anketa
• Mendoni se negociatat e reja maxhorance-opozite do t´i japin fund krizes?
 PO
 JO
 Ndoshta
 Se di
Rezultate ] 
          futboll
fshf
Europe League
england
Itali
Spanje
Gjermani
chleague

 
"të përgatit për jetën"!
 
        Partnerë



3.2 miliard euro?!
Arben MALAJ

Në kulmin e debateve për qëndrueshmërinë fiskale të vendit dhe rrisqet për një krizë të borxheve, në të njëjtën ditë që duhet të argumentojë domosdoshmërinë e politikave shtrënguese, Kryeministri deklaroi së për tre vitet e ardhshme ka siguruar 3.2 miliard euro kredi.

Sa reale është deklarata e kryeministrit ? Për cilindo parlamentar është e qartë që marrja e një kredie kërkon negociata, kërkon miratim në qeveri dhe kredia konsiderohet e mundshme për t’u përdorur pasi të jetë miratuar në parlament. Të drejtën kushtetuese për ta futur vendin e tij në një borxh të ri e ka vetëm parlamenti. Çdo kryeministër i çdo qeverie serioze këtë deklaratë do ta bënte ditën që do të miratonte projektligjet dhe do t`i dërgonte për miratim në parlament. Deklarata e bërë në të njëjtën ditë që po shkurtoheshin rreth 300 milion euro, në një mbledhje ku nuk u diskutua asnjë marrëveshja kredie jo vetëm që nuk është reale por e dëmton kredibilitetin e qeverisë.

Sa e mundshme është marrja ë kësaj kredie dhe përdorimi gjatë tre vjetëve? Sigurisht që nga viti në vit ekonomia shqiptarë ë ka të detyrueshme të rrisë huamarrjen e jashtme për të financuar investimet publike. Ashtu si çdo huamarrës, edhe çdo qeveri ka disa mundësi të limituara, ka disa tavan maksimalë deri ku ajo mund të marrë kredi, si dhe ka një vlerësim të aftësive të shlyerjes së saj. Nga ky vlerësim, ku analizohen të gjitha risqet potencialë, ekonomike, socialë dhe politikë, përcaktohet edhe kostoja ë kredisë.

Sasia e mundshme për të marrë kredi përcaktohet nga kufiri maksimal i mundshëm dhë nga kostoja e kredisë. Kostoja në rritje e kredisë shpesh i detyron qeveritë të gjenden përballë krizës së borxheve dhe përballë pamundësisë për të financuar ekonominë e tyre. Pra ekonomia shqiptarë ë ka të pamundur të tërheq dhe përdorë 3.2 miliard euro. Sipas të dhënave zyrtarë, borxhi I jashtëm i vendit për periudhën 1991-2010 është vetëm 2.4 miliard euro ose rreth 120 milion euro në vit. Vetëm këto vitet e fundit ai është rritur më rreth 220 milion euro në vit. Sikur shifra 3.2 miliard euro të ishte reale, rritja ë borxhit të jashtëm gjatë tre viteve të ardhshme do të ishte 100O% krahasuar më mesataren ë 20 viteve dhe 545 % më ë lartë së huamarrja ë dy viteve të fundit.

 Është e dëmshme një huamarrje tregtare kaq e madhe? Sikur të ishte reale dhe sikur të ishte e mundshme, a mund të ishte e dëmshme huamarrja më kushte tregtare e një kredie 3.2 miliard euro për një periudhë 3 -5 vjet? Kjo analizë duhet të mbështetë edhe në disa shifra.

 Shifra e parë është niveli maksimal I borxhit që e rekomandohet qeverisë shqiptare. Edhe në analizën e fundit të FMN ritheksohet se Shqipëria për të patur stabilitet të financave publike, duhet tani dhe jo më vonë ta vendosë deficitin nën kontroll, pra mundësisht të këtë rritje të ekonomisë më të lartë se rritja e deficitit që të kemi ulje të borxhit publik. Në varësi nga diferenca e ritmeve të rritjes ekonomike më ritmet e rritjes së deficitit, do të kemi ulje apo rritje të borxhit publik. Rritja ë borxhit publik deri në vitin 2015, në skenarët pozitivë të ekonomisë shqiptarë mund të zbresë në 40%, por në skenarët jo optimistë dhe pesimistë, llogaritët të rritët deri 70% e PBB-së.

Këto përllogaritje të ekipit të FMN janë publikuar në Korrik 2010, më qëllim për të rritur mundësinë për diskutime profesionale,burimi i referencës është: http://imf.org/ëxtërnal/pubs/ft/scr/2010/cr10205.pdf
Në Nëntor 2010 do të diskutohet buxheti i 2011. Sipas përllogaritjeve të FMN dhe qeverisë shqiptarë, investimet publikë për përiudhën 2010-2015 do të jenë çdo vit rreth 5% të PBB. Shuma totalë ë investimeve publikë do të jëtë 210 miliard lekë për periudhën 2011-2013, investimet ë huaja për tre vjet do të jenë rreth 60 miliard lekë ose rreth 450 milion euro. Kjo shumë është rreth 14 % ë shumës së deklaruar nga kryeministri dhe mbrojtur më fanatizëm nga deputetët e maxhorancës.

Analiza që 3.2 miliard euro mund të jenë të dëmshëm mban parasysh tre treguesit: nivelin e deficitit, nivelin e investimeve publikë dhe nivelin e borxhit publik. Dukë qenë së kreditë nuk janë të ardhura në buxhet, pra nuk janë tek burimet që rrisin investimet publike, por tek burimet e financimit të deficitit, lehtësisht kuptohet që 3.2 miliard euro janë rreth 36% ë PBB, pra gjatë këtyre tre vjetëve, proporcionalisht Shqipëria duhet të këtë një deficit që minimialisht do të jetë 12%.

