimi, Kukes
Postuar më: 2010-07-22 23:51
Me the ca gjera (per K.M.) per te cilat vertet nuk kisha dijeni dhe do ti kerkoj te njihem. Por me ben pershtypje pseudonimi yt. S´po arrij dot te bej asnji lidhje me, Oso Kuka-Stalin?
Urimi, Kukes
Postuar më: 2010-07-22 16:40
Urim, E ke lexuar shkrimin e KM ku ky pretendon se Erion Velia eshte djali ilegjitim i Ahmedinexhatit? Po shkrimet ku pretendon se Edi Rama eshte nip i Zogut dmth Zogu ka qene babai ilegjitim i Kristaq Rames? Po fyerjet familjare me shpifje ndaj njerezve si Ledi-Shamku Shkreli, te cilen e akuzon publikisht si "dashnore" te nje personaliti te kultures tone? Po shkrimet ku pretendon se Kadreja ka dhene mesazhe sekrete per llogari te Enver Hoxhes neper faqet e romaneve te tij? PO idioteswine s Kadareja dueht te jape llogari pse ka fyer kujtimin e ushtareve fashiste ne romanin "gjenerali i Ushtrise se Vdekur"? PO shkrimet ku pretendon se ata qe shkojne ne xhami marrin ndihma arabe ne makarona e vaj, pa dhene asnje prove as ai e as nje sherbim i shtetit per keto pune? PO shkrimet ku kercenon me perzenie nga Shqiperia ortodokset shqiptare? PO fyerjen e kujtimit te artistes se madhe Tefta Tashko, qe e ben dasnore te Enverit? PO shkrimet ku fyen gjithe popullin e gjirokastres si skizofrene? PO shkrimet ku fyen gjithe toskerine duke e quajtur pushtim te dyte te Gegerise regjimin komunist (i cili dogji Tokerine fillimisht), ndersa pushtimi i pare i Gegerise ka qene ai "turko-tosk"? Ne Shqiperi gjithkush qe eshte kunder muslimaneve duket automatikisht si inteligjent, sidomos kur eshte fshatar qe pozon si qytetar (sa per fshataret qe jane ne paqe me identitetin e vet, ata jane njerezit me te mire te ketij vendi). Katundari pa toke Kastiot Myftari, nje devollit qe nuk i vjen as tek maja e gishtit devollinjve si Driteroi, kujton se do te behet qytetar duke mohuar origjinen e vet, gjuhen e vet, fene e familjes se vet. E nisi duke share Toskerine si tradhetare, pastaj duke shkruar nje gegerishte te pakuptueshme as nga geget, e perfundoi duke shpallur armiq gjithe muslimanet-edhe familjen e vet. KM eshte nje fatkeqesi mmorale, pa asnje virtyt shqiptari, edhe pse hiqet si nacionalist. Po te ishte nje grime shqiptar, nuk do fyente e shpifte per nderin personal te njerezve ne kete lloj menyre. Ti Urim "me plot gojen" mund ta mbrosh Kastriotin dhe nuk je i vetmi ne Shqiperi, se kastrioti ka mbrojtjen direkte te Baces, i cili e perdor per te goditur moralisht armiqte e klases. Por ne te tjeret, e kemi gojen e zbrazur, se nuk ushqehemi me gjelle kermash, si ajo qe servirin inferioret paburrei si KM
oso kuka, stalin
Postuar më: 2010-07-22 13:06
Ceni .... .ibret, edhe ti mos pusho kaq gjate se na trembe.
Urimi, Kukes
Postuar më: 2010-07-21 12:19
O Urim aferim, paske menden me pushim.... Ceni prej Dibret.
Ceni, Diber
Postuar më: 2010-07-18 00:49
Urim mos fol per pune niveli per k. Myftaraj. Edhe nje gjimnazist te mos them dikush qe ka mbaruar 9 vjecaren nuk do fliste ne ate menyre. Ai person gjithmon i ka fry zjarrit per percarje mes grupeve. dhe turp ne ket shekull ai flet per gjera te tilla.prit tani kur te na nxjerre ndonje prrockull te re.Ti urim po deshe vere veten ne nivelin e tij por un vete as qe do e coja ndermend.
