facebook
twitter
rss
E Enjte,   02 Tetor 2014
Parlamenti grek voton ligjin për emigrantët
2014.03.19 - 11:31   
 
Parlamenti grek ka votuar në parim kuadrin e ri ligjor për emigrantët e ligjshëm, gjatë një seance plenare mes debatesh të forta mes partive që ishin pro dhe kundër këtij ligji.  

Pro legjislacionit të ri, që do të quhet Kodi i Emigracionit, votuan deputetët e Demokracisë së Re, të PASOK-ut, të së Majtës Demokratike, si dhe grupi i deputetëve të pavarur. Ndërsa partia komuniste, Agimi i Artë dhe Grekët e Pavarur, votuan kundër.

Partia më e madhe opozitare, SYRIZA abstenoi, pasi më parë e kishte cilësuar si pozitive përpjekjen, por duke theksuar se është e pamjaftueshme.

Duke prezantuar Kodin para deputetëve, ministri i Punëve të Brendshme, Leonidas Grigorakos, deklaroi se me kuadrin e ri ligjor të emigracionit, unifikohen 20 ligje ekzistuese dhe 6 dekrete presidenciale, si dhe 42 akte.

Ai veçoi si risi faktin se me vënien në zbatim të kodit të ri, u hapet rruga mijëra emigrantëve të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të krizës, të kërkojnë punësimin në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Kodi i ri konfirmon edhe shfuqizimin e dispozitave të mëparshme që lehtësonin marrjen e nënshtetësisë nga fëmijët e emigrantëve. Tashmë ata do të kenë mundësinë që të aplikojnë për nënshtetësinë vetëm pasi të kenë mbushur moshën 18 vjeç.

Sipas të dhënave që paraqiti në parlament ministri grek i punëve të brendshme, në Greqi ka 473.424 emigrantë të ligjshëm, që disponojnë aktualisht leje të rregullt qëndrimi.

/Start/



Postuar më: 2014-03-20 14:35
nuk e besoj edhe kur ta shoh,,na lodhen.
bujar muco , athine
     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Ronaldo rikthehet në “Old Traford” për një miqësore kundër Mesit
Personat që preferojnë macet janë më inteligjentë se ata që preferojnë qentë
Lazeri që do të shpejtojë internetin
Është koha të hani hide
Reagimet e fëmijës pas divorcit
Akrobaci me motor dhe avion
Barazim i mërzitshëm mes Zenitit dhe Monakos
Kur pitoni 4 metër shfaqet mbi abazhurin e banjos (foto)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Edhe pa ty... Mos e mbivlerësoni shumë veten. Interesin, kujdesin dhe dashurinë të cilat i lëshoni me koprraci të tjerët mund t’i japin me shumë kënaqësi. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. »»
 Eseistikë
Bardh Ziu Tregimtari e ka përherë të vështirë të rrëfejë, sepse i duhet të çapitet vazhdimisht mes besnikërisë dhe përshtatjes së rrëfimit me kohën. Besnikëria në këtë rast, me gjasë ka dy kuptime: besnikëria e »»
 Dossier
Projektligji i Këshillit Kombëtar në vitin 1922 për duhanin, alkoolin, bixhozin dhe homoseksualitetin (III) Bixhozi që luhet nëpër kafene, do të sillet nëpër shpija. Posa u vendosim dënim atyre që luajnë nëpër kafene, atyre që luajnë nëpër shpija duhet t`u vendosim denim dyfish. »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.