Po të mbajmë parasysh që deri sot huamarrja ë brendshme është rreth 1/3 ë financimit të investimeve tona publikë dhe po të ruhet kjo strukturë investimesh, rezulton që deficiti ynë në një vit të jetë rreth 35%.
Është sikur qeveria të deklarojë së do t`i financojë gjithë investimet vetëm më financime të huaja sepse ka gjetur 3.2 miliard euro, sërish deficiti do të jetë jo më I vogël së 12 %. Niveli deficiti buxhetor më 12% apo më 20%, pavarësisht nga burimet e financimit janë ekonomikisht të dëmshëm.

Sipas praktikave më të mira të transparencës fiskalë, diskutimi i buxhetit të vitit 2011 do të kërkojë që qeveria të sjellë të dhëna 5 vjeçare, për dy vitet e mëparshme, për vitin që diskutohet dhe për dy vitet e ardhshme. Pra do të diskutojmë më shifra për periudhën 2009-2013, aty do të qartësohet së 3.2 miliard nuk është reale, nuk është ë mundshme dhe për shkak së nuk mund të rritët deficit buxhetorë mbi 3-4%, vet qeveria ë ka braktisur, dukë mos e ripërmendur,

Vëndi mund të reduktojë risqet e të ardhmes jo dukë premtuar shifra kredimarrje jashtë çdo mundësie edhe teorike, por dukë çliruar rritjen ekonomike të vendit, dukë rritur përgjegjshmërinë politikë për qeverisjen e vendit dhe duke krijuar besimin tek 3,2 milion shqiptarë.


                                                                                                             2010-07-22   
       ]


Postuar më: 2010-07-31 09:01
Mendoje qe marja e kredise , nuk varet nga berisha , sot planetin e drejton , kapitali , keta zoterinje shikojne mundesine dhe urdherojne , ata qe ka zgjedhur populli i atij vendi ,qe te hedhin firmen apo te pranojne ate qe kerkojne ata , mer vesh nga ekonomia kryministri snerr vesh ai do zdo do ta fimos , , mendoje qe per vitet qe vine krytare qeverie mos te jete me doktore , por zografo , drogaxhi , tanga , vetem ateher do vine dite te mira per vendin e popullin ,me respekte baba
baba, athine
Postuar më: 2010-07-29 15:19
Kam bindjen që Kryeministri i Shqiperisë z.Sali Berisha ka shume paqartesi ne çështje ekonomike dhe ne ato financiare. Themë që për këtë vlerë prej 3.2 miliarde eurosh spjegime më konkrete është e udhes që të jap z.Bode ne cilesine e Ministyrit të Financave.Berisha nuk e ka bërë spjegimin e konstruktit dhe struktures se kredise ne kete mase, a jane mjetet kredi si teresi, apo kanë cilesine e ndihmave, huave te buta siç ka mesua te thote Berisha, huana shtetrore nga vendet e zhvilluara ku kanë potencial financiar per te ndihmua vendet ne zhvillim, a jane pjeserishte mjete falas apo ne çfar strukture dhe destinime financiare te investimit. Kuptoi friken e z.Malaj qe spjegone me një analitike profesionale problemin per te u marre dhe per te u investua keto mjete per vete vendin por çfar te i bejshe fatit kur Kryeministri sado entuaziaste te jetë është mjek dhe pak ka haber nga politikat financiare dhe ato ekonomike per te cilat ka nevoje dhe mundesi reale një vend normal per te arritur trendet zhvillimore normale te vendit. Ne te ardhmen mos e dhashte perendija te na vjen ndonjë artiste ne postin e Kryeministrit ne Shqiperi se pale do te behemi edhe me teper gazi i botes.
Skënder Lluka, Prishtinë
Postuar më: 2010-07-22 17:20
Mendoje zoti malaj se marja e kredise me interesa nga 1 deri ne 3 perqinde eshte me interese , vetem sikur qeveria shqiptare ti jap hua te papandreu qe po mer hua me mbi 4 perqinde eshte me interese , por sikur ato para te mdertohen , hidro , termocentrale d.m th te prodhojme energji eshte me interes , nese ato para hidhen per te paguar buxhetoret , ather kemi te bejme me krime ,ndaj shqiptareve sot dhe ata qe do lindin , sa per humbien e krebilitetit politik te PD , mos vall ke nderuar vathe . me respekte berberi
berberi, berat
Postuar më: 2010-07-22 15:17
Shume e goditur,
andri, tirane



         Komento këtë Lajm!
Emri*  
Qyteti  
Përmbajtja
e komentit*
 
Kodi*
    »»
 


 
Sqarim: Njoftojmė tė gjithė lexuesit tanė se komentet tė cilat
pėrmbajnė fjalor ofendues, antikombėtar, antifetar, pėrēarės
NUK DO TĖ PUBLIKOHEN!!!
[ktheu mbrapa] 
 


   Fillimi | << |  1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11  | >> | Fundi   
E Enjte, 09 Shtator 2010
  
analistët
moti
Tiranë
 
Shkodër
 
Vlorë
 
Prishtinë
 
Shkup
 
 këmbimi valutor
€ EUR
137.1
  0.8
$ USD
108.1
  1.4
£ GBP
166.7
  0.9
nga Banka e Shqipërisë 
09/09/2010   
[ Stafi | Homepage | Kontakt | Politika e Botimit ]   [ Powered by: Orihost.com ]

Copyright 2009 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.