tani, sr
Postuar më: 2010-07-17 18:01
Kastriot Myftaraj ka ide, njofje dhe esht interesant. Kjo s´do te thote se une jam pro me gjithcka qe shpreh ai por jam dakort me mjaft gjera te tij. Sa per formen e te shprehunit, s´kemi fatin ta kritikojme sepse nuk po jemi mbi nivelin e tij si ne komentuesit dhe Redi-autori.
Urimi, Kukes
Postuar më: 2010-07-17 16:28
Habitem si ka njerez qe pelqejne mendimet e myftaraj. Me keto qe thote nuk ben gje tjeter por fut percarje dhe ofendon me shume se gjysmen e popullit shqiptar. Te gjitha fete kane ligjet(rregullat) e tyre dhe gjithsecila e meriton te respektohet ashtu sic eshte. gjithsecili eshte i lire te zgjedhe.uroj autorin per shkrimin
tani, sr
Postuar më: 2010-07-17 15:51
Kacit duhet ti hiqet shtetesia Shqiptare per nxitje te luftes civile ne vend.sipas kushtetutes se republikes dhe kodit penal. ndeersa nese do flasim me gjuhen e tij,them qe mbetjet organike te mos i shperdoroni ne tualete tu pas Kaacin......
Cimi, Shkoder
Postuar më: 2010-07-17 14:12
Ej po vjen nje stuhi e nxehte nga Saharaja dhe po pushton Shqiperine. Prandaj jane temepraturat e larta ketej. Ky eshte nje akt terrorist ;))))) dhe thone se ky i fiksuari i rrjedhur do reagoje ashper se kjo ka lidhje patjeter me Komunitetin Musliman dhe xhamite. Menjehere ka instaluar nje kondicioner me origjine nga oksidenti por te prodhuar ne Kine, dhe po pi nje kafe te shtrenjta arabika (per te hequr stresin)!!!
Eni, Tepelene
Postuar më: 2010-07-17 11:56
Shkrim shume i qelluar,me keqardhje e them po qe eshte realitet se njerzit si k.myftaraj(hiqgjeja)jane:antinjerezor, antikombetar, antifetar,me llomotitjet e hiqgjes nuk kemi kohe te mirremi ngase kemi shum gjera me te rendesishme se ai sepse gjat tere hisotris mund te kete njerez te till pa vlera dhe qellime te shthurura.po qe drita e Allahut kurr nuk do te shuhet kete e kemi te garantuar nga i Gjithfuqishmi.e verteta qdohere ngadhnjen sadoqe dikujt i duket se po vonohet.Gjuha nuk dhemb edhe kur genjen.keshtu qe besoj se as hiqgjeja nuk ndjen dhimbje ne genjeshtra dhe ofendime pa argumente pa njohuri e me emocione.per fund te gjith njerzeve qe ju duket se mire e ka hiqgjeja atehere le te sherojn injorancen me dituri se kjo eshte ilaqi me i mire.
vlora, peja
Postuar më: 2010-07-17 11:19
Nje shkrim me gjithmend i vyer. E uroj autorin per perqasjen ndaj temes. Delikatesa e tij per te mos permendur emrin, nderon shkrimin dhe kete gazete. E kuptoj se autori per efekt te shkrimit ka sinkronizuar kurgjene (praktikisht 0) me islamofobin e njohur. Porse ky i fundit me mire do te ishte te vleresohej me nje shifer me minus perpara. Pershendetje Redit.
ag, imi
Postuar më: 2010-07-16 23:09
Urim, e lexoj myftarin me neveri te perhershme dhe e kuptoj se per ke shkruan, gjithsshtu te siguroj mire se i kuptoj mire ato qe shkruan, por dyshoj nese ti kupton ca shkruan ai sepse: je i vetmi person shqipfoles keto 7 vite qe guxon te thote per K.Myftaraj se eshte "mendje e vyer, e guximshme dhe plot ide e vitalitet". mgjthse mendoj se per ty s´ka rendesi kush e thote, Myftari apo dikush tjeter, rendesi per ty ka qe te jete islamofob... dhe eshte ok. per nje njeri: vlera njerzore kane njerezit fetare qe kane frike Zotin, jo te tjeret. pastaj nuk jane 0.7 myslimanet, per fatin tend te keq, jane 100 here me shume nga cmendon...
eri, tr
Postuar më: 2010-07-16 18:36
Fete transformohen (nga njeriu ne emer te Zotit), vlerat njerezore qendrojne. Eshte fat i madh qe shqiptaret nuk jane fetare si disa popuj te lindjes. Keshtu nuk qendrojne edhe teorirat, se 70 perqind e shqiptareve jane myslimane. Ndoshta 0.7 perqind, po.
nje njeri, tiron
Postuar më: 2010-07-16 17:33
Nje shkrim i mrekullueshem si nga permbajtja ashtu dhe nga mesazhi i dhena por mbi te gjitha nga menyra e shprehjes, pergezime
doktori, tirane
Postuar më: 2010-07-16 17:30
Pershendetje,autorin e pergezoi per shkrimin dhe ne veqanti per vleresimin e merituar ndaj personit i cili me se paku meriton te i permendet emri. Shoqeria dhe mediumet shqipetare nuk do duhej te njellosin hapesiren e tyre mediatike me individë të kurrgjësë te cilet ne thelb kan perqarjen,fyerjen e besimit te pjeses derrmuese te popullsise. Nga aspekti profesional mjekesor ku punoj aktualisht per personin e lartpermendur do preferonin hospitalizim dhe trajtim psikiatrik.
Ismaili, Tirana
Postuar më: 2010-07-16 17:23
Eri, uroj qe vetem emrin ta kesh te shkurter. Duhet ta lexosh ma me kujdes Kastriot Myftarin qe te konkludosh ma sakte.
Urimi, Kukes
Postuar më: 2010-07-16 16:28
Urim, humbe edhe nje tjeter rast per te heshtur. nese myftari thote se "ai qe nuk heq dore nga besimi islam, duhet t´i hiqet nenshtesia shqiptare", ai ka ngritur tezen me antikombetare ne keto troje. rreth 70 e shqiptareve brenda shqipersie dhe pothuajse mbi 80 e shqiptareve ne rajon (shqiperi-kosove-maqedoni) jane myslimane plako, te pelqen apo ste pelqen ty, myftarit, apo ndonje tjetri. dhe te siguroj se jane shume patriote, me shume se myftari..
eri, tr
Postuar më: 2010-07-16 16:19
Edhe kete here, me plot gojen, mendoj ndryshe nga autori i shkrimit (kritikes). Nuk mendoj aspak se Kastriot Myrtaj (emer i nderuar) eshte kurrgje e asgje..., perkundrazi: per mua ai eshte nji mendje e vyer, e guximshme, plot ide dhe vitalitet. Uroj te kete sa ma shume te tille ne rradhet tuaja! Percaktimi per te: "mendime apo teza të cilat janë thelbësisht antikombëtare, antipopullore dhe antilogjike", eshte krejt i pasakte. E kunderta eshte e vertete! Nese mendoni qe ai eshte i tille sic thoni ju, kete mbrojeni me logjike,fakte e argumenete. Emocionet nuk mjaftone.
Urimi, Kukes



         Komento këtë Lajm!
Emri*  
Qyteti  
Përmbajtja
e komentit*
 
Kodi*
    »»
 


 
Sqarim: Njoftojmė tė gjithė lexuesit tanė se komentet tė cilat
pėrmbajnė fjalor ofendues, antikombėtar, antifetar, pėrēarės
NUK DO TĖ PUBLIKOHEN!!!
[ktheu mbrapa] 
 


   Fillimi | << |  1 2 3 4 5  | >> | Fundi   
E Enjte, 09 Shtator 2010
  
analistët
moti
Tiranë
 
Shkodër
 
Vlorë
 
Prishtinë
 
Shkup
 
 këmbimi valutor
€ EUR
137.1
  0.8
$ USD
108.1
  1.4
£ GBP
166.7
  0.9
nga Banka e Shqipërisë 
09/09/2010   
[ Stafi | Homepage | Kontakt | Politika e Botimit ]   [ Powered by: Orihost.com ]

Copyright 2009 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.